Timo Flloko
Rjedh nga nje familje Gjirokastrite.
Shkollėn e mesme e mbaroi nė Vlorė dhe Institutin e Lartė tė Arteve nė degėn Dramaturgji nė Tiranė nė vitin 1970. Timo Flloko pa mėdyshje mund tė quhet njė yll i kinematografisė shqiptare, nga tė paktėt aktorė shqiptarė tė cilėt ia kanė kushtuar karrierėn e tyre ekskluzivisht filmit. Ėshtė gjithashtu njė nga pedagogėt mė tė respektuar tė Akademisė sė Arteve.
Prej disa vitesh ka zgjedhur tė jetojė duke ndarė kohėn e tij mes Amerikės dhe Shqipėrisė.Gjate qendrimit te tij ne Amerike prej shtate vitesh arriti te futet edhe ne boten e Holliwodit ku luajti ne disa filma.Pas kthimit nga Amerika u kthye ne Tirane ku tani punon si pedagog ne Akademin e arteve ne Tirane ne degen e aktrimit dhe regjizures...
Nuk mund te themi se bene pjese tek shkrimtaret e mirfillte por kohet e fundit flitet shume rreth shkrimeve te tij,une kam patur kenaqesine ti lexoj disa poezi te tij,dhe vendosa ti ndaj bashke me ju Antare lexues te dashur
- - - Updated - - -
Pres.
U fik muzgu, u err nata,
Dhe une rri…te pres,
Bej te iki, s’me le zemra,
Se me mban nje shprese.
Gdhiu dita, behu dielli,
Prape me lind nje shprese,
Hena lart ma ben me sy
Me josh qe ta pres…!
Ajo s’vjen …ditet terhiqen,
Mezi, …me pertese,
Sa me shume shpresen humb,
Aq me gjate e pres…!
Ne s’ardhte me, ne s’ardhte kurre,
Prape une do ta pres…
Shtati epet, zemra jo,
Ngujuar ne shprese!
Mbaron jeta prit e prit,
Une vdes…dhe ti vdes.
Ne ate bote si shpagim
Pritje s’ka… as shprese…
Syte.
Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Syte hetojne, hetohen, …syte verbohen.
Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Syte dashurojne, dashurohen, …syte harrohen.
Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Syte heshtin, s’flasin, …syte vrasin.
Shtati kallkan ngrin,
syte mbesin,
hapur, kur vdesim.
Mrekullia e tete.
Mbremja, nje ritual...Telefoni, turbullim, dehje...
Ti hyn ne ditar me nje shenim te ri
pesha e mungese e padurueshme
pa ty...!
Larg, si sfinks i reres
hapesira mes nesh s'ka fund
sa te pamate e ben vetmia
kur hene s'ka kund!
Kesaj nate,
te vuaj vetmine...sa absurde duket, e kote
dashurine me te cmuar e ka
se Shtate mrekullite kjo bote!