Fjalėt qė mori me vete
[attachment=0:w00c90a0]Rep.soc.shqiperise.gif[/attachment:w00c90a0]
Pas rėnies sė realizmit socilist, ishte pothuajse e pritshme se do ta shoqėronin njė mori fjalėsh, termash, citatesh e parrullash. Ishin ato qė patėn shėrbyer pėr tė shrehur atė qė mendonte e donte sistemi tė pėrēonte.
Disa prej tyre, ngjajnė (dhe janė) sot kaq anakronike saqė, tė zė melankolia teksa i ndesh nė faqet e fjalorėve. Struken pas
njėra tjetrės, thua se duan tė fshehin mėkatet me tė cilat i patėn ngarkuar. As vetė nuk duhet tė besojnė(metaforikisht) sesa peshė kishin dikur.
Hynin e ndodheshin kudo: nė shkolla, nė zyra, nė dikastere, nė institucione, nė parqe, nė fusha e pallate sporti, reparte ushtarake, spitale e maternitete, faqe mali e depo grumbullimi, kopertina librash e revistash,
faqe gazetash e tekste shkollore, broshura e direktiva, gdhendeshin nė ēezma uji e mbi bunkerė, nė vinēa portesh e vagona minierash, nė kampe burgimi e shtėpi pushimi, nė karroceri makinash e mbulesa autokombajnash, nė shtylla tė tensionit tė lartė e nė diga liqenesh artificialė. Ishin padyshim tė privilegjuara.
Jo tė pakta rastet kur dikush edhe u burgos pėr njė cictat qė nuk tha. Utopia me tė cilėn sistemi ushqente mėkėmbėsit, ishte qe mbėshtetur kryesisht mbi kėto fjalė e citate. Mbi njė ideologji qė teorikisht ėshtė hyjnore e kur zbatohet nė praktikė, ka rezultate katastrofike. Sidomos kur ata qė duan ta realizojnė, i besojnė verbėrisht.
Le tė bėjmė njė pėrēapje e tė rikujtojmė disa fjalė tė harruara. Sigurisht, ka dhe mjaft tė tjera qė kėtu nuk pėrmenden dhe qė ftoheni ti plotėsoni.
Mė tė mėdhenjtė nė moshė, me siguri nuk i kanė harruar.
"Rroftė 28-29 Nėntori" ,
Nė njėrėn dorė kazmėn e nė tjetrėn pushkėn ,
Lavdi Marksizėm-Leninizmit,
Poshtė imperializmi amerikan dhe revizionizmi sovjetik,
Mėsim-Punė prodhuese-Kalitje ushtarake,
Njė fuēi djersė nė kohė paqeje, njė lugė gjak nė kohė lufte,
Hedhim valle nė gojėn e ujkut,
Bar do hamė dhe armikut dorėn nuk ja shtrijmė,
Ndėrtojmė socializmin me forcat tona,
Rroftė lufta e klasave ,
Rroftė diktatura e proletariatit
Ēdo populli bėn Partia, ēthotė Partia bėn populli,
Votat tona plumb pėr armikun,
Mal mė mal ushton jehona, marrsh Enver nga ditėt tona,
Partia mbi tė gjitha,
Parti-Enver, jemi gati kurdoherė,
Rroftė klasa jonė punėtore,
Ta mbrojmė atdheun nga armiqtė e brendshėm dhe tė jashtėm,
Rroftė Fronti Demokratik,
Rroftė Kuvendi Popullor ,
Njė pėr tė gjithė e tė gjithė pėr njė,
Prina Parti,
Rroftė K.Q. i PPSH-sė me shokun Enver Hoxha nė krye,
Lavdi PPSH-sė,
Lavdi Dėshmorėve tė Kombit,
Ta bėjmė fshatin si qyteti etj.!
Ftoheni tė pasuroni arsenalin e... nostalgjisė!