Receta Gatimi

Shperthimi ne Shqiperi (merr flake depo armesh ne Gerdec)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Shperthimi ne Shqiperi (merr flake depo armesh ne Gerdec)

    http://youtube.com/watch?v=8BVjAiAwhFc


    http://youtube.com/watch?v=jNeIN4ewjjk

    Mbi 180 te plagosur dhe 4 te vdekur eshte raporti sipas burimeve policore.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Shpethimi ne Shqiperi (merr flak depo armesh ne Gerdec)

    http://youtube.com/watch?v=p9N2IW5TVsE

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Shperthimi ne Shqiperi (merr flake depo armesh ne Gerdec)

    SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE. GJITHSEJ 150 TE PLAGOSUR. TOPI: TE TREGOHEMI TE QETE!

    Shperthim i fuqishem ne Gerdec te Vores. Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres me targe DR2078E, jane paraqitur ne spitalin e Durresit. Berisha: Situata e rende Kryeministri Berisha e vlereson te rende situaten ne Gerdec te Vores ku ka patur nje shperthim ne nje depo municionesh. Drejt vendngjarjes jane nisur disa helikopter per te kontrolluar situaten, por dhe per te evakuuar popullsine.

    Nderkaq pritet nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise. Shperthimi ka ndodhur prane nje zone te banuar. Sipas kreut te qeverise situata eshte tejet e rende dhe alarmante. Nuk dihet ende numri I viktimave, por spitali ushtarak dhe ai NEne Tereza jane ne gatishmeri te plote.“Eshte krijuar nje situata e rende per shkak se kane shperthyer municionet. Ne fshatin Gerdec, qe eshte fare pak km nga Vora Shperthimi ka ndodhur gjate procesit te cmontimit qe nje kompani po kryente. Atje jane nisur disa helikoptere per te nxjerr te plagosurit, por deri tani eshte situate e renduar. Po behet evakuimi I banoreve nga fshatrat” tha Berisha. Te demtuar nga shperthimi i predhave Gazetari I tv News24, Gerti Xhaja konfirmon se pervec shperthimit te madh jane degjuar edhe 4 shperthime te tjera. Sipas tij situata eshte vertete e rende dhe ka persona te demtuar brenda repartit, nderkohe qe banore jane goditur nga predha dhe municionet qe ndodheshin ne depon ushtarake. Nuk ka ende nje komunikate zyrtare per ngjarjen, nderkohe qe reparti i Mbrojtes civile ka mberritur ne vendngjarje dhe jane duke kryer veprimet e tyre. Shperthimi eshte ndier deri ne aeroportin e Rinasit ku dhe jane thyer te gjitha xhamat. Evakuohen banoret. Vazhdojne shperthimet Vazhdon evakuimi i banoreve ne Gerdec te Vores, nderkohe qe shperthimet vazhdojne fuqishem. Afer depos ka shume banesa, catite e te cilave jane te demtuara. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te thelle tek njerezit, nderkohe qe ka pasur edhe te plagosur. Ne spitalin e Durresit vazhdojne te vijne te lenduar . Ata shfaqin demtime te ndryshme, kudh te lehta dhe kush te renda. Vora pa energji.

