Kamerė telefoni prej 41 megapiksellėve? Kjo ėshtė pikėrisht ajo tė cilėn e zbuloi Nokia gjatė tė hėnės nė Kongresin Botėror tė Celularėve me smartphone e ri PureView 8o8.
Pajisja e ka sensorin prej 41 megapiskellėve sė bashku me optikėn Carl Zeiss. Nė kėtė telefon ekziston edhe teknologjia Dolby Headphone pėr tė cilėn Nokia thotė qė mund tė shndėrrojė pėrmbajtjen stereo nė njė pėrvojė personale tė tingujve rrethues bashkarisht me ēfarėdo lloj kufje.
Ekziston pakpaqartėsi se ēfarė nėnkupton kamera 41 megapiksellėshe. Nokia thotė qė kamera kap shumė tė dhėna. Nė realitet, ju mund tė kapni pamje me rezolucionet 5, 8 dhe 38 megapiksellėshe, duke ua dhėnė pėrdoruesve mundėsinė pėr zmadhim deri nė hollėsi shumė tė imėta. Nokia planifikon tė shpėrngulė teknologjinė PureView tek pajisjet e tjera, por pėr momentin ėshtė e gatshme vetėm nė njė telefon Symbian qė do tė dalė nė tregun evropian nė maj me ēmimin prej 450 eurove.
Nokia gjithashtu paraqiti planet pėr tė zgjeruar vijėn e vet Lumia tė telefonave Windows. Njė model i ri i quajtur Lumia 610 ka pėr shėnjestėr tė rinjtė dhe thuhet qė do tė jetė pajisja mė sė lehti me pėrballuehsme nga katėr pajisjet Lumia, qė do tė kushtojė 189 euro.
Lumia 610 pėrshtatet me lojėrat e Xbox Live dhe ofron njė numėr tė shėrbimeve tė Nokias duke pėrfshirė Nokia Transport, qė ofron edhe orarin e udhėtimeve tė tramvajeve, autobusėve dhe trenave pėrgjatė shumė shteteve.
Burimi:
PCWorld Albanian