Edhe pse ilegalisht, kryeqyteti ofron seks pėr tė gjithė. Nga 2-mijė lekėshet e lulishtes pranė Ushtarit tė Panjohur ose dhe gropės pas Operas deri te vajzat 500-euroshe tė hoteleve luksoze.
Edhe pse nuk mund tė thuash me saktėsi nėse ka apo jo Tirana njė Zonė me drita tė kuqe, ēdo kush e tregon me bindje se nė disa motele periferike tė kryeqytetit ushtrohet ilegalisht prostitucioni. Por, ka edhe zėra pėr njė prostitucion elitar, ku vajza tė hijshme, tė veshura klas ushtrojnė zanatin mė tė vjetėr nė botė, pėr shifra mė tė kripura qė arrijnė nė qindra mijėra euro.
Gazeta Shqiptare nė numrin e sotėm ka intervistuar njė punonjėse tė seksit nė zonėn tek lulishtja e Ushtarit tė panjohur. Ajo prezantohet me emrin Tina.
Duke komentuar ligjin e ri tė Qeverisė sė Shqipėrisė se punonjėset e seksit nuk dėnohen me burg, por dėnohen klientėt e tyre dhe tutorėt, Tina thotė se kjo gjė po ua prish biznesin.
Ne nuk i bėjmė dėm askujt, pėrse duhet tė na dėnojnė, por edhe klientėt tanė nuk duhet tė dėnohen. Me kėtė vendim kam frikė se do na bien klientėt, ka thėnė Tina pėr Gazeta Shqiptare.