TIRANE - Arrestim i bujshem. Njeriu me i perfolur gjate kesaj vere rreth skandalit ne Banken e Shqiperise, drejtuesi i institucionit mė tė lartė financiar nė vend, Guvernatori Ardian Fullani ėshtė vėnė mbrėmjen e kėsaj tė Premteje nė prangat e Policisė, nėn akuzėn se nuk ka ushtruar kompetencat e tij duke i krijuar kėshtu kushtet e favorshme vjedhjes sė 713 milionė lekėve tė rinj nga thesari i shtetit. Njėherėsh me Fullanin, por disa minuta mė vonė ėshtė ndaluar dhe Inspektorja e Pergjithshme e Bankes se Shqiperise Elivar Golemi. Ajo ėshtė paraqitur vetė nė polici, ndėrkohė qė nė muajin gusht gazeta Shqiptarja.com denoncoi e para shkeljet e rėnda tė inspektores Elivar Golemi, gjithashtu e pėrfolur sė fundi nė media pėr refuzimin e njėpasnjėshėm qė i bėri Kuvendit pėr tė dhėnė shpjegime nė lidhje me kėtė skandal.
Nė njė deklaratė pėr mediat, Prokuroria e Pėrgjithshme konfirmoi zyrtarisht arrestimet duke radhitur dhe shkeljet e konstatuara nga hetimet qė bėjnė pėrgjegjės Fullanin dhe Golemin.
Sipas Prokurorise, Ardian Fullani ka shkelur detyrėn e tij tė guvernatorit tė paktėn nė 5 pika konkrete, duke lėnė terren pėr abuzime qė sollėn deri nė vjedhjen e shumės prej 713 milion dollarėve nga Thesari i Bankės sė Shqipėrisė. Hetimi ka provuar se njė rregullore e Departamentit te Emisioni nuk ka ekzistuar pėr njė kohė tė gjatė. Ndėrkohė qė pėr sa i pėrket inspektores sė Pėrgjithshme Elivar Golemi, kjo e fundit nuk ka ushtruar asnjė audit konform ligjit tė Bankės sė Shqipėrisė, ska kryer kontrolle periodike dhe ska bėrė verifikime pėr vitin 2012, 2013 dhe 2014.
Fullani ka zgjedhur njė mbrojtje tė fortė duke marrė avokat, kreun e Dhomės sė Avokatisė, Maks Haxhinė, i cili ėshtė takuar me Guvernatorin nė ambjentet e paraburgimit nė Drejtorinė e Policisė. Duke e vlerėsuar tė paligjshėm arrestimin e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, Haxhia tha se do tė kundėrshtojė kėtė vendim tė Gjykatės
Arrestime tė tjera mėsohet tė jenė bėrė gjatė kėsaj dite, por ende nuk bėhen tė ditur emrat e personave tė vėnė nė pranga.Sakaq, tė Shtunėn, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani do tė dalė para Gjykatės pėr tiu komunikuar masa e sigurisė e dhėnė nė mungesė ndaj tij.
Me arrestimin e dy njerėzive kryesorė tė Bankės, Ardian Fullanin dhe Elivar Golemin, numri i tė ndaluarve pėr kėtė ēėshtje ka shkuar nė 19 persona.
Fullani arrestohet me vendim gjykate ne zyren e tij, reziton: "Me lini se shkoj vete ne Prokurori"...Golemi vedorezohet ne polici
Ka qenė ora 19:45 kur Ardian Fullani ka dalė nga zyra e tij e Bankės sė Shqipėrisė qė ndodhet tek sheshi Avni Rustemi dhe menjėherė ėshtė ndaluar nga forcat policore.
Atij i kanė komunikuar urdhrin e arrestimit tė lėshuar nga njėsia hetimore Task-Forcė, e cila kishte marrė spunto nga njė vendim i gjykatės sė Tiranės qė caktonte masėn e arrestit nė burg ndaj Fullanit. Fillimisht Fullani ka kundėrshtuar tė shoqėrohet nga forcat policore, duke pretenduar se ishte i gatshėm dhe nė dispozicion tė prokurorisė dhe se do paraqitej vetė nė kėtė institucion. Por ky pretendim nuk ėshtė miratuar nga punonjėsit e policisė tė cilėt e kanė transportuar nė drejtim tė dhomave tė shoqėrimit nė drejtorinė e Policisė sė Tiranės.
Kėrkesa pėr arrestimin e guvernatorit Fullani, ėshtė dorėzuar nė orėn 16:00, ndėrsa arrestimi i tij ėshtė bėrė nė orėn 19:45. Ndėrkaq, kryeinspektorja Golemi ėshtė vetėdorėzuar gjatė orėve tė mbrėmjes nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė. Ardian Fullani dhe Elivar Golemi ndodhen ne drejtorine e policise, ne dy biruca te veēanta. Mesohet se te arrestuarit s'kanė pasur kėrkesa te veēanta, vetėm Fullani ka kėrkuar ilaēet e tensionit.
