Nga 12 bebe tė lindura natėn e ndėrrimit tė viteve, 8 ishin djem
Viti 2008 do tė jetė viti i meshkujve. Pjesa mė e madhe e bebeve qė kanė lindur fill pas orėn 00:00 kanė qenė ēuna. Bebja e parė qė lindi si nė maternitetin "Mbretėresha Geraldinė", ashtu edhe nė shtėpinė e gruas "Koēo Glozheni", ishte djalė. Edhe gjatė tri ditėve tė para tė vitit, shumica e lindjeve kan qenė e gjinisė mashkullore. Sipas statistikave tė maternitetit mė tė madh tė Tiranės, "Mbretėresha Geraldinė", nė datėn 1 janar tė vitit 2008 kanė lindur 12 fėmijė. Plot 8 prej tyre kanė qenė djem dhe vetėm 4 nga tė lindurit kanė qenė vajza. Ndėrsa pėr tri ditėt e para tė vitit, deri dje nė mesditė, kanė lindur plot 30 fėmijė. Tė njėjtat shifra raportohen me pėrafėrsi edhe nė spitalin "Koēo Glozheni".
Kėshtu, sipas njė mesatareje aritmetike, ēdo ditė kanė lindur mesatarisht nga 10 fėmijė, shumica prej tė cilėve djem. Pėr sa i takon "kampionatit tė lindjeve" tė vitit 2007, mes meshkujve dhe femrave rezultatet priten tė bėhen publike pas datės 15 janar. Kjo pasi gjatė kėtyre ditėve sektori i statistikave po mbledh tė dhėnat dhe shifrat e lindjeve tė njė viti mė parė.
"Vetėm nė datėn 1 janar kanė lindur plot 12 bebe, mes tyre 8 meshkuj dhe 4 femra, ndėrsa pėr tri ditė me radhė janė bėrė mesatarisht 10 lindje ēdo ditė", sqaroi dje sektori i statistikės pėr gazetėn "Shqip". Nė kėto bilance raportohen tė lindurit nė total, numri i meshkujve, femrave, numri i vdekjeve amtare dhe foshnjore, numri i tė lindurve binjakė, trinjakė apo katėrnjakė, si dhe statistika tė tjera vjetore, tė cilat arkivohen nė regjistrat pėrkatėse. Ndėrsa Bashkia e Tiranės ka bėrė publike iniciativėn e re tė shpėrblimit tė bebeve.
Shpėrblimi i lindjeve
Bashkia e Tiranės ka vendosur tė shpėrblejė tė gjithė fėmijėt qė do tė lindin. Kėtu bėhet fjalė pėr tė gjithė fėmijėt e regjistruar. Pas "legalizimit" tė tyre, Bashkia e Tiranės depoziton plot 5 mijė lekė tė reja pėr tė ēelur kėshtu njė llogari pėr ēdo fėmijė tė lindur. Ka qenė vetė kreu i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, i cili i ka dhėnė personalisht ēekun fėmijės sė parė tė lindur nė maternitetin "Koēo Glozheni". "Kėshtu ēojmė njė shumė pėr llogari tė fėmijėve tė porsalindur", sqaroi Rama. Nė shumicėn e rasteve, ky ēek nuk ka shkuar pėr llogari tė tė porsalindurve, por pėr tė pėrmbushur disa nga nevojat e tyre fillestare. Shumė pak familje nė Shqipėri kanė menduar kaq "herėt" pėr krijimin e njė llogarie personale pėr fėmijėt.
Megjithatė, Bashkisė sė Tiranės pėr datėn 1 janar 2008 i ėshtė dashur tė depozitojė nė disa "llogari" shpėrblimin prej 5 mijė lekėsh tė reja, pasi pothuajse tė gjithė tė lindurit kanė qenė tė regjistruar. Megjithėse nė spital nėnat, tė cilat u kanė dhėnė jetė fėmijėve nė natėn e ndėrrimit tė viteve, kanė pasur 2 gėzime nė njė ditė. Gėzimi i parė ai i lindjes sė fėmijėve dhe i dyti njė kujtim pėr kalimin e natės sė ndėrrimit tė viteve nė maternitet.
Festa
Nuk ka qenė ndonjė festė e madhe data 31 dhjetor pėr ata mjekė qė lapsi iu ka rėnė tė rrinin nė punė nė datėn 31 dhjetor-1 janar. Pėr ta ka qenė njė natė si gjithė netėt e tjera, njė ditė pune e cila edhe vlerėn e pagesės e ka pasur tė njėjtė. Secili mjek, specialist, punonjės teknik, ėshtė shpėrblyer me shumėn 10 mijė lekė tė reja pėr gjithė punėn e bėrė nė vitin 2006.
Ashtu sikurse u mor edhe vendimi i dhjetorit, e gjithė administrata do tė shpėrblehej pėr Vitin e Ri me shumėn 10 mijė lekė tė reja. Si pjesė e kėsaj administrate u pėrfshinė edhe mjekėt e punonjėsit e spitaleve, njė pjesė e tė cilėve la familjen dhe kaloi Vitin e Ri nė punė si ēdo ditė tjetėr normale tė vitit.