kush beson ne fantazite e shkences ose jo a valle eshte e vertet qe munde te egzistoje ,
pjesen tjeter ngel ta diskutojme .
Hena dhe gjumi
Hėna po na vjedh gjumin
Kohėt e fundit nė revistėn prestigjioze shkencore Current Biology, Dr. Christian Cajochen i Universitetit tė Basel-it nė Zvicėr, dhe ekipi i tij i punės bėnė tė ditur se kanė arritur tė demonstrojnė se shkalla objektive dhe subjektive e gjumit ndryshon nė pėrputhje me fazat lunare.
Njė arsye mė shumė pse medaljoni i verdhė i hėnės duhet hequr qafe.
Ja se ēfarė shkruajnė ata:
Nga studimet rezulton se gjatė kohės sė hėnės sė plotė, aktiviteti delta (i karakterizuar nga lėshimi prej trurit i valėve tė ngadalshme dhe me amplitudė tė lartė tė cilat mund tė regjistrohen nga elektroencefalograma EEG-ja) gjatė njėrės prej dy gjendjeve kryesore tė gjumit tė njohur me shkurtimin NREM (gjendja e gjumit tė thellė qė pėrbėhet nga tre faza N1, N2 dhe N3 dhe qė karakterizohet nga mungesa e lėvizjes me shpejtėsi tė syrit, tipike kjo pėr gjendjen tjetėr tė gjumit, REM) njė tregues ky i gjumit tė thellė bie me 30%. Ndėrkohė, koha e nevojshme pėr tu kredhur nė gjumė rritet me 5%, dhe kohėzgjatja e plotė e gjumit zvogėlohet me 20 minuta (nė krahasim me kohėn kur shfaqet hėna e re).
Studiuesit gjatė vėzhgimeve nė fjalė u siguruan gjithashtu qė ndryshimet e vėrejtura nuk kishin tė bėnin aspak me dritėn apo errėsirėn.
Gjendja latente e gjumit = koha qė nevojitet pėr tu kredhur nė gjumė (Current Biology)
Sleep Latency = Time it takes to fall asleep (Current Biology)
Sic u shpreh Cajochen pėr gazetėn The New York Times, Shpjegimi i vetėm qė mund tė japim pėr kėtė ėshtė prania nė tru e njė ore lunare.
Cajochen i referohet konceptit tė ashtuquajtur periodicitet circalunar (d.m.th. qė i korrespondon ciklit lunar qė zgjat afėrsisht 29,5 ditė), gjė qė do tė thotė se trupat tanė kanė ritme tė ngjashme me ato circadiane (24 orėshe). Kėro ritme janė vėnė re nė kafshėt e ujit si iguanat e Galapagos. Por deri tani provat pėr praninė e ritmeve circalunare tek njerėzit kanė lėnė pėr tė dėshiruar.
Pėr shembull, ritmi i brendshėm i trupit mund tė manifestohet me zvogėlimin e sasisė sė hormonit tė melatoninės qė sekretohet nga gjėndra pineale e i cili ndėr tė tjera na bėn tė flemė duke luajtur si rrjedhim, njė rol thelbėsor nė mbajtjen e ritmit cirkadian. Kėshtu pra kur hėna ėshtė e plotė nė vend qė tė flemė mund tė dalim pėr gjah, ose thjesht tė mbajmė dy sytė ēelur qė tė mos biem pre e atyre qė gjithashtu nėn ndikimin e hėnės sė torrollepsur e plot dritė kanė vendosur tė na sulmojnė.
Tėrheqja gravitacionale e hėnės, siē dihet ėshtė shkaku qė ndodhin baticat nė trupa masivė si oqeanet, por nuk ndikon aspak tek liqenet sado tė mėdha tė jenė ato. Sipas kėsaj llogjike vėshtirė qė kėshtu qė ndryshimet nė forcėn e saj tėrheqėse hėna tė ketė ndonjė pasojė pėr trupin e njeriut. E nėse ėshtė kėshtu fajin pėr gjumin e munguar mbase duhet ta kėrkojmė gjetiu. (Pwrgatiti Viktoria Paloka