Receta Gatimi

Apoloni, rihapet muzeu pas 20 vjetėsh


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16

    Apoloni, rihapet muzeu pas 20 vjetėsh


    Ėshtė rihapur pas njėzetė vitesh muzeu arkeologjik i Apolonisė. Ceremonia e inaugurimit tė muzeut ėshtė kryer nė mesditėn e djeshme nė mjediset e qendrės muzeale tė kėtij qyteti antik. Nė muze do tė ekspozohen rreth 750 objekte arkeologjike, 1 thesar monedhash antike etj. Eshtė muzeu mė i madh arkeologjik i njė Parku nė Shqipėri.

    Merrnin pjesė nė aktivitet ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve Z. Aldo Bumēi, Zineb Benxhelun pėrfaqėsuese e OKB pėr Shqipėrinė, Engelbert Ros pėrfaqėsues i UNESCO-s, zyra e Venecias. Janete Papadhopulos, pėrfaqesuese e zyrės sė Ndihmės kulturore Itali, kėshilltari i Kryeministrit Z. Neritan Ceka, etj.

    Ministri Aldo Bumēi nė fjalėn e tij tha se Muzeu i Apolonisė ėshtė njė nga tė tė rėndėsishmit nė Shqipėri dhe gjithashtu njė motor zhvillimi kulturor dhe turistik jo vetėm pėr zonėn por pėr gjithė vendin.

    Sipas Bumcit, rihapja e kėtij muzeu ėshtė njė tregues i qartė i potencialit turistik qė ka vendi. Bumēi theksoi se Qeveria Berisha i ka kushtuar vėmendje tė veēantė turizmit kulturor, dhe se kėtė e tregon edhe buxheti i vitit 2012 i miratuar pėr kėtė Ministri.

    Nga ana tjetėr ministri Bumēi nuk la pa falėnderuar edhe bashkėfinancuesit nė kėtė projekt. Ai shtoi gjithashtu se sipas njė studimit tė kryer nga organizma ndėrkombėtarė pasuria turistike e vendin tonė krijon tė ardhura mė shumė se sa resurset e pasura e tė mrekullueshme natyrore tė Shqipėrisė. Dhe njė nga kėto potenciale pėrfundoi ai ėshtė edhe qyteti antik i Apolonisė dhe ky muze.

    Ndėrsa studiuesi dhe arkeologu Neritan Ceka tha se nė projektet e Qeverisė Shqiptare, Apolonia e lashtė pas pesė vitesh do tė jetė qendra e Shqipėrisė jugperėndimore pėrsa i pėrket turizmit.

    Sipas tij ende nuk ka pėrfunduar projekti i sapunisur: “Ky ėshtė vetėm fillimi i njė pune tė nisur prej disa vitesh nė ekspozimin dhe paraqitjen e asaj se ēfarė ruan dhe ėshtė nė tė vėrtetė Apolonia e lashtė”-pėrfundoi ai.

    Projekti i restaurimit tė muzeut tė parkut arkeologjik tė Apolonisė ka nisur disa vite mė parė pas njė marrėveshjeje tė OKB-sė, UNESCO-s dhe Qeverisė Shqiptare pėr ruajtjen e vlerave arkeologjike. Rreth 750 Objekte tė periudhave tė ndryshme tė zhvillimit tė qytetit antik tė Apolonisė janė ekspozuar nė njė godinė me njė sipėrfaqe prej mė shumė se 1000 m2.

    Muzeu i Apolonisė daton qė prej viteve 80-tė, por ai u mbyll pėr shkaqe sigurie pas viteve ‘90. Objektet arkeologjike qė prej asaj kohe ruheshin nė Institutin e Arkeologjisė nė Tiranė. Tashmė ato i janė rikthyer vendit ku u zbuluan, parkut arkeologjik tė Apolonisė.

    Burimi: NOA

  2. #2
    Grusht i Shkathėt 35% Maska e gjendar
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    1,281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    shume mire kjo

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Duhet bere ndonje vizit!

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Mua me ka dal nga hundet

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fytyra juaj pas 20 vjetesh!
    Nga ReniX nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 14-02-2012, 09:27 AM
  2. Vjen nė jetė pas 18 vjetėsh
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2011, 06:35 PM
  3. I kthehet shikimi pas 55 vjetėsh
    Nga Erinaa nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2011, 08:31 PM
  4. Pas 100 Vjetesh!!!
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 12:51 AM
  5. I pafajshėm pas 27 vjetėsh burg
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 03:22 PM