Corriere della Sera pėr bregdetin shqiptar: Tokė mė bukuri tė rralla
TIRANE- Shqipėria nuk ėshtė njė vend pėr persona me fizik tė dobėt. Tė shkosh nė Shqipėri pėr tė kaluar pushimet verore do tė thotė tė kesh shpirtin e aventurierit, qė do tė thotė kureshtar, i gatshėm, por jo profesionist. Kėshtu shkruan sot Corriere della Sera nė njė artikull kushtuar bregdeteve shqiptare. Shkoni tė zbuloni njė tokė qė fsheh bukuri tė rralla, detin transparent, plazhe tė virgjėra, pyje, lumenj, male dhe site arkeologjike, sigurisht pa harruar edhe njė transport urban, i cili shtrihet nė njė mėnyrė tė crregullt. Ky ėshtė limiti i zhvillimit tė demokracive tė reja dhe tė dobėta, - shkruan faqja nė internet e gazetės italiane. Njė tjetėr aspekt pozitiv, por shumė i rėndėsishėm ėshtė se sot Shqipėria ėshtė njė vend i sigurtė.
Rreziku pėr tu bėrė pre e ndonjė grabitje tė mundshme nuk ėshtė mė i madh se ato qė ndodhin nė Itali. Shqiptarėt janė mė bujarė dhe tė gatshėm pėr tė dialoguar. Shumė prej tyre kanė mėsuar italisht duke parė tv, ndėrsa tė rinjtė e mėsojnė me dėshirė sėbashku me anglishten.
Gazeta shkruan gjithashtu se itinerari bregdetar nis nga Vlora, pėr tė vijuar mė pas nė Sarandė, qė cilėsohet edhe si Rimini i Shqipėrisė dhe mė pas Korfuzi nė territorin grek. Kjo ėshtė pjesa qė ka gjire tė shumta me rėrė, gurė dhe ujėra tė qarta blu. Mes kėtyre bukurive pėrrallore ish diktatori Enver Hoxha ka mbushur territoret me bunkerė me qėllim pėr mbrojtjen nga armiqtė. Fatkeqėsisht njė xhungėl prej bunkeri,- shkruan gazeta. Sajti italian thekson se pėr tu vizituar ia vlen tė shkohet edhe nė Gjirokastėr, qyteti i gurtė, njė prej shembujve mė domethėnės tė arkitekturės shqiptare.
(m.a/News24/BalkanWeb)