Besnik Qaka, anėtar i NRG Band ėshtė akuzuar se nė fund tė tetorit tė vitit 2008, nė Prishtinė, pėrkatėsisht nė motelin Rama Petroll rrugės pėr Lipjan, ka keqpėrdorur seksualisht njė tė mitur nėn moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeēare, shkruan Gazeta Jeta nė Kosovė.
Sipas aktakuzės, ai me dashje ka kryer veprėn penale tė keqpėrdorimit seksual tė personave nėn moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeēare, vepėr e dėnueshme nga 1 deri nė 10 vjet burgim. Bazuar nė emrin e saj, e mitura duhet tė jetė shqiptare.
Besnik Qaka ėshtė dashur tė paraqitet nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, me datėn 30 prill 2012, pasi qė kishte njė urdhėresė pėr sjellje nga policia. Por, sipas organeve tė drejtėsisė, policia kishte dėshtuar ta sjell atė, e pėr pasojė seanca ishte shtyrė.
Ai pritet qė tė dalė para gjykatėsit pėr konfirmimin e aktakuzės mė 30 maj 2012. Nėse konfirmohet aktakuza, atėherė Besnik Qaka dhe shtatė tė akuzuarit e tjerė do tė paraqiten para trupit gjykues pėr gjykim./