Londėr, 17 tetor - Bėrja e dushit dhe larja e duarve pėrveē papastėrtive na spastron edhe nga mendimet negative, zbulon studimi i ri.
Uji ka efekt tė fuqishėm nė psikikėn tonė. Me larjen e duarve dhe dushin njerėzit mund tė lirohen nga mendimet negative, kanė pėrcaktuar shkencėtarėt amerikan.
Megjithatė, po kėshtu larja e duarve pas ndonjė ngjarjeje tė bukur kufizon ndikimin e saj pozitiv nė mendimet tona dhe sasinė e kėnaqėsisė tė cilėn e ndiejmė, shkruan Daily Mail.
Pėr tė testuar ndikimin e ujit nė psikikėn tonė hulumtuesit nga njė grup i vullnetarėve kanė kėrkuar tė mendojnė pėr veprimet e tyre pėr tė cilat kanė turp dhe i konsiderojnė jonormale. Pas kėsaj njėri grup ėshtė lutur tė bėjė dush, tė mbajnė higjienėn e hapėsirės nė tė cilėn gjenden, ndėrsa grupi tjetėr ka kaluar pak kohė nė hapėsira tė papastra dhe pa mjete pėr higjienėn personale.
Me testimin psikologjik ėshtė vėrtetuar qė mė sė pakti faj pėr vepra tė kėqija kanė ndier njerėzit qė kanė larė duart dhe kanė qėndruar nė hapėsira tė pastra.