Kur jemi nė supermarket, apo nė ēdo vend qė shitet ushqim, gjėja e parė qė bėjmė, kur marrim nė dorė njė produkt tė caktuar ėshtė tė shohim se sa kalori pėrmban. Jemi apo nuk jemi nė dietė kjo nuk ka shumė rėndėsi, sepse thuajse gjithmonė njerėzit janė tė prirur qė tė blejnė ushqimet qė kanė mė pak kalori duke menduar se kanė bėrė zgjedhjen e duhur.
Por sipas disa ekspertėve mund tė ndodhė qė pikėrisht numėrimi, apo marrja nė konsideratė e kalorive mund tė na shėndoshė mė shumė. Kjo sepse mėnyra aktuale e numėrimit tė kalorive ka shumė tė meta nė vetvete dhe si pasojė numri i kalorive qė gjendet nė etiketat e produkteve ushqimore dhe nė librat e dietave ėshtė gabim nė masėn 25%. Po tė hani ushqime me 20 kalori mė shumė nė ditė do tė thotė qė brenda njė viti do tė shtoni pa frikė 2 kilogramė. Tani bėni njė llogaritje qė kėto 20 kalori mė shumė i merrni nga ēdolloj ushqimi. Nė kėtė rast kemi njė efekt tė shumėfishuar dhe njė shtim nė peshė nė dukje tė pa shkak dhe tė pajustifikuar. Nėse kjo teori ėshtė e drejtė, ajo mund tė shpjegojė se pėrse ata qė pėrpiqen me tė gjitha forcat qė tė bien nė peshė duke llogaritur kaloritė e ushqimeve qė konsumojnė, vazhdojnė qė tė shėndoshen dhe tė ēuditen nga njė gjė e tillė. Mos vallė dietologėt i kanė bėrė mė kot llogaritė e kalorive. Le tė shohim se ēfarė thotė studimi nė fjalė. Kaloria ėshtė energjia qė marrim pėrmes ushqimit. Nėse marrim shumė kalori, pasoja ėshtė shėndoshja. Deri kėtu tė gjithė janė tė njė mendjeje. Po sa kalori kanė produkte tė ndryshme ushqimore? Mėnyra aktuale e numėrimit tė kalorive tė ushqimit bazohet nė tabelat e krijuara 100 vjet mė parė nga njė kimist bujqėsor qė quhej Wilbur Olin Atwater. Ai pėrdori njė pajisje qė quhej kalorimetėr dhe funksionimi i saj konsistonte nė djegien e porcioneve tė caktuara ushqimore dhe mė pas nė matjen e sasisė sė energjisė qė pėrftohej. Mė pas ai llogariste sasinė e energjisė qė pėrdorte trupi, pėrmes llogaritjes sė energjisė sė ushqimit tė patretur nė jashtėqitje apo mbetjet e tjera. Kėshtu ai arriti nė pėrfundimin se ēdo gram karbohidrati prodhonte 4 kalori, njė gram yndyrė prodhonte 9 kalori dhe 1 gram proteinė prodhonte 4 kalori. Kėto shifra janė konsideruar si “tė shenjta” deri mė sot. Megjithatė, sipas studimit tė fundit tė sapobotuar nė revistėn “New Sientists”, disa ekspertė tė tė ushqyerit e kanė vėnė nė dyshim kėtė mėnyrė pėrllogaritjeje tė kalorive qė pėrmbajnė produkte tė ndryshme ushqimore. Disa prej tyre janė partizanė tė njė mėnyre tė re tė llogaritjes sė kalorive. Nė bazė tė kėsaj pėrllogaritjeje tė re yndyra ka 8.7 kalori pėr gram (jo 9) dhe karbohidratet kanė 3.8 (jo 4) dhe sė fundi proteinat kanė 3.2 (jo 4). Kjo diferencė tregon se pėr vite tė tėra ne kemi nėnvleftėsuar numrin e kalorive tė disa ushqimeve nė masėn 25%. Njė nga kritikat kryesore ndaj mėnyrės aktuale tė pėrllogaritjes sė kalorive tė ushqimeve qė pėrzgjedhim ėshtė qė trupat tanė e shpėrbėjnė ushqimin nė mėnyrė mekanike dhe djegia e kalorive nė organizmin njerėzor nuk mund tė matet me tė njėjtėn mėnyrė me tė cilėn