Teksa nė gjykatėn e Tiranės zhvillohej masa e sigurisė ku Ardian Fullani dhe Elivar Golemi tė mbylleshin nė burg, Fullani ndodhej nė zyrėn e tij ndėrsa Golemi sipas dėshmitarėve ndodhej nė kafene. Vendimi i gjykatės, ėshtė dėrguar nga prokuroria nė policinė e kryeqytetit, duke kėrkuar arrestimin e menjėhershėm tė Golemit dhe guvernatorit Fullani.
Foto eksluzive A1 REPORT: Arrestimi i guvernatorit Fullani
Gjyqtarja Blerina Muca dha vendimin e arrestit pėr Fullanin e Golemin
Pas njė urdhri arresti tė kėrkuar nga prokurori Ramadan Troci dhe tė lėshuar nė fshehtėsi tė plotė nga gjykatėsja Blerina Muēa nė Gjykatėn e Tiranės rreth orės 19:45 skuadra e operacioneve speciale e policisė sė Tiranės ka arrestuar nė zyrėn e tij nė sheshin Avni Rustemi nė Tiranė, Guvernatorin e Tiranės, Ardian Fullani.
Nė foto gjykatėsja Blerina Muca. qe dha vendimin e arrestit me burg per Guvernatorin Fullani dhe Kryeinspektoren Golemi)
Urdhėr arrestet dy muaj nga nisja e hetimeve per vjedhjen e thesarit....pas deshmise se 2 anetareve te Keshillit Mikeqyres
Pas dy muashj nga nisja e hetimit pėr skandalin e vjedhjes sė Bankės sė Shqipėrisė, njėsia hetimore Task-Forcė dje nė mbrėmje ka konkretizuar hetimet, duke arrestuar dy njerėzit kryesorė tė Bankės, Ardian Fullanin dhe Elivar Golemin. Arrestimi i tyre vjen pikėrisht nė ditėn kur dy anėtarėt e Kėshillit Mbikqyrės tė BSH-sė Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi si dhe ish-inspektorja e Pėrgjithshme Teuta Baleta dėshmuan nė prokurori.
Pas pėrfundimit tė dėshmisė sė tyre, siē duket grupi hetimor i pėrbėrė nga kryeprokurori Petrit Fusha, prokurori Ramadan Troci dhe oficeri Elidon Hysenaj, ka arritur nė konkluzionin qė tė kėrkonin menjėherė arrestimin e Fullanit dhe Golemit, pasi kėta tė fundit kishin shkelur njė sėrė rregulloresh njėherėsh dhe ligjin pėr funksionimin dhe organizimin e BSH. Kėrkesa pėr caktimin e masės sė arrestit nė burg pėr akuzėn e Shpėrdorimit tė detyrės, ėshtė depozituar dje nė gjykatėn e Tiranės, ku gjyqtarja Blerina Muēa, ka miratuar kėrkesėn e akuzės duke vendosur tė caktojė masėn e arrestit nė burg pėr Fullanin dhe Elivar Golemin.
Zbulohen shkeljet e Fullanit. Prokuroria: Nuk propozoi zv/guvernatorin. Smiratoi rregullohet e Emisionit, caktoi dy herė tė njėjtin person pėr inventarizimet dhe nuk interesohej pėr mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme tė Bankės
Nė njė deklaratė pėr mediat, Kėshilltarja e Prokurorit Fjorida Ballauri, tha se nga hetimet e filluara nga korriku 2014 pėr vjedhjen e BSh, Prokuroria ka arritur nė pėrfundimin se pėr shkak tė mosveprimit tė tyre Fullanit dhe Golemit, janė siguruar kushtet qė tė cenohet siguria e parave nė thesar.
Sipas organit tė akuzės, fakti qė Fullani nuk i ka propozuar Kėshillit Mbikėqyrės, zėvendėsguvernatorin e dytė tė Bankės sė Shqipėrisė, ka krijuar mangėsi nė mbikėqyrjen e pėrdorimit tė mjeteve financiare. Fullani gjithashtu, sipas Prokurorisė, si kryetar i Kėshillit Mbikėqyrės nuk ka propozuar dhe miratuar rregulloren e Departamentit tė Emisioni, duke sjellė kėshtu cėnimin e parave. Po ashtu, nė cilėsinė e drejtorit tė pėrgjithshėm ekzekutiv tė Bankės sė Shqipėrisė, Fullani nuk ka marrė masat e nevojshme ligjore pėr zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve tė Kėshillit Mbikqyrės.