    Shperthimet kane demtuar nenstacionin energjitik te Vores. Drejt saj jane nisur 4-5 ambulanca. Te plagosurit e pare te QSUT Ne spitalin universitar “Nene Tereza” kane mberritur 10 persona te lenduar dhe ne gjendje te rende. Ata jane shtruar ne repartin e djegieve, nderkohe qe pritet te vine te plagosur te tjere. 5 nga personat jane ne gjendje edhe me te rende. Nje djale I ri ka kaluar ne depresion per shkak te gjendjes qe ka kaluar, por nuk ka djegie ne trup. Te plagosurit, te tronditur Bilanc lufte ne QSUT. Cdo 5 minuta mberrijne ambulanca dhe automjete private qe transportojne burra, gra e femije. Nuk ka ende konfirmime per te vdekur. Nderkaq te plagosurit ne spitalian e Durresit e vleresojne situaten “te tmerrshme”. Deshmitaret tregojne per tvNEWS24 Nje deshmitar eshte shprehur per tv NEWS24, se fillimisht ka pasur disa shperthime te lehta te njepasnjeshme, te cilat u pasuan nga nje shperthimi I madh i fuqishem. Ky shperthim shkaktoi alarmimin e drejtuesve te automjeteve ne autostrade qe te kapur nga paniku jane munduar te largoheshin sa me pare nga autostrada. Nderkaq eshte nderprere puna ne aeroportin e Rinasit dhe jane pezulluar te gjitha fluturimet. Drejt Vores jane nisur deputete socialiste, mes tyre edhe vete kreu Edi Rama. Situata ndiqet me imtesi edhe nga kryeministri Berisha. Po punohet qe kjo situate te mos avancoje me tej. QSUT, shkon ne 17 numri i te lenduarve Ka shkuar ne 17 numri i te lenduarve qe ndodhen ne repartin e djegieve ne QSUT dhe ne reparte te tjera.

    Behet fjale me teper per gra dhe femije. Shume prej te plagosurve te paraqitur ne QSUT jane ne gjendje traume psikike, ndersa ka nga ata qe shfaqin edhe probleme me shikimin ose degjimin. Ngrihet shtabi i punes ne Vore Ne Vore eshte ngritur Shtabi i punes. Ay ndodhet ministri dhe zv/ministri i Brendshem dhe ai i Mbrotjes. Shefi I shtabit mbikqyr te gjithe situaten e rende. Ministri Ndoka: Gjithsej 155 te plagosur Mesohen shifrat e para te te plagosurve si pasoje e shperthimit ne Gerdec te Vores. Ministri I Shendetesise, Nard Ndoka ka bere me dije se jane 70 te plagosur ne spitalin Ushtarak, 15 ne spitalin “Nene Tereza” dhe 70 ne spitalin e Durresit. Sipas ministrit jane marre te gjitha masat per akomodimin e te plagosurve, ndersa ka theksuar se nuk ka ende te dhena per te vdekur. Ndoka tha se jane marre te gjitha masat per mjekimin e te plagosurve ndersa jane vene ne gatishmeri edhe spitalet e rretheve me te aferta. Nderkaq jashte spitalit ushtarak jane mbledhur dhjetera njerez per te mesuar per te afermit. Ne Gerdec 4 depo me municione Kur ka kaluar me shume se nje ore nga ngjarja vazhdojne shperthimet ne Gerdec, edhe pse me intesitet te ulet. Situata eshte dramatike, ndersa Vora eshte braktisur nga banoret. Ne vendngjarje jane 4 depo armatimesh te mbushura me armatime dhe municone te ndryshme . flitet per 10 punetore qe kane qene duke punuar per cmontimin e municioneve, nderkohe qe nuk konfirmohet nje shifer e sakte.

