Receta Gatimi

10 Pijet me te dobishme ne bote !..


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    10 Pijet me te dobishme ne bote !..

    Shkencėtarėt e Universitetit tė Kalifornisė nė Los Anxhelos kanė pėrmbledhur listėn e pijeve mė tė dobishme. Kjo listė pėr pėrpilimin e saj ėshtė bazuar nė pėrmbajtjen e antioksidantėve tė pijeve.


    Fjala “antioksidant” ėshtė ekstremisht e njohur pasi pėrdoret pėr qėllime komerciale nė ditėt e sotme. Pothuajse ēdo kompani me emėr, qė prodhon ēaj dhe lėngje tė ndryshme, e konsiderojnė shumė tė rėndėsishme qė t’i etiketojnė produktet e tyre si produkte qė pėrmbajnė “antioksidantė” edhe pse shumica e njerėzve nuk e dinė se ēfarė do tė thotė kjo fjalė nė tė vėrtetė.

    Antioksidanti ėshtė njė emėr pėrmbledhės pėr elementet qė janė tė afta tė luftojnė radikalet e lira. Vetė radikalet e lira pėrfaqėsojnė molekula speciale, tė afta pėr tė shkatėrruar molekulat e tjera, madje dhe qelizat e trupit.

    Ato normalisht supozohen se luftojnė viruset dhe bakteret duke marrė pjesė nė prodhimin e hormoneve dhe proceseve tė tjera jetėsore. Gjithsesi, sasia e radikaleve tė lira rritet dhe sa mė shumė vite kalojnė, trupi bėhet mė pak i aftė qė t’i kontrollojė ato, dhe radikalet fillojnė tė mbysin trupin nga brenda.

    Shumė sėmundje tė rrezikshme qė pėrfshijnė kancerin, artritin, sėmundjen e zemrės dhe tė ulcerės, si dhe shumė sėmundje tė tjera, duke pėrfshirė kėtu dhe proēesin e zhvillimit, iu atashohet radikaleve tė lira sipas mjekėve. Antioksidantėt mund t’i mbrojnė njerėzit nga kėto probleme. Vitaminat A, C, E si dhe disa nga elementet si zinku, seleniumi, glutathioni dhe disa tė tjera janė tė kategorizura si antioksidante.

    Antioksidanti mė i fortė, mė potent dhe mė i shumė pėrmenduri deri tani, konsiderohet nicotinamid adenine dinucleotide (nicotinamidi i adeninės sė dinucleotidės) nė formėn e reduktuar si koenzim I, i njohur si ENADA. Shkencėtarėt e pėrdorin kėtė direktivė pėr punėn e tyre, pėr tė formuluar edhe listėn e pijeve mė tė dobishme nė tė gjithė botėn.

    1.Lėngu i shegės
    Nga mbledhja e tė gjithė elementėve tė pėrmendur mė sipėr, ky lloj lėngu pėrmban edhe kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe natrium. Ėshtė njė lėng me dobishmėri shumė tė lartė pėr sistemin kardiovaskular. Megjithatė, kjo lloj pije nuk rekomandohet pėr personat qė vuajnė nga ulēera apo aciditeti.

    Lėngu i nxjerrė nga farat e shegės ėshtė njė antioksidant i fuqishėm. Vetėm 30 minuta pas marrjes sė lėngut tė shegės, aktiviteti ynė rritet me 32 pėrqind. Lėngu i shegės shuan etjen, nxit oreksin dhe pėrmirėson tretjen e ushqimeve. Ai pėrdoret me sukses edhe nė sėmundjet e zorrėve dhe mėnjanon helmet e organizmit. Lėngu i shegės jep rezultate nė luftimin e parazitėve qė zhvillohen nė zorrė.

    2.Vera e kuqe
    Kjo pije njihet pėr aftėsitė e saj pėr tė parandaluar zhvillimin e sėmundjeve tė kancerit. Shumė specialistė tė dietave rekomandojnė marrjen e 30 gramėve verė tė kuqe pėr tė shoqėruar ushqimin e pėrditshėm.
    Vera e kuqe, nė veēanti Kaberneti dhe Merloti, kanė veti antimikrobike qė mbrojnė nga intoksikimet ushqimore, tė shkaktuara nga agjentė patogjenė qė ndodhen tek ushqimet, si te bimėt ashtu dhe te mishrat, qė shpesh janė shkaktarė tė helmimeve gjermane.

    3.Lėngu i qitros
    Kjo pije pėrmban shumė grupe tė vitaminės B, tė cilat janė mė se tė mira pėr flokėt dhe thonjtė, po ashtu pėrbėhet dhe nga acidi aksorbik i cili lufton mikrobet. Pėr mė tepėr, lėngu i qitros lejon forcimin e memories, lufton kancerin e gjirit dhe ndihmon nė elasticitetin e lėkurės.

    4.Lėngu i manaferrave
    Manaferrat njihen pėr aftėsinė e tyre pėr tė zmadhuar shikimin dhe pėr tė luftuar diarenė. Kjo lloj manaferre lufton njėkohėsisht edhe diabetin, qelbėzimin e bajameve, si dhe ruan rininė e tė gjithė trupit.

