Polici perdhunon 9-vjecaren
Perdhunim makaber ne Greqi me viktime nje 9-vjecare shqiptare, e cila ndodhet ne gjendje kritike per jeten ne spital. Autor i krimit eshte nje 45-vjecar grek, i cili dhe pse fotoja e tij u publikua, identiteti nuk iu be i ditur zyrtarisht. Ngjarja e rende ndodhi ne Eksarhia prane Tripolit ne vendin fqinj. Policia vendase tha se arrestoi kolegun e saj dhe po dje e dergoi para gjykates vendore, ku mori masen e sigurise burg pa afat.
Perdhunimi i vajzes 9-vjecare, emigrante e rregullt, se bashku me familjen ne Greqi, ishte nje akt pervers, i planifikuar me se miri nga 45-vjecari grek. Mengjesin e se enjtes, maniaku ndoqi cdo levizje te se vogles shqiptare, qe kur doli nga shtepia e saj ne lagjen Eksarhia te lokalitetit Tripoli prane Athines dhe derisa shkoi me kembe disa qindra metra me tutje, ne shkollen shteterore te zones. Ne morem te dhena pas arrestimit dhe deponimit te te dyshuarit, se ai e kishte piketuar aktin e rende dhe ndoqi te gjitha levizjet e vajzes shqiptare per te realizuar qellimin e tij kriminal, - pohuan zyrtaret vendore te policise. Ne fakt, perversi, pasi kishte pare qe me largimin e vajzes ne banesen e saj me qira, nuk ndodheshin as prinderit e saj, te cilet kishin shkuar ne pune, e kishte pritur disa ore prene e tij.
Ne mesdite, kur vajza doli nga shkolla dhe iu drejtua shtepise se saj me canten e librave pas kraheve, 45-vjecari e ndoqi serish dhe kur ajo u fut ne banese, trokiti ne porte, detajuan burimet policore greke. Ne momentin kur porta u hap, 45-vjecari u deklarua si punonjes i policise lokale dhe kerkoi te hynte medoemos brenda baneses per te ushtruar kontroll, lidhur me kerkimin e nje keqberesi qe mund te kishte hyre per tu fshehur atje, - treguan hetuesit e ceshtjes. E vogla u mashtrua lehtesisht dhe njekohesisht e trembur nga prania e policit, qe ne fakt ishte i rreme, pranoi ta fuste brenda. Ketu nisi dhe tmerri i se vogles. Burri maniak mbylli deren dhe iu versul menjehere te mitures shqiptare.
Nen forcen si mashkull dhe dhunen e ushtruar, mesoburri arriti te realizonte aktin e pergjakshem, duke e perdhunuar te voglen nga Shqiperia. Menjehere pasi kreu aktin e shemtuar, autori e mbylli femijen ne tualetin e shtepise dhe u largua qe andej, per ne drejtim te panjohur, - vune ne dukje hetuesit e ngjarjes. Ata shtuan se perdhunuesi para se te dale, gjeti kohe te vjedhe edhe disa bizhuteri ari dhe argjendi, si dhe nje shume eurosh qe gjeti ne banese.
Autori, maniak perserites ne liri
Policia greke, pasi kreu hetimet per ngjarjen, e identifikoi 45-vjecarin vendas si person me precedente kriminale. I dyshuari kishte dhe ne te kaluaren e tij perballje me drejtesine dhe policine, i akuzuar per abuzim seksual me te mitura, - pohoi zyra e shtypit te Policise se Pergjithshme te Shtetit ne Athine.
Kerkimet disaditeshe ne saje te te dhenave qe iu moren viktimes se perdhunimit dhe banoreve perreth qe kishin pare levizjet e 45-vjecarit, bene qe ai dje te lokalizohet dhe arrestohet. Po dje, i dyshuari doli para nje gjyqtari te gatshem, ku iu vleresua masa e sigurise; arrest me burg pa afat. Ai ndodhet aktualisht ne burgun e Tripolit.