Ketu mund te postojme ngjarje te ndryshme brenda shtepise....komente rreth banoreve ....dhe gjithshka tjeter ne lidhje me big brother albania 5 .
Ketu mund te postojme ngjarje te ndryshme brenda shtepise....komente rreth banoreve ....dhe gjithshka tjeter ne lidhje me big brother albania 5 .
Genta-Metit: “Ti, banori i dytė, pas Besardės, qė del nga shtėpia”
Njė debat fillon midis Gentianės dhe Gjonit nė dhomėn e gjumit, pasi Gjoni mundohet t’i rregullojė bluzėn Gentės dhe mė pas ajo duke e parė nė fytyrė, i thotė se ai i lėpin buzėt si manjak. Ajo fillon tė ngrejė zėrin dhe ta ofendojė, pėr tė fituatr vėmendjen e banorėve tė tjerė. Mė vonė fillon me Metin dhe i thotė atij se e konsideron si banorin mė tė dobėt brenda shtėpisė dhe se ai i flet me fjalė tė ėmbla edhe kur ajo nuk ia var. Banorėt e tjerė e dėgjojnė dhe qeshin mė tė madhe, ndėrsa Genta duket sikur merr zemėr dhe e ofendon edhe mė shumė, duke i thėnė “Ti pėr mua je diēka qė e pėrdor si tė dua, pėr t’u argėtuar, pėr tė kaluar kohėn.”. Ajo vazhdon edhe mė tej, duke thėnė se e ka quajtur “plehrė” Metin dhe ai i ka vazhduar ende ta quajė “shpirt” e “zemėr”.
Genta, kėrkon qė tė krijojė debat, por banorėt e shikojnė tė ēuditur dhe qeshin me batutat e saj, pasi nuk kuptojnė shkakun e kėtij “debati”. Ajo thotė se Meti nuk ėshtė aktiv dhe se nuk e ka parė asnjėherė nė kuzhinė tė gatuajė. “Unė po flas e s’po mė pėrgjigjesh”, i thotė Genta Metit, ndėrsa ai ia pret: “Ti je duke folur me veten, jo me mua”. Ajo i thotė se ėshtė e sigurt qė do tė jetė banori i dytė, pas Besardės, qė do tė dalė nga shtėpia dhe nuk ka pėr t’ia ndier askush mungesėn nga banorėt e shtėpisė. “Po e ndjeu njeri mungesėn tėnde, unė do tė mbytem nė pishinė”, vazhdon Gentiana.
Banorėt dėgjojnė tė habitur, sepse ende s’po kuptojnė se pėrse nisi debati dhe se ku konsiston
Ariola: “Do tė jem kumbara e ēifteve tė shtėpisė”
Ariola, Elvisi, Graciano e Liam qėndrojnė nė oborr duke biseduar. Elvisi i sugjeron Ariolės tė bėjė njė tatuazh e ajo pėrgjigjet se do t’a bėjė njė kur tė dalė nga shtėpia e BB. Elvisi shprehet se ka patur shumė dėshirė tė bėnte njė tatuazh si dy pika lot afėr syrit, por nuk e ka realizuar nga domethėnia qė ka. Ariola thotė se nuk do t’ia vlente ai tatuazh, me gjithė bukurinė qė ka Elvisi, ndėrsa Liam e Graciano shprehen se nuk ėshtė shenjė e mirė tė bėsh tė atillė tatuazh.
Ndėrkohė, banorėt e tjerė qėndrojnė nė sallon teksa shijojnė mėngjesin e pregatitur nga Gjoni dhe Ermali. Genta i drejtohet Gjonit me shaka: “Do tė tė marr pėr burrė” e ai e pyet me shaka: “Kur?”!
Mė pas, tė gjithė banorėt drejtohen drejt oborrit ku shijojnė kohėn e bukur me diell dhe bisedojnė. Ariola ngacmon Elvisin dhe Gentėn duke i pyetur nėse do tė lidhen bashkė e Meti ndėrhyn duke pyetur Ariolėn: “A lidhemi ne tė dy bashkė?”, por ajo i pėrgjigjet se nuk do. Ariola shton se kur tė lidhen Elvisi e Genta, ajo do t’u vėrė unazat, duke u bėrė kumbara e tyre.
Ariola vazhdon kėtė linjė bisede duke menduar se si mund tė krijohen ēiftet brenda Big Brother. Duke menduar se me kė do tė lidhet Erioni, thotė pėr Anilėn dhe e thėrrasin t’ia tregojnė kėsaj tė fundit. Ndėrsa pėr Gjonin mendon ta bashkojė me Albulenėn.
