E dashur,
e ke vėnė re qė nė letrat e mia pėr ty nuk e pėrmend asnjėherė veten? Doja tė tė thoja se sa patetike qė ėshtė egoja, por atėherė do vija nė dyshim sinqeritetin e fjalėve tė mia. E si mund tė tė shkruaj nėse dashuria pėr veten ulet afėr meje nė momentet kur shkruaj pėr ty? Ose unė, ose ti. Nuk ka rrugė tjetėr nė rastin e ndjenjave e aq mė tepėr nė atė tė shkrimeve. E unė zgjedh gjithmonė ty edhe nėse vetja largohet mė shumė se ē'duhet. Le tė iki fare. Ndoshta nė momentin qė nuk do tė tė dua mė, pėrvec se do tė mbes pa sytė e tu, shpresoj qė tė marr me vete, bashkė me anullimin e burgimit tim tė pėrjetshėm, dhe shikimin e fundit qė do mė japėsh. Pėrjetėsia ėshtė vetėm njė shikim e dashur. E sytė e tu kanė dhėnė e marrė me mijėra vite nga pasioni im. Ja pse nuk mė nevojitet mė vetja nė momentin qė nuk do ta kem mė nevojen ty. Por te dy e dimė se ē'do tė thotė tė humbasėsh gjėnė e vetme qė ke.
Une e di qė s'tė kam pasur ndonjėherė. Ndjenjat fluturojnė vetėm atėherė kur nuk tentojmė t'i mbajmė nė kafaz apo jo? Tamam si zogjtė. E ti i adhuron zogjtė. Por kam njė si shqetėsim brenda meje. Tė dy e dimė qė njė ditė nuk do tė tė dua mė. Ta kam thėnė dhe mė pėrpara arsyen. Por nėse unė jam unė, vetėm atėherė kur shkruaj pėr ty, ē'do ndodhė kur tė mos ndjej pėr tė tė shkruar?
E tėrheq atė qė thashė pėr egon. Ndoshta fjala patetike nuk ėshtė e denjė pėr tė. Nuk e di ēfarė epiteti mund t'i jap, por e di qė nėse njė dite postieri do rreshtė sė marri letra nga unė, fjalet nuk do mjaftojnė pėr atė qė mund tė mė ketė ndodhur. Ndoshta pafundėsia ėshtė njė sekond. E ne e dimė qė shikimi yt ėshtė pėrjetėsia qė mė nevojitet ta kaloj atė sekond. Ndoshta uni im pa njė ego ekziston vetėm atėherė kur shkruaj pėr ty e nėse ndaloj sė shkruari tė zezėn mbi tė bardhė, e zeza duke qėnė letra e dėnimit tim tė pėrjetshėm dhe e bardha qelia ku do kaloj dėnimin, atėherė nuk do ketė mė njė moment ku pafundėsia tė ndalet.
E universi i urren sekondat qė zgjasin mė shumė se njė shikim e dashur. Ja pėrse nuk e di nė do vijė ndonjėherė njė ditė e tillė. Pėrjetėsia ėshtė tepėr kapriēoze pėr tė mbajtur me hatėr njė tė burgosur qė pendohet pėr krimin e tij. Sidomos kur krimi ėshtė njė shikim e viktima janė sytė e tu.
_Agron Bajraktari