Ndeshja Flamurtari-Skėnderbeu tashmė ėshtė mbyllur qetėsisht, pas njė situate kaosi, ku tifozėt vlonjatė hodhen sende tė forta nė fushė. Nė turma tė mėdha, tifozėt janė drejtuar dhe drejt automjeteve dhe autobusit tė futbollistėve, por e gjithė kjo ėshtė shmangur me sukses.
Tifozėt vlonjat kanė dashur tė nxjerrin dufin e njė sezoni tė tėrė duke shfryrė mbi skuadrėn e Skėnderbeut nė ndeshjen e fundit tė kampionatit .Flamurtari -Skėnderbeu ka pėrfunduar me fitoren e vendasve 1-0 dhe nė fund, vlonjatėt kanė ngritur eshe njė kupė qė do tė thotė se ata janė fituesit moral tė kampionatit, por tifozėt edhe pas ndeshjes kanė shfryrė nė gjithcka qė u dilte para.
Pas fėrshėllimės sė gjyqtarit Janku, e gjithė tribuna kryesore ėshtė shkatėrruar pasi tifozėt e Flamurtarit kanė shkulur karriget dhe kanė hedhur sende tė forta nė fushė. Mė pas, tifozėt kanė dalė nė rrugė dhe kanė bllokuar rrugėn duke kėrkuar pėr autobuzin e skuadrės korēare. Ėshtė krijuar njė situatė mjaft e tensionuar dhe njė kaos nė qytetin bregdetar. Ky kampionat ka pėrfunduar si mos mė keq dhe kjo situatė qė ėshtė krijuar ėshtė e paprecedentė ashtu si ėshtė edhe sjellja e Federatės sė Futbollit e cila nuk ka asnjė reagim dhe pėr mė shumė qė i ėshtė shmangur njė skene tė tillė. Njė kampionat qė duhet harruar sa mė shpejt tė jetė e mundur. Sa pėr kronikė, vlonjatėt e fituan ndeshjen e fundit duke i mposhtur kampionėt, ndėrsa ky sezon ka dhėnė edhe verdiktet e tij. Skėnderbeu kampion dhe nė Champison League sezonin e ardhshėm Flamurtari nė vend tė dytė dhe nė Europa League ku do tė luajė edhe Vllaznia bien direkt nė Kategorine e Parė, Besa dhe Elbasani. Nė play-out do tė luajnė Dinamo qė do tė pėrballet me Beslidhjen dhe Shkumbini qė do tė luajė me Mamurrasin.