    Ish ministri Gjoni rrefen: Kam pare te plagosur, jam I traumatizuar Ish ministri i Brendshem Gjoni, e pershkruan tronditese ngjarjen ndersa shprehet se eshte is hokuar nga gjithcka ka pare. Ish zyrtari ndodhej me makinen e tij para autobusit me pasagjere te demtuar rende nga shperthimi. Sipas tij ne momentin e shperthimit trafiku ishte shume I ngarkuar e makinat po ecnin me ngadale. “Kam pare shume njerez te demtuar. Per mua shqetesim perbejne banoret perreth, duhet te kontrollohen” tha Gjoni duke shtuar “jam shume I traumatizuar”. Ne rrezik nje femije 2 vjec Ne rrezik per jeten nje femije 2 vjec. Ai eshte futur menjehere ne sallen e operacionit sepse eshte goditur nga dy plumba. Caktivizimi i municioneve po behej nga nje kompani amerikane Kompania qe punonte per caktivizimin e municioneve ishte nje kompani amerikane e kontaktuar ng NATO. Mesohet se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar 5 shtetas amerikane dhe disa shqiptar. Rifillojne fluturimet ne aeroportin “Nene Tereza” Kane nisur fluturimet ne aeroportin e Tiranes. Pas normalizimit te situates ne kete aeroport, ku puna u bllokua si pasoje e shperthimeve, u vertetua se sistemet e komunikimit dhe navigimit jane ne rregull dhe cdo gje eshte normale dhe pa probleme. Ndalohet qarkullimi ne autostraden Tirane- Durres Pėr shkak tė situatės sė krijuar nė Gėrdec, Vorė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit kėrkon mirkuptimin e qytetarėve se nuk do tė lejohet kalimi I automjeteve nga autostrada Tiranė -Durrės dhe anasjelltas. Ju lutemi qytetarėve tė na mirkuptojnė dhe tė gjejnė rrugė tė tjera pėr tu lėvizur nė drejtim tė kėtyre dy qyteteve. Ndalimi I qarkullimit nė kėtė aks do tė vazhdojė deri nė njė njoftim tė dytė. Deshmitari: Ne repartin ushtarak ne Gerdec ishin 30 ushtare Shifrat e personave te plagosur ne spitalin e Durresit jane kontradiktore. Sipas korrespondentit tone ne Durres jane 40 personat e plagosur ne kete spital, ndersa ministri I Shendetesise ka deklaruar se atje jane 70 te tille. Nderkaq, nje deshmitar, nje kamarier I fshatit Berdec, I quajtur Denis Muka eshte shprehur se shperthimi ka ardhur nga nje departament ushtarak qe quhej “Druri I bukur”, ko sipas tij ndodheshin 30 ushatare. Muka shprehet se ai ka qene duke punuar per nje dasme ne momentin e shperthimit. I riu thote me tej se nuk mban mend asgje, ndersa shfaqet shume i tronditur. Rritet numri i te plagosurve ne QSUT Shkon ne 20 numri I te plagosurve ne QSUT, nderkohe qe vajza dy vjecare vazhdon te jete ende ne gjendje te rende. Presidenti Topi: Te tregohemi te qete! Kryeministri Berisha konfirmon per mediat se deri tani numri i te plagosurve eshte 150, nderkohe qe 4 prej tyre paraqiten ne gjendje te rende.
    Nderkaq te plagosurit jane vizituar nga presidenti Bamir Topi. Kreu I shtetit I ka bere thirrje mediave dhe te afermve te tregojne qetesi sepse situata eshte teper e rende.“Shpresojme qe te vije duke u ulur fluksi i njerezve qe vine per ndihme ne spital. Une kam vizituar spitalet. Ne situata te tilla duhet te lejojme personelin te punoje dhe te nderhyje per te riparuar demet. Eshte nje moment per te punuar me cilesi “ tha Topi ne nje prononcim per tv News24. “Eshte e veshtire te kontaktosh me banoret ne Gerdec per shkak te zones, megjithate eshte duke u punuar per te normalizuar situaten” tha me tej Topi.Nga ana tjeter ka reaguar edhe kreu I PS-se, Edi Rama sipas se cilit ngjarja eshte tragjike. Flasin banoret e Gerdecit, aty ku ndodhi shperthimi Vazhdojne te tregojne per tv News24 deshmitare te ndryshem. “Kalimtaret, shofere, xhamat e thyera nga kemi dale nuk e dime. Me cunat qe kam qene i shoqeruar nuk di se ku jane. Dime qe kemi pare vdekjen me sy. Nuk dihet se sa njerez kane vdekur. Nuk dinim se ku te futeshim se shpija nuk kishte garanci se te binte mbi koke” thane dy deshmitare, banore ne Gerdec, pas shperthimit.

