Edhe pse ekziston mendimi se, meshkujt janė gjinia mė e dobėt, kur janė ftohjet nė pyetje, duket qė kjo ėshtė vetėm njė mit. Nė fakt, studimi mė i ri britanik dėshmon qė, femrat mė shpesh marrin ditė tė lira pushimi, kur kanė simptoma tė ftohjes dhe gripit.
Dy tė tretat e meshkujve do tė paraqiten nė punė pėrkundėr ftohjes, derisa kėtė gjė do ta bėjnė vetėm gjysma e grave. Mirėpo, edhe nė mesin e meshkujve ekzistojnė disa dallime. Hulumtimi i kryer nė Anglinė veriperėndimore dėshmon se, punėtorėt mė tė qėndrueshėm, janė ata tė cilėt punojnė nė prodhim. Nė fakt, madje 70 pėr qind e meshkujve, mes moshave 45 e 55 vjeē, pėrkundėr sėmundjes shkojnė nė punė.
Hulumtimi ka pėrfshirė 2.000 persona tė moshės madhore, tė cilėt gjatė vitit tė fundit kanė pasur simptoma tė ftohjes e gripit, e ėshtė dėshmuar qė madje 64 pėr qind e meshkujve i kanė injoruar simptomat e sėmundjes dhe kanė shkuar nė punė, derisa tė njėjtėn gjė e kanė bėrė 54 pėr qind e femrave.
Mirėpo hulumtimi dėshmon qė meshkujt dhe femrat, nė mes moshave 45 e 55 vjeē, janė mė tė gatshėm tė ngrihen nga krevati dhe tė shkojnė nė punė, pėr dallim nga kolegėt e tyre mė tė rinj.
Femrat nė mes moshave 18 e 24, tė cilat punojnė nėpėr hotele, agjencitė e udhėtimit dhe marrėdhėnie me publikun, janė kategoria mė e prekur.
Edhe tė punėsuarit nėpėr spitale, mė me dėshirė qėndrojnė nė shtėpi, andaj hiē mė pak se 65 pėr qind e tė anketuarve kanė pranuar qė i kanė zmadhuar simptomat, vetėm qė tė mos shkojnė nė punė. Nė mesin e tyre janė edhe ekspertėt e teknologjisė informative (IT), avokatėt dhe llogaritarėt, tė cilėt i kanė fryrė edhe simptomat mė tė vogla.
Pos ftohjes, shumė tė punėsuar, nė mėnyrė qė njė ditė tė qėndrojnė nė shtėpi, kanė trilluar arsyetime bizare. Kėshtu qė udhėheqėsve tė tyre u kanė thėnė qė e kanė macen nė depresion, qė u ka ngordhur miu, qė nuk mund tė gjejnė protezėn e dhėmbėve, qė iu dhemb truri, qė iu ėshtė djegur qeni, qė iu ka shpėrthyer mėngjesi nė mikrovalė, e madje edhe qė duhet tė bėjnė treg ditėn e parė tė zbritjes sė ēmimeve.