Ajo pranon se gjithmonė ka pasur frikė nga papastėrtia, por pėr projektin e saj tė ri Miru Kim ka vendosur tė jetojė me derrat pėr 104 orė radhazi.

Ish-studentja e mjekėsisė po qėndron nė njė stallė para galerisė Art Basel Miami 2011 (SHBA) dhe vizitorėt mund ta shohin atė tė zhveshur pėrmes njė xhami. Kim do tė hajė dhe flejė pranė derrave pėr katėr ditėt e ardhshme dhe qėndrimi nė njė ambient tė tillė nuk ėshtė aspak i lehtė pėr 30-vjeēaren, e cila ka qenė shumė e fiksuar pas higjienės.

Miru Kim, vajza e njė filozofi korean ka fituar famė pasi e fotografon veten nudo nė vende tė ēuditshme si fabrika tė braktisura, tunele apo ura.

“Kjo punė mė ndihmon qė tė mposht frikėn qė kam ndaj disa gjėrave dhe nė kėtė rast frikėn ndaj pisllėkut”, shprehet Kim pėr ‘Huffington Post’.