Komuniteti i Mozilla-sė pėr Kosovėn sė bashku me AUK Tech Club dhe Shoqatėn pėr Softuer tė lirė dhe tė hapur FLOSSK, janė duke organizuar njė Firefox 4 Launch Party nė Prishtinė, me datėn 15 prill.
Kjo ngjarje e organizuar nga FLOSSK, AUK Tech Club dhe Mozilla Community of Kosova do tė mbahet nė njė datė tė njėjtė me tė gjitha Firefox 4 Launch Party anembanė botės dhe nė mes tjerash ėshtė vendosur edhe si ngjarje zyrtare nė kuadėr tė faqes meetup.com/firefox.
Sipas detajeve zyrtare qė thuhen aty por edhe sipas ftesės sė hapur dėrguar pėrmes rrjeteve sociale, Firefox 4 Launch Party do tė mbahet me 15 prill nė ambientet e Universitetit Amerikan nė Kosovė, duke filluar nga ora gjashtė pas dite. E nė tė njėjtėn datė anembanė do tė organizohen takime tė ngjashme anembanė botės si nė Itali, Gjermani, Brazil, Kanda, Bosnje, Greqi, etj
Gent Thaēi, zyrtarė i Mozilla Community of Kosova, tha pėr PCWorld Albanian se ngjarja ėshtė organizuar nė mėnyrė qė tė promovohet nė tė njėjtėn kohė me botėn edhe nė Kosovė, shfletuesi mė i ri i Mozilla, Firefox 4. Nė mes tjerash gjatė Firefox 4 Launch Party do tė ofrohen pėr tė pranishmit edhe shumė informata rreth asaj se ēfarė ka tė re nė shfletuesin e Firefox 4, do tė ketė video pėr Mozilla, si dhe disa dhurata tė vogla simbolike pėr tė pranishmit, si mbajtėse ēelėsash, stilograf, etj.
Genti shfrytėzoi rastin qė tju bėjė ftesė tė gjithė atyre qė janė entuziastė tė softueri tė lirė dhe tė hapur dhe qė janė tė interesuar tė mėsojnė mė shumė pėr Firefox 4, tė gjejnė kohė qė me 15 prill tė jenė tė gatshėm pėr Firefox 4 Launch Party.