Por sipas hetimeve tė Prokurorisė, guvernatori Fullani duket se nuk ka kryer as funksionin elementar nė krye tė kėtij institucioni, mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme tė Bankės sė Shqipėrisė. Hetimet e deritanishme kanė evidentuar gjithashtu faktin se Fullani nė komisionet e ngritura pėr kryerjen e inventarizimit tė detyrueshėm periodik tė vlerave monetare nė Bankėn e Shqipėrisė ka caktuar dy herė tė njėjtin person. Ky person, aktualisht ėshtė nė hetim pėr shpėrdorim detyre nė kuadėr tė kėtij procedimi penal.
Deklarata e Prokurorisė sė Pėrgjithshme
Me kėrkesė tė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, gjykata ka vendosur masėn e arrestit me burg pėr shtetasin Adrian Fullani, me detyrė Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė, si edhe pėr shtetasen Elivar Golemi, me funksion Inspektor i Pėrgjithshėm nė Bankėn e Shqipėrisė, tė dyshuar pėr veprėn penale shpėrdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Vendimi i gjykatės ėshtė ekzekutuar nga forcat e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė pasditen e sė Premtes, dt. 05.09.2014.
Nė vijim tė hetimeve pėr vjedhjen e njė shumė tė konsiderueshme parash nė Bankėn e Shqipėrisė, tė filluar nė muajin Korrik 2014, Prokuroria e Tiranės ka arritur nė pėrfundimin se dy zyrtarėt e lartė tė kėtij institucioni, pėr shkak tė mosveprime tė tyre, kanė krijuar kushtet qė tė cėnohet siguria e parave nė administrim tė Bankės sė Shqipėrisė.
Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, nga hetimet e deritanishme, rezulton se, shtetasi Adrian Fullani, nė cilėsinė e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, i cili ėshtė njėkohėsisht Kryetar i Kėshillit Mbikqyrės dhe Drejtor i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i saj, ka shkelur ligjin si mė poshtė:
Sė pari: Nuk i ka propozuar Kėshillit Mbikqyrės, zėvendėsguvernatorin e dytė tė Bankės sė Shqipėrisė, duke krijuar njė boshllėk nė pėrmbushjen e detyrimeve tė kėtij funksioni. Duhet theksuar se ky funksion i munguar duhet tė trajtonte drejtėpėrdrejtė administrimin, mbikqyrjen dhe zbatimin e akteve proceduriale pėr pėrdorimin e mjeteve financiare.
Sė dyti: Nė cilėsinė e kryetarit tė Kėshillit Mbikqyrės, nuk ka ushtruar kompetencat e tij pėr propozimin e nismave juridike tė funksionimit tė Bankės sė Shqipėrisė, si detyrim qė buron nga vendimi i Kėshillit Mbikqyrės Nr.13 datė 22.02.2006. Pra me nisjen e funksionimit tė departamentit tė Emisionit, ku ka ndodhur edhe vjedhja, Kėshilli Mbikqyrės duhej tė propozonte e miratonte rregulloret pėrkatėse pėr funksionimin e kėtij departamenti. Nga hetimi ka rezultuar se kėto rregullore nuk kanė ekzistuar pėr njė kohė shumė tė gjatė, gjė e cila ka sjellė cėnimin e parave.
Sė treti: Nė cilėsinė e drejtorit tė pėrgjithshėm ekzekutiv tė Bankės sė Shqipėrisė, nuk ka marrė masat e nevojshme ligjore pėr zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve tė Kėshillit Mbikqyrės. Ndėr to, mund tė pėrmendet zbatimi i politikave tė miratuara nga Kėshilli Mbikqyrės, pėr mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme pėr administrimin e procedurave ekzekutive, si dhe pėr qeverisjen e punėve administrative tė veprimtarisė sė Bankės sė Shqipėrisė.
Sė katėrti: Guvernatori ėshtė i ngarkuar me mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme tė Bankės sė Shqipėrisė, pėrgjegjėsi tė cilėn nga analiza e hetimit nė kuadėr tė procedimit penal, rezulton qė nuk e ka ushtruar.
Sė pesti: Nė kundėrshtim me nenin 8 tė rregullores Mbi inventarizimin e vlerave materiale e monetare nė Bankėn e Shqipėrisė, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, nė komisionet e ngritura pėr kryerjen e inventarizimit tė detyrueshėm periodik tė vlerave monetare nė Bankėn e Shqipėrisė ka caktuar dy herė tė njėjtin person. Ky person, aktualisht ėshtė person nė hetim pėr shpėrdorim detyre nė kuadėr tė kėtij procedimi penal.
vazhdon...