Pesė javė nga mbyllja e kampionatit, Skėndėrbeu u ngjit sot nė krye tė renditjes, duke pėrfituar nga humbja e Flamurtarit nė Peqin.
Korēarėt triumfuan nė kryeqytet me rezultatin 3-2 ndaj Dinamos, e cila ashtu siē kishin parashikuar “gojėt e liga”, nuk dukej shumė e motivuar.
Nga ana tjetėr, Shkumbini mposhti 2-1 Flamurtarin, qė tani shndėrrohet nė ndjekės tė “ujqėrve tė dėborės”, dy pikė pas tyre.
Goli i parė nė “Qemal Stafa” u shėnua nė minutėn e 45 nga Muzaka. Sulmuesi i skuadrės korēarėve, i harruar nga mbrojtja e ish-skuadrės sė tij, nė momentin e shėnimit tė golit kishte kohė tė bėnte dhe shoė, duke realizuar me gjoks.
Korēarėt shėnojnė edhe disa minuta mė vonė, kėtė herė me Sozėn. Argjentinasi dėrgoi nė rrjetė topin qė pėrshkroi zonėn pa u prekur nga asnjė mbrojtės i Dinamos.
Brkic nė tė 58’ shkurtoi diferencėn e golave, por Muzaka disa minuta mė vonė trefishoi rezultatin, gol ky qė nxiti prostestat e tifozėve tė Dinamos ndaj skuadrės sė tyre.
Goli i dytė pėr Dinamon dhe i fundit i ndeshjes u shėnua pėrsėri nga Brkic nė minutėn e 73’.
Flamurtari u ndėshkua me humbjen 2-1 pėr lojėn e dobėt qė bėri nė Peqin. Nė fillimin e pjesės sė parė loja u ndėrpre pėr disa minuta, pasi sendet e forta tė hedhura nė fushė nga tifozėt peqinas goditėn anėsorin Biēaku.
Nė ndeshjen tjetėr, Tirana mposhti 6-1 Elbasanin e rėnė nga kategoria nė “Selman Stėrmasi” dhe u ngjit pėrkohėsisht nė vendin e katėrt, nė pritje tė ndeshjes Vllaznia-Laēi.
Nesėr do tė luhen ndeshjet e mbetura tė javės sė 28 tė Superligės.
mare nga top-channel.tv