Rreth 600 mijė banorė nė Kosovė janė fėmijė, tė cilėt janė kategoria e rrezikuar dhe prekur mė sė shumti nga shkalla e lartė e varfėrisė.
Ky fakt u bė i ditur sot nė Konferencėn Roli i parlamenteve nė promovimin dhe monitorimin e tė drejtave tė fėmijėve, organizuar nga Zyra e UNICEF-it nė Prishtinė dhe Kuvendi i Republikės sė Kosovės.
E pranishme nė kėtė konferencė, Raportuesja speciale pėr Kosovėn nė Parlamentin Evropian, Urlike Lunacek, i vlerėsoi fėmijėt si minoriteti mė i madh e i rrezikuar qė nuk pėrfaqėsohet nė parlament. Ajo tha se fėmijėt e Kosovės meritojnė tė ardhme tė sigurtė, kujdes tė shtuar familjar e shoqėror dhe arsim shumė mė cilėsor.
Lunacek i bėri apel institucioneve tė Kosovės, e nė mėnyrė tė veēantė deputetėve, qė tė miratojnė ligje tė mira pėr fėmijėt dhe tė konsultohen vazhdimisht me shoqatat qė merren me tė drejtat e tyre, nė mėnyrė qė ēdo veprim apo vendim i Qeverisė tė ketė nė konsideratė tė drejtat dhe interesat e fėmijėve.
Nė vėmėndje tė parlamentarėve, Lunaēek solli pjesė tė Traktatit tė Lisbonės qė zgjerojnė fuqinė e Parlamentit Evropian pėr sigurimin e tė drejtave tė fėmijėve, duke shtuar nevojėn qė Kosova tė veprojė nė kuadėr tė kėtyre rregullave edhe pa qenė anėtare e BE-sė, sepse nė tė ardhmen synon anėtarėsimin nė kėtė bashkėsi shtetesh.
Ndėrsa kryetari i Komisionit Parlamentar pėr Integrime Evropiane, Lufti Haziri, foli pėr mundėsitė dhe pėrparėsitė e procesit tė anėtarėsimit nė BE dhe fondet e IPA-sė pėr tė promovuar tė drejtat e fėmijėve dhe reformat e pėrqendruara tek fėmijėt.
Nė sesionin e pasdites folen edhe Verena Knaus, kėshilltare e lartė pėr politika, zyra e UNICEF-it nė Bruksel si dhe Melvin Asin, zv/kryesues i Operacioneve, Zyra e BE-sė nė Kosovė.
Nėnkryetarja e Komisionit Parlamentar pėr Arsim, Kulturė, Rini, Sport, Administratė Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Teuta Haxhiu. tha se Kosova ka popullsinė mė tė re nė Evropė dhe do tė duhet tė shpenzojė mė shumė nė arsim.
(d.b/BalkanWeb)