Njė video e fshehtė, superseksi e Merilin Monrosė ka dalė nga arkivat e FBI-sė. Videoja, dikur "pronė" e shefit tė gjithėpushtetshėm tė agjencisė amerikane tė hetimit, Edgar Hoover, ėshtė e rrallė pėr aktoren e famshme dhe tė pafat: njė skenė prej 15 minutash, bardh e zi dhe pa audio, nė tė cilėn Monro i kushton "vėmendje" tė veēantė njė mashkulli tė panjohur. Ajo qė Hoover shpresonte tė gjente nė kėtė filmim, ishte njė lidhje mes Monrosė dhe vėllezėrve Kenedi, njė aferė tė tipit "Levinski", ndoshta qė do ta ndihmonte atė tė rrėzonte nga pushteti tė dy liderėt amerikanė. Dyshohej se John dhe Bobby kishin lidhje me vajzėn e mrekullueshme tė Los Angelosit. Pėr superspiunin, qė falė aftėsisė sė jashtėzakonshme pėr t'i bėrė shantazh gjithkujt pėr ēfarėdo lloj arsyeje, qėndroi nė krye tė agjencisė gjithė jetėn, nga viti 1924 deri nė vitin 1972, kjo do tė ishte lėvizja mė spektakolare nė karrierė. Por shpresa e tij nuk u pėrmbush, pėr faktin se dhe pse nuk ka dyshime pėr identitetin e vajzės, falė nishanit tė saj tė pangatėrrueshėm nė faqen e majtė, nuk ka asnjė element qė tė mund tė tregojė diēka mė shumė pėr tė dashurin e saj, qė nuk paraqitet kurrė me fytyrė. Gjithsesi, nuk bėhet fjalė pėr njė prej vėllezėrve Kenedi, sepse filmimi ėshtė bėrė nė fillim tė viteve “50, para se Norma Jean Baker tė bėhej Marilin Monro dhe tė niste tė frekuentonte meshkujt e Shtėpisė sė Bardhė.
Ndaj, kopja e filmimit, tė panevojshėm politikisht, ra nė duart e njė funksionari mė tė ulėt tė FBI-sė dhe pas vdekjes sė tij, nė duart e tė birit qė sapo e ka shitur atė pėr 1.5 milionė dollarė. Sidoqoftė, kopja origjinale e tij ndodhet ende nė arkivat e FBI-sė, sepse nė epokėn e Hooverit, kjo ishte njė gjė shumė e rėndėsishme. Drejtori i FBI-sė ishte aq i fiksuar nga ideja e rrėzimit nga pushtetit tė vėllezėrve Kenedi, saqė ngriti njė skuadėr hetimi prej nėntė personash dhe gjeti edhe disa prostituta qė dikur kishin pasur lidhje me dy vėllezėrit, nė mėnyrė qė tė mund tė identifikohej ndonjė prej tyre nė filmin.