Vaji ėshtė njė asortiment i paevitueshėm nė gatim. Sa ėshtė i shijshėm nė ushqim, po aq ėshtė edhe i sikletshėm gjatė gatimit, si p.sh. nga era e fortė qė liron, apo forca pėrcėlluese kur tė cirkon, etj..Prandaj, ne po ju japim disa kėshilla se si tė gatuani me vaj duke evituar bezdisjet qė krijohen prej tij.
1- Heqja e aromės sė vajit tė djegur gjatė gatimit
Nėse dėshironi tė skuqni patate nė tigan apo fritezė dhe nuk doni qė tė mbajė e gjithė shtėpia era vaj tė skuqur, hidhni nė vaj disa pika esencė vaniljeje dhe era e keqe do tė zhduket si me magji.Nėse nuk keni esencė vaniljeje, nė vend tė saj mund tė pėrdorni kėrcej majdanozi, tė cilėt i vendosni nė tigan apo fritezė.
2 Evitimi i kėrcitjes sė vajit gjatė skuqjes
Nėse nuk doni qė tė vaji tė kėrcasė gjatė skuqjes, fillimisht hidhni pak kripė ose miell nė tigan, dhe pastaj vazhdoni tė skuqni ushqimet.
3 Evitimi i ngjitjes nė tigan gjatė skuqjes
Pėr tė evituar ngjitjen nė tigan gjatė skuqjes, sidomos gjatė skuqjes sė peshkut, ju kėshillojmė qė tė hidhni kripė nė vajin qė do tė pėrdorni pėr skuqje.
4 Sekretet e njė vaji tė mirė
Pėr tu siguruar se vaji qė pėrdorni pėr skuqje ėshtė i mirė dhe nuk do tė dėmtojė shėndetin tuaj, duhet tė mėsoni disa sekrete tė vogla rreth tij. Vaji nuk duhet tė nxjerrė tym kur nxehet dhe as tė nxjerrė flluska. Gjithashtu, ai nuk duhet tė jetė i turbullt.
5 Si tė pastroni nga vaji5 Si tė pastroni nga vaji
Gjatė kohės tė skuqjes mund tju ketė rastisur disa herė qė vaji tju kėrcejė apo pikojė diku. Kudo qė ai tė pikojė, pastrimi me copė tė lagur nuk ėshtė aspak metoda e duhur. Ajo ēfarė duhet tė bėni nė raste tė tilla ėshtė qė tė hidhni mbi vaj miell, e lė miellin pėr pak kohė derisa tė thithė tė gjithė vajin, dhe pastaj mund tė bėni larjen me copė tė lagur dhe tė shkumuar. Pėrdorimi i miellit pėr pastrimin e enėve (tiganit) nga vaji i skuqur ėshtė gjithashtu mjaft efikas. Nė raste tė tilla kėshillohet qė enėn ta vini tė ziejė me ujė dhe pak miell tė tretur nė tė. Mielli i tretur nė ujė do ti pėrthith mrekullisht tė gjitha yndyrnat e enės.
6 Shuarja e flakėve tė zjarrit nga vaji
Megjithėse urojmė qė tė mos ju ndodhė asnjėherė, gjithsesi kėshilla duhet patur parasysh pėr ēdo tė papritur. Nė qoftė se e harroni tiganin me vaj nė sobė tė ndezur dhe ai merr flakė, mos i hidhni ujė pėr ta shuar, pasi do ta pėrkeqėsonit gjendjen. Pėrpiquni ti shuani flakėt me njė kuvertė tė vjetėr dhe nėse do tė arrini qė ta lagni kuvertėn, do tė ishte akoma mė mirė. Por, mos harroni! Nė raste tė tilla nuk duhet tju pushtojė paniku. (LajmeShqip.com)