    5.Lėngu i qershisė
    Ky lėng pėrmban vitaminėn A, njė vitaminė kjo shumė e nevojshme pėr dhėmbėt edhe sytė, hekurin si dhe vitaminėn C, e cila lufton infeksionet. Ky lloj lėngu gjithashtu lufton edhe rrezikun nga sėmundjet e kancerit.

    6.Lėngu i akacies
    Ky frut pėrmban njė pigment special barishtor qė lubrifikon lėkurėn dhe parandalon plakjen. Pėrmbajtjet e tjera tė kėtij fruti janė edhe disa lloje acidesh shumė tė dobishme pėr normalizimin e sistemit nervor tė trurit.

    7.Boronica e kuqe
    Ky lėng ndihmon nė uljen e temperaturave tė larta trupore dhe e ruan atė normale. Ky lloj lėngu gjithashtu lehtėson trupin nga toksinat. Boronica e kuqe ėshtė njė aleate e mirė pėr parandalimin e cistiteve (infeksioneve urinare) tė shpeshta dhe pėr tė pėrmirėsuar terapinė me antibiotikė nė rast se sėmundja ėshtė shfaqur.

    Efektet dobiprurėse i atribuohen pranisė sė proantocianidineve (PAC), njė element specifik pėr boronicėn, e cila pengon bakteret patogjene tė dėmtojnė mukozėn e rrugėve urinare, duke evituar nė kėtė mėnyrė zhvillimin e infeksionit. Cistiti ėshtė njė patologji shumė e pėrhapur dhe ėshtė mjaft e lartė frekuenca te gratė, sidomos atyre qė janė seksualisht aktive. Shkaku kryesor ėshtė njė infeksion i tipit bakterial, por ndonjėherė, megjithėse mė rrallė, mund tė shkaktohet nga trauma, alergji apo situata tė uljes sė sistemit imunitar.

    8.Lėngu i portokallit
    Ky lėng rrit rezistencėn e trupit kundrejt gripit, heq lodhjen, si dhe aktivizon funksionet e trurit dhe forcon venat e gjakut. Lėngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (qė ndalon kalbėzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), pėrdoret me sukses nė luftimin e sėmundjeve tė veshkave edhe nė rastet kur janė formuar gurė nė to, nė sėmundjet e mėlēisė dhe nė ato tė zemrės dhe tė enėve tė gjakut.

    9.Ēaji
    Lloj i tij nuk ka rėndėsi, por nė kėtė klasifikim nuk bėhet fjalė pėr ēajin e shisheve qė blihet nė markete. Ēaji i zier lufton sėmundjet e zemrės, si dhe njė sėrė infeksionesh tė ndryshme.
    Njė rol tė rėndėsishėm qė luajnė ēajrat ėshtė dhe pėr lehtėsimin e sėmundjes sė sheqerit. Kjo sėmundje karakterizohet nga ērregullimi nė kėmbim tė karbohidrateve, si pasojė e pamjaftueshmėrisė sė prodhimit tė insulinės.

    10.Lėngu i mollės
    Molla ėshtė sinonim i vitalitetit dhe shėndetit. Ky lėng pėr kurim mund tė pėrdoret pėr sėmundjet e fshikėzės, sėmundjet e veshkave si dhe mėlēisė. Vitamina C dhe betakaroti qė ky lėng pėrmban, kanė shumė ndikim pozitiv nė shėndetin tonė.

  2. #2
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    i kam pare keto dhe nga te gjitha per mua vertet ja vlen lengu i sheges dhe boronica....

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga landi i Lexo postimin
    i kam pare keto dhe nga te gjitha per mua vertet ja vlen lengu i sheges dhe boronica....
    Edhe per mua...jane te dyja Nr 1

  4. #4
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Vera e kuqe dhe lengu i manaferres Nr 01

  5. #5
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    3.Lėngu i qitros

    patjeter duhet ta bej 1 kurs per gjuhen Shqipe

  6. #6
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga iceman Lexo postimin
    3.Lėngu i qitros

    patjeter duhet ta bej 1 kurs per gjuhen Shqipe
    hahahahah ta shpjegoj une Ice, Qitro, ėshtė njė frut me origjine greke. Nė pamje tė parė ngjan me portokallin, por ka njė shije mė tė athėt se agrumi tjetėr i ngjashėm.

    Aktualisht ky frut ėshtė i pėrhapur edhe nė vendin tonė dhe pak kujt mund t’i ketė shkuar nė mendje se sa vlera kuruese ai ka. Mjekėsia popullore tregon se ky lloj fruti, qė piqet plotėsisht gjatė stinės sė vjeshtės, ndihmon veēanėrisht nė tretjen e ushqimit. dhe gjithashtu ka shume vlera te tjera ushqyese...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pijet e gazuara te femrat shkaktojnė sulmin nė tru
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-09-2013, 11:08 PM
  2. Perzierja e alkoolit me pijet energjike eshte e demshme
    Nga olsii nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-12-2012, 03:43 PM
  3. Pijet energjike dėmtojnė rėndė zemrėn
    Nga Erinaa nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-04-2011, 03:23 PM
  4. Shkurtesa tė dobishme pėr Windows
    Nga Design nė forum Siguria Informatike
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-09-2010, 05:39 PM
  5. Linux - Adresa tė dobishme
    Nga Lirenti nė forum Shpėrndarjet Linux/Unix
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-04-2007, 06:55 PM