kimisti Atwater mati kaloritė 100 vjet tė shkuara. Sipas mėnyrės sė re tė matjes sė kalorive tė produkteve tė caktuara ushqimore, kjo ėshtė njė nga arsyet qė tregon se metoda e deritanishme nuk ėshtė plotėsisht e saktė dhe mund tė konsiderohet mė shumė si njė vlerė e pėrafėrt. Ndėrkohė, sasia e energjisė e domosdoshme pėr tė zhbėrė, apo copėtuar ushqimin kimikisht ėshtė e ndryshme. Kjo sepse pėrbėrja e ushqimeve ėshtė e ndryshme dhe pėrbėrja ndikon nė sasinė e energjisė sė harxhuar pėr tretjen e tyre. Ushqimet me pėrbėrje tė butė nuk kėrkojnė ndonjė pėrpjekje tė madhe pėr t’u shpėrbėrė e pėr t’u tretur, ndaj organizmi nė kėtė rast pėrdor shumė mė pak kalori se nė rastin e ushqimeve me pėrbėrje tė fortė qė kėrkojnė mė shumė pėrpjekje dhe si pasojė harxhojnė mė shumė. Dy vjet tė shkuara, njė studim i Universitetit tė Tokios testoi 450 gra tė reja dhe vlerėsoi dietėn e tyre nė varėsi tė vėshtirėsisė sė ndryshme qė i duhej organizmit pėr tė tretur ushqimin. Sipas kėtij rezultati gratė qė hanin sasi mė tė madhe “ushqimesh tė forta” kishin dukshėm njė bel mė tė hollė se ato qė hanin ushqime tė buta, pra qė treten pa shumė sforco nga organizmi. Pėrbėrja e ushqimeve mund tė jetė njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm tė parandalimit tė obezitetit. Nė njė tjetėr studim japonez, shkencėtarėt ushqyen njė grup minjsh me ushqim me pėrbėrje tė fortė dhe njė grup me ushqim me pėrbėrje tė butė pėr tė parė nėse lloji i ushqimit kishte apo jo ndikim nė sasinė e kalorive tė konsumuar nga trupi pėr tretjen e tyre. Nė pėrfundim tė eksperimentit ata zbuluan se minjtė qė ishin ushqyer me ushqim tė butė kishin mė shumė prirje pėr t’u bėrė obezė, krahasuar me grupin tjetėr. Dhe tė mendosh se tė dy grupeve iu dhanė vėrtet ushqime me pėrbėrje tė ndryshme, por me kalori tė njėjta. Sipas shkencėtarėve, shumė e rėndėsishme ėshtė edhe mėnyra e gatimit tė ushqimit qė ndikon dukshėm si nė pėrftimin e kalorive, ashtu edhe nė kaloritė e pėrdorura pėr tretjen e ushqimit. Gatimi e tjetėrson strukturėn e ushqimit, duke e zbutur atė dhe duke e reduktuar kohėn qė i duhet organizmit pėr ta tretur. Ai mund ta bėjė ushqimin mė tė kėndshėm dhe tė shijshėm, por nga ana tjetėr duke e zbutur ul “pėrpjekjen” e organizmit pėr ta tretur. Nė fakt, mėsimi i gatimit tė ushqimit u mundėsoi paraardhėsve tanė qė tė kursenin shumė kohėn dhe energjinė qė u duhej pėr ta mbllaēitur dhe mė pas tretur ushqimin gjallė. Kur njeriu i parė nisi qė tė gatuajė ushqimin energjia qė deri nė atė kohė shpenzohej pėr pėrtypje dhe tretje mund tė kanalizohej pėr gjėra tė tjera, pėr shembull pėr tė zhvilluar mė tej trurin dhe pėr tė kryer veprimtari tė tjera fizike.E ndėrsa nė kėtė rast i fituari ishte truri, trupi doli i humbur, ose mė mirė beli qė nisi tė bėhej gjithnjė e mė i trashė. Nė ditėt tona pjesa mė e madhe e ushqimeve tona ėshtė e gatuar, pra e butė, e parapėrgatitur, madje nė disa raste shumė e gatuar, ēka do tė thotė qė ne nuk shpenzojmė shumė energji pėr ta pėrtypur dhe tretur. Rezultati i kėsaj ėshtė beli ynė gjithnjė e mė i trashė.