Kur keni shumė nishane ka mundėsi qė tė jeni 10 herė mė tė rrezikuar nga kanceri i lėkurės, por nė tė njėjtėn kohė mund tė nėnkuptojė edhe se mund tė jetoni mė gjatė. Shkencėtarėt e “King’s College” nė Londėr kanė studiuar mė shumė se 900 ēifte binjakėsh dhe kanė gjetur se ata qė kanė 100 ose mė shumė nishane jetojnė nė njė mesatare prej gjashtė vjetėsh mė gjatė sesa ata me 25 ose mė pak. Mendohet se kjo ndodh pėr shkak tė telomereve tė tyre, qė ndodhen nė skajet e vargut tė ADN-sė, sikurse pjesa plastike nė skajet e lidhėseve tė kėpucėve dhe e mbron atė nga harxhimi dhe vjetrimi. Telomeret shkurtohen me kalimin e kohės dhe gjatėsia e tyre ėshtė indikacion pėr tė pėrcaktuar shpejtėsinė me tė cilėn do tė plaket trupi ynė. Studimi ka zbuluar se njerėzit me mė shumė se 100 nishane kanė mė shumė telomere. Ata kanė konkluduar se telomeret lejojnė qė qelizat e pingmentuara qė formojnė nishane tė vazhdojnė tė ndahen mė gjatė – pra nėse keni mė shume nishane do tė thotė qė keni telomere tė gjata. Dr. Veronique Bataille, konsulente dermatologjike nė spitalin “Hemel Hempstead General Hospital”, ka thėnė : “Njerėzit me shumė nishane mund tė kenė pėrfitime nga shkalla e zvogėluar e plakjes dhe kjo do tė thotė qė kanė mė pak prirje pėr tė zhvilluar sėmundjet qė ndėrlidhen me moshėn”.