Receta Gatimi

Monstra i Korces, nje burre 84 vjec


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    I Habitur Monstra i Korces, nje burre 84 vjec



    Pa kaluar 48 orė nga gjetja e kufomės sė gruas sė masakruar dhe hedhur nė fushėn e mbetjeve urbane nė periferi tė qytetit tė Korēės, policia lokale ka identifikuar viktimėn dhe ndaluar autorin e dyshuar tė ngjarjes. Ky i fundit mėsohet se ėshtė njė i moshuar qė bashkėjetonte prej kohėsh me viktimėn, e identifikuar si Liljana Arapi, 42 vjeēe. Burimet zyrtare tė policisė lokale kanė bėrė tė ditur mbrėmjen e djeshme se, tashmė ėshtė zbardhur ngjarja makabre e dy ditėve mė parė dhe ėshtė ndaluar 84-vjeēari Gaqo Dumka, si autor i dyshuar i vrasjes sė Liljana Arapit. Mėsohet se mes viktimės dhe autorit kishte njė lidhje intime.

    Ata jetonin sė bashku prej kohėsh nė lagjen 4 tė Korēės, nė njė banesė tė marrė me qira. Viktima ishte nga Bilishti, e pamartuar dhe prej pesė vitesh jetonte me tė moshuarin, i cili e prezantonte mes tė njohurve si mbesėn e tij. Burimet zyrtare tė policisė sė Korēės kanė dhėnė detaje tė ngjarjes makabre, qė mėsohet se ka ndodhur pasditen e datės 11 gusht, nė ambientet e banesės sė marrė me qira nga i moshuari me origjinė nga Drenova. Ky i fundit ėshtė ndaluar gjatė orėve tė pasdites. Fillimisht ai ėshtė shoqėruar pėr tė shmangur ēdo lloj rezistence nga ana e tij dhe nė orėn 19:00 ėshtė arrestuar. Gjatė marrjes nė pyetje ai ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se e ka vrarė 42-vjeēaren, pasi dyshonte se ajo kishte krijuar lidhje me burra tė tjerė.

    Gaqo Dumka ėshtė shprehur se kishte si synim tė kalonte vitet e pleqėrisė me 42-vjeēaren dhe se nuk mund tė duronte marrėdhėniet qė ajo kishte krijuar me persona tė tjerė. Gjatė kontrollit nė shtėpinė ku banonte me qira 84-vjeēari Gaqo Dumka, policia ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale mjetet me tė cilat ai kreu vrasjen: njė sėpatė, dy thika, tesha tė ndotur me gjakun e viktimės dhe tė autorit, si dhe 2 aparate celulare qė i pėrkisnin tė moshuarit dhe 42-vjeēares. Ndėrkaq, policia bėri tė ditur se gjatė kėqyrjes sė banesės sė tė moshuarit janė vėrejtur njolla gjaku nė ambientet e brendshme dhe tė jashtme, duke qartėsuar kėshtu se masakrimi i gruas ka filluar qė tek shtėpia ku ata bashkėjetonin. Policia tha se do tė vazhdojė hetimet pėr zbardhjen e plotė tė kėsaj ngjarjeje, pas arrestimit tė 84-vjeēarit tė akuzuar “pėr vrasje nė rrethana cilėsuese”. Pavarėsisht kėrkimeve tė saj, policia nuk ka mundur tė gjejė ende kokėn e prerė tė viktimės, edhe pse i moshuari ka pohuar se tė gjithė trupin e saj tė prerė nė pjesė e kishte hedhur nė vendin ku grumbulloheshin mbetjet urbane nė periferi tė Korēės.

    Trupi i masakruar dhe gjymtuar i 42-vjeēares u gjet pak para mesnatės tė sė premtes nga disa punonjės tė pastrimit, nė afėrsi tė fshatit tė Ravonikut, tek pika e grumbullimit tė mbeturinave. Viktimės i ishin prerė koka, kėmbėt dhe duart. Policia gjeti gjymtyrėt e gruas nė njė qese, ndėrsa trupin nudo larg tyre. Nė njė qese tjetėr janė gjetur tė paketuara rrobat e gruas, ndėrkohė qė ende nuk ėshtė gjetur koka e saj.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Kur e pash ngela i habitur , keta jan kafsh kanibal fare

  3. #3
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    sja vlen te lexohet! qe te dy fajtore ,c“ju desh asaj te lidhet me nje burr shum te moshuar?

  4. #4
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    po si ka pas ky zemer ti pres kemb , duar , kok .....me rrengjethet mishi

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e albanianboy
    Anėtarėsimi
    May 2011
    Vendndodhja
    Nė mendjen tėnde!
    Postime
    776
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    pff.. cfare mostree

  6. #6
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Katil :S i pa shpirt!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. A mund tė ndryshohet njė burrė?
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 08:35 PM
  2. Kompania e rrallė me 1 burrė dhe 89 gra
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 24-02-2011, 07:55 PM
  3. Monstra e detit
    Nga tony65 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-11-2010, 12:57 PM
  4. Perurohet minarja e xhamisė sė themeluesit tė Korēės
    Nga kuklla nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 02:21 PM
  5. Mardheniet burre -grua
    Nga kuklla nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-10-2008, 10:41 AM