Rusia ka paraqitur planet pėr ndėrtimin e njė hoteli nė hapėsirė, i mbushur me shumė mė tepėr se pesė yje. Planet janė zbuluar nė Moskė kėtė javė nga Orbital Technologies, kompania ruse qė kėrkon tė ēojė turistėt e pasur aty ku ata nuk kanė qenė kurrė mė parė. Sipas tė dhėnave tė para, qėndrimi pėr pesė ditė nė kėtė hotel astronomik do tė jetė rreth 140.000 euro, por do tė kushtojė rreth 300 mijė euro pėr tė shkuar deri atje. Deri tani rreth 500 njerėz kanė qenė nė hapėsirė. Pėrveē disa njerėzve super tė pasur qė kanė paguar pėr kėtė privilegj, pjesa tjetėr kanė qenė kozmonautė dhe astronautė tė trajnuar. Shefi ekzekutiv i Orbital Technologies, Sergei Kostenko, tha se hoteli orbitė do tė jetė shumė mė i rehatshėm se Stacioni Ndėrkombėtar Hapėsinor. Me hapėsirėn pėr shtatė persona nė katėr kabina, vizitorėt do tė jenė nė gjendje tė shikojnė mrekullitė e hapėsirės nėpėrmjet disa dritareve shumė tė mėdha. I quajtur Stacioni Komercial Hapėsinor, ai do tė ndėrtohet 217 milje mbi tokė. Atje do tė mund tė shkohet nėpėrmjet raketės ruse Soyuz.