Elvisi shprehet me shaka se Ariola ka dėshirė tė martohet vetė e meqėnėse nuk po e gjen personin e duhur, po fillon tė martojė tė tjerėt, por Ariola kundėrshton.
Komente e thashetheme pėr Erjonin
Djemtė lahen nė pishinė dhe vazhdojnė tė argėtohen, ndėrsa Elvisi me Arjolėn dhe Emirjetėn, vazhdojnė thashethemet. Ata fillojnė tė komentojnė sjelljen e Erionit brenda shtėpisė. Arjola thotė se Erjoni akoma nuk e pranon dot realitetin, duke iu referuar faktit se pak kohe mė parė ai ka humbur nėnėn e tij. Tė njėjtėn gjė konfirmojnė edhe Elvisi dhe Emirjeta.
Arjola fillon tė tregojė pėr njė rast qė teksa fliste me Erjonin, kishte vėnė re se ai ishte shumė i hutuar dhe kjo kishte bėrė qė ajo tė kuptonte se ai vazhdon tė vuajė shumė humbjen e nėnės sė tij. “Aty e dallova qė ai nuk e pranon dot realitetin” thotė Arjola. Emirjeta thotė se ėshtė prekur shumė kur ka parė klipin e Erionit gjatė hyrjes sė tij nė shtėpi. Arjola wshtw Tė tre ndajnė mendimin se Erjoni ėshtė mė i heshtur se banorėt e tjerė, por e jystifikojnė kėtė fakt me vuajtjen e tij.
Mė pas ata fillojnė tė flasin pėr banorė tė tjerė. Elvisi flet pėr provėn me Gentjanėn dhe thotė se ajo ia humb kontrollin. Arjola i thotė se pėr kėtė arsye quhet provė. Mė pas ajo fillon tė flasė pėr Liamin. Biseda e tyre vazhdon, ndėrsa tė tjerėn ndodhen nė pishinė.
Paska mar superxhiro genta, i paska ik truri me duket, pak pushtet do femra dhe te shtyp koken
Albulena-Erion, flirti i pare brenda shtepise
Albulena i thote Erionit se kur bisedon me te ndien dicka te vecante. Ajo thote se i pelqen shume qe te bisedoje me te, duke vazhduar te thote se kete qe po ia thote e ka menduar shume gjate. Albulena duket pak si abstrakte ne menyren se si flet dhe Erioni nuk e kupton mire, por ajo ia pret shkurt, duke i thene: Do ta kuptosh me vone. Erioni thote se nese ajo ka nevoje per nje opinion nga ana e tij, mund ta marre me vone nje mendim te tijin, sepse tani nuk mund ti thote asgje.
Me pas ai flet me Albulenen per veten, duke i treguar se tani jeton me te atin dhe per kohen kur ka jetuar vetem...
e tallu ti ice tallu.......aty po lind nje dashuri e vertet...e perjetshme....pa interes.....si te gjitha dashurit e tjera ne big brother !!
Qetsori: Djemtė e BB5 janė homoseksualė. Ai ishte pritėsi i banorėve tė “Big Brother 5”, ndėrsa si fitues i kėtij “reality show” tre vite mė parė mund tė japė gjykimin e tij se si i duken konkurrentėt e rinj tė spektaklit tė tė shtunave nė “Top Channel”.
Njė javė pas fillimit tė “Big Brother 5”, Qetsor Ferunaj jep kėtė intervistė me pėrshtypjet e tij pėr pjesėmarrėsit meshkuj dhe femra, mosha e tė cilėve varion nga 18 deri mbi tė 50-tat.
Edhe pse ėshtė shumė herėt pėr tė folur rreth personaliteteve tė tyre, ai si njė person me eksperiencė tė jetuar nė formatin “BB” komenton lojtarėt qė vijnė nga Tirana, Kosova, Maqedonia, Greqia apo Italia. Ndėrkohė qė asnjėri prej pjesėmarrėsve nuk konsiderohet ende konkurrent zyrtar, Qetsori jep opinionin e tij.
Ndėrkohė qė nė lojė kemi parė tė hyjnė meshkuj si Edgari, Elvisi, Erioni, Ermali, Floriani, Gjoni, Graciano, Liami dhe Meti. Ē’mendon pėr ta?
