Ne ngjarjen per media qe u mbajt sot nga Nokia dhe Microsoft, ku u prezantua Windows Phone 8, Nokia gjithashtu zyrtarisht prezantoi edhe celularin e pare te vet te mencur (Smartphone), Nokia Lumia 920. Kjo pajisje ka nje ekran prej 4.5 inēesh me PureMotion HD+ Display, prozessorin dual-core 1.5GHz Snapdragon S4, baterine 2,000mAh, NFC, karikim pa tela te integruar (wireless charging) dhe kameren 8 mega pixeleshe PureView e cila eshte ne gjendje te incizoje video ne 1080p. Ekrani ka rezolucionin 1,280 x 768 WXGA, eshte 25 per qind me i gjere sesa paneli tjeter me i mire ne treg dhe eshte LCD-ja me e shpejte qe Nokia ka ka integruar ndonjehere ne nje Smartphone. Edhe dicka tjeter qe Nokia ka premtuar, eshte "Super Sensitive Touch," kjo ju lejon juve te perdorni smartphone-in edhe me doreza ne duar. Lumia 920 do te vije me LTE dhe HSPA+ dhe pritet te shitet ne tregjet e perzgjedhura me vone ket' vit.
Foto:
Video: