Sa mė shumė ta njohėsh, aq mė shumė ke dėshirė tė rikthehesh. Nuk e di pse mė mbeti gjatė kjo frazė thėnė kalimthi nga njė shqipfolės, qė prej vitesh jetonte nė Itali. Ndoshta pėrballja ēdo ditė me qytetin tim, mė harron nė vazhdėn e indiferencės pėr detaje qė syri i njė tė ardhuri do ti prekte shumė mė lehtė. Njė guidė, pse jo njė motiv i mirė pėr ta njohur mė tepėr, e pėr tu rikthyer. Vlora ėshtė gjithmonė mikpritėse. Sė fundmi, lidhja me Vlorėn mund tė bėhet nga autostrada, pjesa hyrėse e sė cilės kalon nė vendin qė njihet si Pusi i Mezinit. Rrugės pėr nė Vlorė ju mund tė shijoni panoramėn e kurorave tė ullinjve dhe lagunės sė Nartės.
Si mund tė lėvizėsh nė Vlorė
Transporti urban ka njė zgjerim tė dukshėm tė linjave kėtė vit. Pėr zonėn e bregdetit janė nė funksionim linjat e Plazhit tė Vjetėr, Ujit tė Ftohtė si dhe Kalaja, kjo e fundit njė zonė e preferuar pėr plazhim nė bregun e Jonit. Frekuenca e mjeteve urbane pėr kėtė tė fundit ėshtė ēdo njė orė. Tė gjithė tarifat pėr linjat e plazhit janė 30 lekė. Pėr zonėn Skelė- Uji i Ftohtė-Radhimė operojnė mjete furgon, me njė tarifė prej 50 lekėsh. Vendqėndrimi i tyre ndodhet pranė rreth rrotullimit nė Skelė. Nga ana tjetėr, vendndodhjet e taksive nė Vlorė janė kryesisht pranė xhamisė, nė hyrje tė qytetit, pranė Spitalit, tek posta qendrore, nė zonėn e Kalit tė Trojės, Posta e Ēoles, Skelė ose pranė Ujit tė Ftohtė. Tarifat pėr to variojnė sipas distancės sė pėrshkruar, por bėni mirė tė pyesni pėr ēmimin pėrpara se tė hipni nė taksi. Sezoni turistik i jep tė drejtė kujtdo qė tė abuzojė me ēmimin dhe mund ta gjeni veten duke paguar mbi 1000 lekė tė reja pėr njė rrugė qė zakonisht nuk do tė paguanit as gjysmėn!
Ēfarė tė vizitosh nė qytet?
Pranė qendrės
Monumenti i Pavarėsisė nė Sheshin e Flamurit, muzeu historik, muzeu etnografik, rruga Justin Godart, veshje me kalldrėm dhe ndėrtesa tė vjetra.
Me interes ėshtė godina e xhamisė sė Plumbit, ndėrtuar nga arkitekt Sinani nė vitin 1541, shumė pranė qendrės sė Vlorės, aty ku nis bulevardi nė drejtim tė Skelės. Ky objekt ėshtė ndėrtuar sipas stilit klasik tė arkitekturės islame dhe ėshtė i tipit tė vogėl monumental
Nė orėt ku rruga kryesore zaptohet nga fluksi i automjeteve, mund tė pėrdorni rrugėn Transballkanike, paralel me bulevardin kryesor, qė lidh pjesėn hyrėse tė qytetit me zonėn e Skelės, por edhe me zonėn e Plazhit tė Vjetėr, Pyllit tė Sodės dhe Zvėrnecit.
Kalaja e Kaninės
Renditet ndėr mė tė vjetrat kala tė rrethit, ndėrtuar nė shekullin III para Krishtit. U rindėrtua pėrsėri nga perandori Justinian nė shek VI tė erės sonė dhe nė shekullin XI kishte njė qendėr tė njohur peshkopate. Nga qyteti i Vlorės rruga ėshtė rreth 20 minuta. Pranė kėsaj zone gjendet lokale tė tipit bar dhe restorant. Nga kėta tė fundit mund tė shihet i plotė qyteti. Panorama ėshtė e kėndshme sidomos nė perėndim dhe mbrėmje.
