Nje 61-vjecar, nga qyteti i Vlores, dyshohet se ka tentuar te perdhunoje, dy dite me pare, nje femije te moshes 7-vjecare. Ksenofon Janko, i punesuar si roje ne nje objekt ne afersi te ish-Fabrikes se Cimentos, ne qytetin e Vlores, eshte arrestuar nen akuzen marredhenie homoseksuale me dhune me te mitur, e mbetur ne tentative. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve, ku 61-vjecari punonte. Policia eshte njoftuar nga prinderit e djalit me iniciale A.M., i cili eshte gjetur ne kapanon se bashku me rojen.
Sipas deshmitareve ne vendin e ngjarjes, Ksenofon Janko ka thirrur femijen me iniciale A.M., qe ti bente shoqeri ne vendin ku punonte. Vogelushi e njihte prej kohesh 61-vjecarin, i cili ishte familjarizuar me shume prej banoreve te zones. Policia e qyteti bregdetar tha dje se roja ka arritur te terheqe djalin brenda ambienteve ku punonte dhe ka tentuar ta perdhunoje. Nderkaq, shoket e te miturit i kane treguar prinderve te tij se ku gjendej vogelushi. Ata kane mberritur ne kapanonin industrial dhe kane gjetur te moshuarin prane femijes. Policia tha se prinderit e djalit kane ushtruar dhune ndaj rojes Janko dhe i kane telefonuar policise.
Uniformat blu kane shoqeruar ne Komisariatin e Vlores, Ksenofon Jankon dhe prinderit e djalit. Roja ka mohuar te kete tentuar perdhunimin e te miturit. Sipas policise, 61-vjecari ka deklaruar se kishte ftuar femijen te hynte brenda per ti bere shoqeri, pasi jashte bente shume ftohte. Por inspektoret nuk kane besuar deklarimeve te Jankos. Ai eshte arrestuar ne flagrance, ndersa do te jene hetimet e metejshme qe do te zbardhin dinamiken e ngjarjes.
Roja, i denuar me pare per vjedhje
Ksenofon Janko, baba i kater femijeve, figuron ne listen e personave te denuar me pare per vjedhje. Deklarimi eshte bere nga policia e Vlores, sipas te ciles 61-vjecari figuron ne listat e personave me precedente penale. Ai eshte punesuar nga firma private Sh.r.s.f Myrtaj, e cila merret me ruajtjen e objekteve. Janko, sipas policise, ishte ngarkuar me detyren e ruajtjes se nje objekti prane ish-Fabrikes se Cimentos, pikerisht atje ku ndodhi ngjarja.
Me kafshoi dhe me hoqi pantallonat
Femija A.M., ndersa eshte marre ne pyetje nga uniformat blu, ka deklaruar se sjellja e Ksenofonit ka qene agresive. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur, per Koha Jone, se 7-vjecari ka sjelle per policine detaje qe mbeshtesin akuzen. Sipas femijes, 61-vjecari eshte treguar i eger me te, madje i ka bertitur disa here kur A.M., ka nisur te qaje. U tremba, ka treguar vogelushi ne polici, sidomos ne momentin qe ai me kafshoi dhe me hoqi pantallonat.