Ish-lideri i sė majtės, njėkohėsisht ish-kryemisnitri i Shqipėrisė Fatos Nano mori sot bekimin e SHBA, nė lidhje me ambicien e tij pėr tu zgjedhur presidenti i ardhshėm i shqiptarėve. Kreu i prezencės sė SHBA-sė nė Tiranė Aleksandėr Arvizu pas takimit me ish/liderin e sė majtės deklaroi pėr mediat se Nano ėshtė kandidatura me serioze pėr kreun e shtetit.
Kam pėrshtypjen se jeni tejet tė qartė, por edhe kur tė takohem me Fatos Beun do mė pyesni pėr tė njėjtėn gjė. Jam i kėnaqur qė zori Nano mori kohė nga axhenda e tij pėr tė mė takuar. Jemi takuar disa herė dhe pres tė takohem edhe herė tė tjera. Sikurse pėr shumė shqiptarė, njė nga programet e mia tė preferuara ėshtė Zonė e lirė, zoti Ēani po ju ndjek edhe ju gjithashtu dhe ēdo javė. Ėshtė interesante tė shoh listėn e kandidatėve qė ai ka 12 apo disa tė tjerė. Qartazi disa kandidatė janė mė seriozė se tė tjerėt dhe zoti Nano ėshtė nė kėtė kategori ndaj ėshtė e rėndėsishme tė vazhdojmė diskutimet tona,- deklaroi ambasadori Arvizu.
Nė kėtė linjė ambasadori amerikan vlerėsoi se zgjedhja e presidentit duhet tė mbėshtetet nė Kushtetutė, duke shtuar se ėshtė njė proces plotėsisht dhe qartėsisht shqiptar.
Pika e dytė ėshtė procesi pėrzgjedhės i presidentit. Dua tė nėnvizoj se ky ėshtė njė proces qartėsisht shqiptar. Por, gjithashtu do tė doja tė theksoja se ka shumė implikime, qė kanė lidhje me drejtimin e vendit nė tė ardhmen ashtu sikurse lidhur me marrėdhėniet e vendit me komunitetin, sikurse marrėdhėniet me SHBA. Ne nuk po flasim pėr zgjedhjen e njė ministri, por bėhet fjalė pėr presidentin e Republikės sė Shqipėrisė. Kėshtu qė parakushtet dhe kėrkesat janė tė vendosura qartėsisht nė Kushtetutė. Duhet njė proces Kushtetues, pasi nuk bėhet fjalė pėr zgjedhjen e njė ministri, por presidentin,- theksoi Arvizu duke shprehur besimin e plotė se kryeministri dhe ēdo shqiptar e kuptojnė shumė mirė.
Njė nga cėshtjet, tek tė cilat u ndal ambasadori Arvizu ishin edhe qėndrimi qė Nano bėri pak ditė me parė pėr 21 janarin, e cila ngjalli jo pak debate nga deputetė opozitarė. Arvizu vlerėsoi deklaratat e ish-kryeminsitrit Nano si tė balancuara dhe objektive, ndėrkohė qė pėrmbylli fjalėn e tij duke thėnė se Shqipėria ka nevojė pėr njė lidership pozitiv dhe theksoi se shumė nga kėto gjėra pozitive janė tė mbledhura te Fatos Nano.
Ashtu sic shumė shqiptarė e kam parė intervistėn televizive tė Nanos nė Top Story. Zoti Nano bėri disa pika interesante dhe tė rėndėsishme, njė nga pikat e veēanta ėshtė me 21 janarin. Mendoj qė komentet e bėra me 21 janarin janė mė objektivet dhe tė balancuara dhe mirėmenduara qė i ka bėrė njeri deri sot. Jo tė gjithė e besojnė kėtė dhe ai parlamentar qė mendon kėshtu tė mbajė qėndrimet e tij, por nuk jam dakort me tė plotėsisht dhe po mendoj pėr familjet e viktimave kur e them kėtė gjė. Pėr kujtimin e personave qė janė vrarė pėr tė mirėn e vendit, ne kemi nevojė pėr proces shėrimi. Kemi nevojė pėr njerėz qė japin mendime tė vyera, ajo qė nuk na duhen janė komente tė tilla qė janė bėrė pėr fitim tė shkurtėr pozitiv. Mendoj se kemi nevojė pėr lider pozitiv dhe mendoj se shumė nga kėto gjėra pozitive janė tė pėrqėndruara nė zotin Nano,-pėrfundoi deklaratėn e tij ambasadori Arvizu.