    Spitali Ushtarak ne gatishmeri Drejtori I spitalit ushtarak ne Tirane shprehet se mjeket kane perballuar me sukses deri tani rastet e paraqitura. Sipas tij 4 nga te plagosurit jane ne gjendje te rende, te shtruar ne reanimacion, nderkohe qe te tjereve u eshte dhene ndihma e nevojshme. Sipas tij shume vullnetare jane duke dhene gjak per te ndihmuar ne kete situate te veshtire. “Gjithe rastet qe kane pasur nevoje per operacione jane zgjidhur nga ekipi mjekesor. Te gjithe jane nen vezhgim. Mund tju them me bindje pervec ekipeve mjeksore edhe shtreter ka qe te perballohet situat a. Kemi marre masat qe asgje te mos mungoje” tha Mihaj. Reagon ambasada e SHBA Ambasada e Sh.B.A. ka vėrejtur e shokuar dhe e shqetėsuar raportimet pėr aksidentin tragjik nė depon ushtarake pranė Gėrdecit. Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janė me ushtarėt dhe tė tjerėt e prekur nė kėtė incident tė tmerrshėm. Stafi i ambasadės do tė jetė nė kontakt me zyrtarė tė qeverisė shqiptare pėr tė vendosur se ēfarė ndihme mund tė ofrojmė.

  4. #4
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20

    Re: Shperthimi ne Shqiperi (merr flake depo armesh ne Gerdec)

    Qyqa, o zot na ruj ....do zoti te mos kete me viktima ....

    E tmerrshme vertet.....

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Shperthimi ne Shqiperi (merr flake depo armesh ne Gerdec)

    E mora vesh lajmin ne pune, disa shqiptare me treguan cfare kishte ndodhur, gje e tmerrshme, vertet shpresoj qe viktimat mos te rriten, se eshte nje tragjedi e madhe!

  6. #6
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Re: Shperthimi ne Shqiperi (merr flake depo armesh ne Gerdec)

    Eshte nje tragjedi e vertete.
    Deri tani jane 7 viktima dhe 244 te plagosur.

    Te shpresojme qe gjera te tilla te mos ndodhin kurre me.

  7. #7
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Shperthimi ne Shqiperi (merr flake depo armesh ne Gerdec)

    Vertet nje gabim tragjik njerezor, uroj qe te plagosurit te sherohen sa me shpejt, dhe ngushellimeve 7 familjeve

  8. #8
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Shperthimi ne Shqiperi (merr flake depo armesh ne Gerdec)

    Deri tani jane 5 te vdekur, nga ku tre jane identifikuar, 12 persona jane rende per jeten, dhe mbi 250 te plagosur nga shperthimi. Burimet theksojne se keto nuk jane shifrat perfundimtare. Mbi 120 persona punonin ne ate fabrike ne ate cast. Po nundohet te krijohet lista me personat ne ate zone ne momentin e shperthimit.

  9. #9
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Shperthimi ne Shqiperi (merr flake depo armesh ne Gerdec)

    Nami eshte bere, na ka ik truri.

    Tmerr, sikur eshte lufte. Sa shume te plagosur.

    Me vjen shume keq.

  10. #10
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Shperthimi ne Shqiperi (merr flake depo armesh ne Gerdec)

    George Bush ngushėllon shqiptarėt pėr Gėrdecin
    Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės i ka shprehur ngushėllime popullit shqiptar pėr tragjedinė e Gėrdecit.

    Tragjedia e Gėrdecit - shkon nė 20 numri i viktimave
    Njė trup tjetėr i pajetė ėshtė gjetur sot nė orėt e paradites nėn rrėnojat e Gėrdecit. Forcat speciale kanė gjetur nė orėn 10:00 kufomėn e djegur e cila ėshtė dėrguar menjėherė nė morgun e QSUT ku pritet tė bėhet ekspertiza pėr tė mėsuar se cilit prej emrave tė zhdukur i pėrket.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Dhjetėra viktima nga shpėrthimi nė Pakistan
    Nga eugjeni nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 08:21 PM
  2. Avioni merr flake, shpetojne pasagjeret
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-05-2009, 02:02 PM
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 03:34 PM
  4. Nusja qe merr flakė
    Nga ReniX nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-09-2008, 03:23 PM
  5. Krijoni Tekst me flake
    Nga ReniX nė forum Fotografia dhe Grafika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2008, 05:58 PM