Mbėrrin njė lajm i mirė pėr tė gjithė ata qė kanė frikė nga injeksionet. Shiringat do tė jenė tėrėsisht tė evitueshme nė mjekėsi. Terapitė e vjetra me shumė ago, pambuk dhe alkool po dalin nga moda e spitaleve tė botės.
Zėvendėsi i tyre ėshtė zbuluar dhe testuar me sukses. Ekipi mjekėsor i Hp, kompani e madhe qė prodhon kompjuter dhe aksesorė informatikė ka pohuar se ka prodhuar njė ēip, duke shfrytėzuar teknologjinė e stampimeve, pra duke gjetur kėshtu mėnyrėn pėr tė stampuar ilaēet nė lėkurė nė njė shtresė kaq sipėrfaqėsore sa nuk aktivon aspak sensorėt e dhimbjes. Deri tani injeksionet dhe dhimbja qė ato shkaktonin mund tė evitoheshin vetėm pėr disa substanca mes tė cilave nikotina, disa hormone dhe disa qetėsues, qė mund tė pėrēoheshin nė trup nėpėrmjet disa ankeplasteve speciale mjekėsore. E reja e studimit tė kryer nė Britani i ngjan njė letre stampuese. Nė fakt ėshtė njė pajisje e vogėl katrore e pėrbėrė nga shumė mini-ago dhe i shėrben shumė personave. Ēipi i ri mund tė zėvendėsojė injeksionet e insulinės dhe tė disa ilaēeve kundėr sėmundjeve tė frymėmarrjes. Sipas ekspertėve tė eksperimentimit tė tij, mjafton ta mbėshtesėsh nė lėkurė pėr pak ēaste dhe gjithēka kryhet me sukses. Mikroēipi special ka njė qark qė eviton aktivizimin e sensorėve tė dhimbjes sė provokuar nga injeksionet tradicionale. Do tė jetė nė treg nė vitin 2010 fillimisht nė Britani e mė pas nė gjithė botėn.