Meshkujt le tė jenė tė sinqertė njė moment dhe tė pranojnė se vajzat kanė aftėsinė qė nė njė pyetje tė kuptojnė mė shumė gjersa se mashkulli thotė. Pėr shembull, nėse mashkulli e pyet sa ėshtė ora, ajo do ta kuptojė kėtė njėlloj si ti thoshte; U mėrzita, dua tė iki.
Ja cilat janė pyetjet qė njė mashkull do bėnte mirė ti evitonte pėr njė femėr.
Si mendon sikur tė fillosh tė bėsh pak palestėr?
Kėtė pyetje mendja e njė femre e pėrkthen pak a shumė nė kėtė mėnyrė; Duhet tė biesh pak nė peshė. Je shėndoshur shumė. Femrat e urrejnė kėtė pyetje sepse lidhet me imazhin e tyre. Mashkulli jep idenė se paraqitja e femrės ka ndryshuar dhe ai nuk e pėlqen mė.
Ēfarė ka sot pėr drekė?
Kėtė pyetje qė burrat e bėjnė shpesh dhe pa e vrarė mendjen, pėr femrat ėshtė njėlloj sikur tu thuash: Vendi yt ėshtė nė kuzhinė. Ti di dhe duhet tė kujdesesh vetėm pėr enėt dhe gatimin dhe asgjė tjetėr. Kjo pyetje femrat i bėnė tė ndjehen si shtėpiake tė dėshpėruara. Ndėrsa kjo pyetje i acaron mė shumė nėse dhe ajo ka qenė nė punė po aq orė sa mashkulli.
Si ishte ish-i dashuri?
Kėtė pyetje vajza e dėgjon sikur ju i ankoheni se pėrse kini pasur tė dashur mė parė dhe se jini mjaft xheloz. Ėshtė ndėr pyetjet qė vajzat i urrejnė mė tepėr. Femrės i duket sikur hyni nė njė territor shumė privat nė tė cilin nuk kini tė drejtė tė shkelni. Secili prej njerėzve ka sekretė qė nuk do ti ndaj me askėnd.
Kush ėshtė personi pėr tė cilin po flisje me miken tėnde?
Kėtė pyetje vajza e dėgjon sikur i thua: Unė nuk kam besim tek ty. Ti je imja dhe mos e harro kėtė. Nuk mė pėlqen kur diskuton pėr njė burrė tjetėr. Kjo pyetje e irriton femrėn pasi i lė tė kuptojė se ju jeni njė tip posesiv dhe nuk i lini aspak hapėsirė.
Do vonohesh shumė?
Njė pyetje tė tillė njė femėr e kupton si shprehjen mė tė madhe tė mėrzisė sė njė mashkulli. Duket sikur mashkulli i ankohet pėr faktin qė do rrijė nė shpi dhe do merret me gjėra qė si takojnė, ndėrkohė qė ajo del.