Gjithmonė na ėshtė kėshilluar nga infermieret qė nė momentin kur bėjmė vaksina tė kthejmė kokėn nga ana tjetėr pėr tė mos parė gjilpėrėn dhe kjo kėshillė duket se ka efekt.
Studiuesit gjermanė kanė dalė nė pėrfundimin se kthimi i kokės e bėn mė pak tė dhimbshėm shpimin e ages. Studimi i publikuar nė revistėn mjekėsore Journal tregon se largimi i frikės para gjilpėrės zvogėlon edhe ndjesinė e dhimbjes.
Kėrkuesit e Universitetit tė Mjekėsisė nė Berlin dhe ata tė Universitetit tė Mjekėsisė nė Hamburg vėzhguan disa vullnetarė tė cilėve iu treguan video tė njė krahu qė shpohej nga njė gjilpėrė dhe tė njė krahu qė fėrkohej me pambuk nė kohėn qė stimuj elektrikė i pėrshkonin dorėn.
U vu re qė stimujt ishin mė tė dhimbshėm kur vullnetarėt shikonin gjilpėrėn qė shponte krahun nė krahasim me dhimbjen qė ndjenin kur shikonin pambukun.