Tė them tė drejtėn, do tė kisha dėshirė t’i ndiqja mė shumė pėr t’i gjykuar nė kompleksitetin e gjithė sjelljeve tė tyre, por nuk kam pasur mjaftueshėm kohė. Megjithatė, deri tani do tė mund tė them se me ndonjė pėrjashtim nuk shoh aty asnjė mashkull tė vėrtetė nė kuptimin e plotė tė fjalės. Nga mėnyra se si sillen me femrat brenda, shoh se deri tani pjesa mė e madhe e tyre mund tė ketė prirje homoseksuale. Ndoshta dukem i parakohshėm nė gjykimin tim, por kėtė pėrshtypje mė lėnė pjesa mė e madhe e tyre
Arjola dhe Genta armike qė pėrpara hyrjes nė “Big Brother”
Arjola, flokėkuqja nga Pogradeci beson se inteligjenca, karakteri dhe tipi i saj provokues do e bėnin njė banore interesante nė realit, por me sa duket nuk i ka pėrdorur dot kėto tre cilėsi nė marrėdhėnien e saj me njė tjetėr banore, Gentėn.Zėra tė shumtė thonė se vajzat janė njohur me njėra- tjetrėn gjatė audicioneve tė para qė kanė bėrė pėr tė qenė konkurrente nė kėtė edicion. Pasi janė takuar disa herė vajzat janė shprehur se nuk e durojnė dot njėra- tjetrėn. Sigurisht qė kjo njohje e mėparshme nuk ka rėnė nė sy nga ana e vajzave gjatė qėndrimit nė shtėpi sepse ėshtė kundėr rregullave tė kėtij reality qė banorėt tė njihen paraprakisht. Ndoshta autorėt e dinin kėtė dhe i kanė porositur vajzat tė bėjnė. Ndoshta ata po e zbulojnė kėtė vetėm sot, asgjė nuk dihet.Diēka ėshtė e sigurtė, qė vajzat e kanė shumė inat njėra- tjetrėn dhe me siguri kjo do shfaqet shumė shpejt. Kjo pritet tė vijė sidomos nga Genta, vajza nga Devolli e cila shquhet pėr tipin e saj tė hapur dhe impenjimin qė ka marrė pėr ti thėnė me zė tė lartė ēdo gjė qė mendon.
Kėtė mėnyrė ka zgjedhur Genta pėr tė arritur qėllimin e saj tė madh, t’u tregojė tė gjithėve se edhe njė vajzė qė vjen nga fshati mund tė jetė e integruar dhe e pėrparuar nė shoqėri.
Big Brother, banorė tė rinj nė shtėpi
Konkurentė tė rinj kanė hyrė nė shtėpinė e Big Brother ndėrsa me votėn e publikut ka patur edhe largime nga gara qė nė javėn e parė tė kėtij “reality show”.
Konkurentet e reja janė Klaudia nga Tirana dhe Franēeska nga Vlora.
Numri i personave brenda shtėpisė ka mbetur sėrish 15 pas largimin tė dy prej konkurentėve tė mėparshėm. Ka qenė publiku qė me anė tė televotimit ka vendosur qė Emirjeta dhe Gjoni duhet tė ndėrprisnin kėtu bashkėjetesėn e tyre nė shtėpinė e Big Brother.
Por kėta nuk janė personat e vetėm qė kanė lėnė lojėn. Gjatė javės sė parė, Besarda la shtėpinė pas mė pak se 24 orėsh brenda saj.
Meti provoi emocionet e forta tė largimit nga gara pasi Genta vendosi tė mbajė ende nė lojė Ermalin dhe Elvisin sipas lojės sė pėrgatitur nga Vėllai i Madh.
Por nė shtėpi largimet bėhen vetėm me votėn e publikut dhe me shumicė dėrrmuese votash, gati 95%, Meti u kthye nė garė.
Nuk kanė munguar as polemikat mes banorėve qė javėn e parė.
Humori ka zėnė vend nė shtėpi kur aktorėt e Portokallisė kanė hyrė mes banorėve.
15 konkurrentėt kėtė javė kanė shpėtuar nga nominimet, por nuk janė akoma banorėt e caktuar pėr tė vazhduar deri nė fund lojėn. Surpriza tė mėtejshme dhe konkurentė tė rinj priten nė javėn nė vijim.
nuk me pelqyen fare kto 2 banoret e reja !
kurse mua me pelqyen
mendoj se kto do sjellin pak ndryshim aty...sidomos ajo esmerja qe dukej si grifsh