tani sapo e bera kete torten dhe doli shume e mire,mund ta
hash dhe ne mengjes me nje gote qumesht me kafe.
eshte nje recete shume e thjeshte dhe e mire.
po ua them me pak fjale:
duhen: 1 gote kos,
2 gota sheqer
3 gota miell
1/2 gote vaj
1 gote shurup mente
sode per embelsira
nutella
(pak qumesht)
perzieni bashke vezet me sheqerin dhe me pas hidhni miellin, perziejini fort, me pas shtoni vajin , shurupin e mentes, soden.
perzieji fort te gjitha dhe hidhini ne nje tepsi per torta qe me pare e keni lyer pak me gjalpe dhe hedhur siper pak miell qe te mos ngjitet.
piqeni ne nje furre me 180° C per 35-40 minuta. (provojeni me nje kruajtese dhembesh nese eshte pjekur apojo, nqse shkopi del i paster atehere torta eshte pjekur).
me pas lini torten te ftohet ndaheni ne mes dhe mbusheni me nutella qe e keni holluar me pare me pak qumesht.
hidhini siper pak sheqer puder dhe ju befte mire!!!!!
provojeni dhe ta shikoni qe eshte shume e lehte dhe shume e mire