Ikona shqiptare e muzikės moderne, Adelina Ismajli, ka publikuar kėngėn e saj tė re me videoklip, tė titulluar Skėnderbe dhe qė vjen nė nderė tė 100 vjetorit tė krijimit tė shtetit tonė.
Krijuesja e hitit Ku Ma Ke, e cila u shfaq tejet seksi nė videoklipin e kėngės sė fundit, tani ka vendosur tė ndryshojė nė stil tė kėngės dhe nė paraqitjen e saj nė videoklipin e ri.
Kėnga ngėrthen nė vete tekst patriotik, pavarėsinė e shtetit shqiptar dhe thirrje pėr bashkim tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė. Nė kėtė kėtė krijim fantastik vėrejmė njė gjithpėrfshirje tė historisė shqiptare, duke filluar nga heronjtė e Ilirisė, si Teuta dhe duke vazhduar me Gjerj Elez Alinė, Princeshėn Argjiron dhe legjendėn e humanitetit Nėna Terezėn
Adelina, e cila njihet pėr marrėdhėniet e saj tė acaruara me mediat shqiptare, ka kohė qė vepron jashtė vendit. Ajo gjithmonė e ka lėnė tė hapur opsionin e kthimit nė vendlindje. /Telegrafi/