Receta Gatimi

Kamzės i mungon vetėm rruga “Lady Gaga”


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16

    Kamzės i mungon vetėm rruga “Lady Gaga”


    Nėse Faik Konica do tė ishte gjallė e do lexonte emrin e vet nė njė nga rrugėt e Kamzės nė Tiranė, kush e di me ē’shprehje do ta zėvendėsonte atė tė famshmen e tij: “Shqipėri tė kam dh… nuk tė mora vesh asnjėherė”. Nė njė ecje vetėm disa dhjetėra metra nė kėtė qytet tė ri e “modern” tė Shqipėrisė, siē e ka quajtur vetė kryetari i saj i bashkisė, shikimin mund ta pėrplasėsh me shumė emra rrugėsh, tė cilėt tė ēojnė menjėherė nė ēdo qytet tė botės qė ke ėndėrruar. Nuk e dimė se nė ē’mėnyrė banorėt kėsaj zone, tė cilėt nė pjesėn mė tė madhe tė tyre janė veriorė, u tregojnė tė afėrmve qė u vijnė pėr vizitė vendndodhjen e banesės… Sapo vė kėmbėn e parė nė Kamėz, mirėseardhjen ta uron “Bulevardi Blu”, i cili shtrihet gjatė gjithė gjatėsisė sė kėtij qyteti, nė tė dyja krahėt e tė cilit pritet nga emra rrugėsh nga mė tė ēuditshmit. Emrat e qyteteve mė tė mėdha tė botės, personaliteteve tė huaja (e diku mund tė gjesh edhe ndonjė rrugė qė mban emėr shqiptar). Aty mund tė gjesh rrugėt: “Amerika”, “Dubai”, “Australia”, “Roma”, “Stockholm”, “Montekarlo”, “Gjermania”, por mund tė gjesh edhe rrugėn “Shkupi” dhe… “Monarkia Shqiptare”. Nuk mungojnė edhe emra tė krerėve tė shteteve tė mėdha, pasi aty mund tė gjejmė rrugėn “Nicolas Sarcozy” e atė “Silvio Berluskoni” e mes tyre Bashkia e kėtij qyteti nuk ka harruar tė vendosė edhe njė emėr shqiptar, “Faik Konicėn”. Pėrveē “Bulevardit Blu” rruga tjetėr me gjatėsi mė tė madhe ėshtė rruga “Berisha”, e cila nė gjatėsinė e saj kryqėzohet me rrugėn “OSBE” apo “Kosova”.

    Rruga pėr nė Kamėz

    A keni kaluar ndonjėherė nė Kamzė? Nėse nuk keni kaluar, kaloni. Emrat e rrugėve ju ēojnė larg, tė paktėn pėr njė moment mund ta shihni veten nė Nju York, ndėrkohė poshtė tabelės qė ėshtė shkruar ky emėr, gjendet njė grua e cila shet nė mes tė baltės e tė pluhurit perime, bie nė sy preshi, gjysmė metra i gjatė dhe ajo grua qė rri e mbledhur skrupull pas njė kandari tė vjetėr qė peshon me gurė. Ndoshta tregtarja ambulante nuk e di qė gjendet nė njė rrugė qė mban pėr emėr njė kryeqytet tė botės. Ose ndoshta i ka shkuar mendja se shitorja dhe peshorja e saj “precize” janė gjetja e duhur pėr t’i kujtuar Nju Jorkut se tashmė Shqipėria po zhvillohet me hapa tė mėdhenj ekonomikisht. Ky qytet i ri, shumė shpejt mund tė kthehet nė njė atraksion turistik pėr shqiptarėt, por edhe pėr turistėt e huaj. Askund tjetėr nuk mund tė gjejnė personalitete e vende tė zhvilluara bashkė!

    Mungon rruga “Lady Gaga”

    Njė dreq e di se pėrse ėshtė menduar tė vendoset kjo “turli” emrash nė qytet. Mos ndoshta Kamza do qė tė futet nė Bashkimin Evropian pėrpara Shqipėrisė!?… Imagjinoni pak njeriun e asaj lagjeje qė mundohet t’i pėrshkruajė vendodhjen e shtėpisė mysafirit tė largėt. E nuk do ishte ēudi qė njė ditė njė nga ato rrugėt qė mbijnė pėrditė nė kėtė fushė tė vjetėr tė Tiranės tė shohim ndonjė emėr, si psh: rruga “Lady Gaga”.

    Kamza Kamza Kamza

    Kamza ėshtė njė qytet nė veriperėndim tė Tiranės, me afėrsisht 90 000 banorė (2009). Nė kėtė vend nė vitin 1952 u hap Universiteti Bujqėsor i Kamzės. Emri Kamėz lindi rreth vitit 1430. Dėshmitė e arritura deri nė ditėt tona pohojnė se nė tokat e Kamzės kishte shumė ullinj tė egėr. Rreth trungut mbinin filiza qė quheshin kamza ulliri dhe pėr kėtė arsye tokat midis lumit tė Tiranės dhe Tėrkuzės u quajtėn Kamza. Vetėm 7 kilometra nga kryeqyteti, tė shfaqet njė gjigant vilash e investimesh pafund qė mban emrin Kamėz, sa e re dhe bashkohore, aq dhe e rėndėsishme pėr vetė pozicionin strategjik pranė kryeqytetit Tiranė, aeroportit tė Rinasit dhe portit tė Durrėsit. Njė ndėr qytetet mė tė reja tė Shqipėrisė, Bashkia Kamėz e dyta mė e madhe nė Qarkun e Tiranės, dhe e gjashta nė Shqipėri. Ndryshimet demokratike lejuan njė migrim tė pakontrolluar tė qytetarėve nga i gjithė vendi drejt qyteteve kryesore. Ky fenomen ndodhi edhe aty, ku shumė banorė nga veriu dhe verilindja e Shqipėrisė u zhvendosėn drejt zonės sė Kamzės.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e peshkatari
    Anėtarėsimi
    Nov 2009
    Postime
    150
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15
    mooos tani qe ja kujtove prite kur ta shohim shume shpejt

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Lady Gaga ėshtė VETĖM femėr
    Nga aurel nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-03-2013, 02:38 AM
  2. Paris: Gaga-Show pa Lady Gaga
    Nga vaaldr1n nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2012, 09:02 PM
  3. Lady GaGa me ?????????????
    Nga argent nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2011, 07:52 PM
  4. Lady Gaga - lėndė pėr studime :)
    Nga Erinaa nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2011, 12:51 PM