Ndėrsa efektet negative tė duhanpirjes janė tė njohura pėr kėdo, ajo qė shumė persona nuk e dinė, ėshtė se nuk ka njė moshė pėrtej tė cilės lėnia e duhanit tė jetė e pavlerė.
Njė studim i cili analizoi rreth 9 mijė duhanpirės gjermanė tė moshave 50-74 vjeē tregoi se edhe nė moshė te shtyre, efektet pozitive tė lėnies sė duhanit janė tė dukshme dhe tepėr tė rėndėsishme pėr organizmit.
Kėshtu, brenda pesė viteve nga lėnia e duhanit, nė ēfarė do moshe, reduktohet me 40% probabiliteti i goditjes nga infarkti.
Kemi arritur tė zbulojmė se duhanpirėsit preken nga sėmundje tė zemrės dukshėm mė tė rinj se individėt qė nuk kanė konsumuar kurrė duhan apo qė kanė ndėrprerė duhanpirjen nė njė moment tė caktuar, deklaroi Hermann Brenner, njė prej ekspertėve qė udhėhoqi kėtė studim.
Lėnia e duhanit pėrpara moshės 40-vjeēare, nė mėnyrė tė preferueshme sa mė herėt pėrpara kėtij limiti, i rikthen duhanpirėsit tė gjithė dekadėn e jetės sė tyre, qė mesatarisht humbasin nga duhanpirja, shtoi njė tjetėr bashkėudhėheqės i studimit, profesori Prabhat Jha.
Sipas kėtij studimi, personat qė lėnė duhanin midis moshės 35-44-vjeēare fitojnė mesatarisht nėntė vite jetė. Ata qė e lėnė midis moshės 45-54 dhe 55-64, fitojnė mesatarisht gjashtė dhe katėr vite jetė mė shumė.
Qė nė momentin qė lihet duhani, trupi nis tė funksionojė nė mėnyrė mė efikase. Brenda gjashtė javėve, lėkura pėson njė pėrmirėsim tė ndjeshėm dhe tė dukshėm, nga rritja e pėrthithjes sė oksigjenit e niveleve antioksidues. Efektet pozitive tė lėnies sė duhanit, nuk varen asnjėherė nga mosha, shtoi Jha.
Burimi: Top-Channel