Kuzum Babaja
Ėshtė njė ballkon i kėndshėm, nga ku mund tė vėreni Vlorėn, Pėr tė shkuar aty ka tre rrugė tė ndryshme, njė prej tė cilave ku mund tė ecėsh vetėm nė kėmbė, nėpėrmjet 344 shkallėve qė ngjitin pjesėn ballore tė kodrės. Lart saj ndodhet teqeja, ndėrsa nė njė gjelbėrim tė plotė lokali te kjo pikė.
Zvėrneci
Ju mund tė shkoni aty duke marrė rrugėn drejt Plazhit tė Vjetėr. Rruga deri tek Manastiri i Zvėrnecit ėshtė e asfaltuar. Mė tej ndodhen disa pika pėr plazhim, ku ndėrpritet asfalti, por mund tė udhėtohet pėr aty me ēdo lloj automjeti. Nė shkėmbinjtė e mėdhenj qė ndodhen nė det, duket sikur flet lashtėsia: gjurmė tė saj, tė ēara shkėmbinjsh, forma nga mė tė ēuditshmet Uji ėshtė kristal, nė thellėsi qė shkallėzohet butė. Poshtė njėrit prej shkėmbinjve dallohen qartė dhe plazhet e tjerė, me rėrė tė imėt e ujė po kristal: plazhet e Dajlanit e Porta Nova.
Nė Plazhin e Vjetėr, Triport, Zvėrnec dhe zonėn e Dajlanit tė vogėl, ka disa lokale, thuajse tė gjitha me bazė prodhime deti, furnizuar kryesisht nga peshkatarė tė zonės.
Pėr tu frekuentuar
Plazhi i Ri -Ėshtė plazhi mė i madh dhe mė i populluar nė Vlorė. Plazh ranor me sipėrfaqe ujore tė cekėt, tepėr i pėrshtatshėm pėr familjarė dhe fėmijė. Ėshtė publik dhe mirėmbahet nga Bashkia Vlorė. Njė pjesė e ēadrave janė falas.
Plazhi tek Vilat- Bregdeti ėshtė me gurė dhe zhavorr tė imtė nė disa pjesė tė tij, kryesisht nė brezin e parė. Shtrihet fill pas tunelit nė Ujė tė Ftohtė.
Plazhet te Kalaja Plazhe ekzotike me zhavorr dhe ujė tė pastėr, frekuentohet kryesisht nga tė rinjtė. Vend ideal pėr shėtitje me varka.
Plazhi i Jonufrės
Edhe ky ėshtė ndėr mė tė veēantėt pėr nga pamja e tij, panoramė shkėmbinjsh, ujė kristal, ndėrsa bregu ėshtė njė ndėrthurje zhavor i imtė dhe gurė. Mbi plazhin shihet gjelbėrimi i kodrės sė Jonufrės. I frekuentuar pėr hapėsirat qė ka, por edhe njė vend ideal pėr tė apasionuarit e hedhjeve nga shkėmbinjtė e shumtė qė ka nė tė.
Plazhet e Radhimė- Orikum
Janė kryesisht me bregdet me gurė dhe zhavor tė imtė. Deri nė Orikum ka shumė tė tillė, ku ndėrthuren plazhe tė vogla, por edhe ata shkėmborė. Plazhe me ujėra kristal rrethuar nga kodrat e gjelbėruara tė Radhimės. Nė tė gjithė vijėn bregdetare Radhimė-Orikum gjenden plazhe tė mirėmbajtura nga hotelet buzė detit janė tė pėrshtatshėm pėr tė gjithė llojet e pushuesve.