Kampioni shqiptar i boksit boteror Kreshnik Qato nuk ka dhuruar vetem fitore mbreme ne Tirane por dhe nje spektakel te mrekullueshem per qindra mije spektatore dhe telespektatore. Ne ndeshjen me portugezin Vitors Sa, ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ne Tirane, Qato ka fituar pas 12 raundeve, duke marre pike ne avantazh nga te tre gjyqtaret qe drejtuan ndeshjen. Ndeshja ishte e vlefshme per titullin e Kampionit te Botes ne versionin EBF, por edhe ate mesdhetar per nje tjeter federate prestigjioze, sic eshte EBC.

EBC renditet si federata me e mire ne sportin e boksit dhe qendren e ka ne Meksike. Kohet e fundit, ajo ka themeluar edhe nje titull te ri, te quajtur "EBC Mesdhetar", qe perfaqeson rreth 22 shtete, nder te cilet edhe Shqiperia.

Pak para ndeshjes, 30 vjecari kishte deklaruar se kishte shtate jave qe pergatitej per kete ndeshje. “Shtate jave larg familjes time ka qene te veshtira, por nje pergatitje e denje per nje ndeshje te tille. Nuk mund t'ia lejoj vetes euforine, por ju siguroj se jam ne nje forme te shkelqyer, si fizike, ashtu edhe psikologjike, dhe mezi po e pres ndeshjen”, ishte deklarata e Qatos.

Ndersa kundershtari i Qatos, kishte deklaruar pak para ndeshjes se nuk i trembej aspak faktit se ajo zhvillohej ne vendin e rivalit te tij, dhe se kjo e favorizonte Qaton. Vitor Sa vleresoi se “pikerisht per kete shkak, presioni mbi Qaton eshte shume me i madh sesa mbi vete ate pasi nuk ka asgje per te humbur. Boksieri portugez i lindur ne kryeqytetin e vendit Lisbone, me 13 mars 1973, numeron ne karrieren e tij mbi 50 ndeshje. Por vetem 16 prej tyre ai i ka zhvilluar si boksier profesionist.

Ndeshja nisi me nje nokaut ne raundin e pare qe megjithate nuk ia zbehu fitoren kampionit te botes. Ne kete raund ai arriti te jete vazhdimisht ne sulm, ndersa kundershtari i tij synonte mbrojtjen. Thuajse e njejta skeme eshte ruajtur dhe ne te 11 raundet e tjera: Qato dominoi sulmin, kurse rivali i tij Sa, ndoqi taktiken e mbrojtjes pasive. Kjo u be kaq e dukshme sa gjyqtari qendror, here pas here u detyrua t’i terhiqte vemendjen portugezit per shmangie ne dyluftim.

Gjate 36 minutave te ndeshjes, Kreshnik Qato arriti te godiste me sukses portugezin 34 vjecar, duke perfituar dhe nga dominanca e tij ne lartesi. Disa goditje qe Sa arriti te hedhe ndaj Qatos, nuk e demtuan duke mos i ulur ne asnje cast rendimentin dhe duke mos i demtuar aspak gjendjen funksionale. Tre minutat e fundit qe i perkisnin raundit te 12-te, sollen permbylljen e ndeshjes dhe pak caste me vone, treshja gjykuese shpalli kampion, durrsakun 30 vjecar. Mes brohorimave te nje spektakli te mireorganizuar, Qato u shpreh i gezuar per fitoren dhe mirenjohes ndaj boksdashesve te pranishem. Ed.Ku

burimi Gazeta Koha Jone