Ftojmė qytetarėt nė shėtitjen e lirisė
Me rastin e Ditės sė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, Bashkia e Tiranės do tė organizojė festime masive nė tė gjitha sheshet dhe rrugėt kryesore tė kryeqytetit. Nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės Eduard Shalsi nė njė prononcim pėr median tha se: Bashkia e Tiranės do tė mundėsojė ditėn e dielė nga ora 10 deri nė orėn 18.00 qė qyteti tė jetė nė dispozicion tė tė moshuarve e fėmijėve, grave e burrave, vajzave e djemve qė duan tė marrin pjesė nė shėtitjen e lirisė dhe duan tė presin e tė pėrshėndesin sė bashku shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.
Ditėn e dielė, nga ora 10 deri nė orėn 18.00 nė Tiranė nuk do tė lėvizė asnjė makinė.
Qeveritarė e qytetarė tė thjeshtė, vizitorė e njerėz qė do tė gjenden kėtė ditė nė Tiranė do tė mund tė lėvizin nė kėmbė, me familjen, miqtė e bashkėqytetarėt tanė nė njė ditė qė nė jetėn e njė njeriu ėshtė e papėrsėritshme e qė nė historinė e njė populli mbahet mend me shekuj.
Gjatė tetė orėve tė shėtitjes sė lirisė, ftojmė tė gjithė grupet e kėngėtarėve, instrumentistėt klasikė e popullorė tė gjejnė kėndin e tė luajnė nė liri tė plotė muzikėn e tyre, ashtu sikundėr ftojmė tė gjithė shitėsit e produkteve ushqimore e tė pijeve freskuese tė gjejnė kėndin e tyre dhe pa asnjė leje apo tarifė tė ofrojnė produktet e tyre
http://www.youtube.com/watch?v=Wi-nR-0BahM