Para pak kohėsh, nga njė grup kėrkuesish tė Institutit tė Kėrkimeve Sociale tė Universitetit tė Michiganit, nė SHBA, janė zbuluar rregullat pėr njė fjalim, bisedė dhe diskutim tė pėrkryer.
Ekipi i hulumtuesve, i udhėhequr nga psikolinguisti i njohur Jose Benki, ka analizuar afėrsisht 1 400 biseda pėr tė kuptuar me cilat mėnyra apo cilėsi dialektikore mund ta shndėrrosh fjalimin nė njė komunikim efikas.
1. Flit ngadalė, duke shqiptuar deri nė dy fjalė nė sekondė.
2. Bėj pauza tė shpeshta tė vogla, tė paktėn katėr ose pesė nė minutė, qė tė tingėllojnė si hezitime tė natyrshme.
3. Trego kujdes, qė ta ndryshosh pak herė tonin e zėrit. Pėr shembull: mos kalo papritmas nga njė zė joshės e atraktiv nė njė zė urdhėrues e sarkastik.
4. Pėrpiqu tė kontrollosh edhe timbrin. Ėshtė e vėrtetė qė timbri varet nga pėrmasat e trupit dhe nga laringu, por mund tė pėrpiqesh tė komunikosh me njė vokal tė thellė, prej baritoni, qė arrin tė tėrheqė mė shumė dėgjues se sa njė zė akut.