Babai mbyt djalin 7 muajsh
Femija shtate muajsh, i nje cifti te rinjsh shqiptare, emigrante ne Greqi, u gjet i mbytur ne banesen e tyre ne Athine. Per ngjarjen, policia ka arrestuar babane 33-vjecar. Dje para prokuroreve te ceshtjes, i dyshuari Festim Mullai, deklaroi se e kishte mbytur ai femijen e tij. Motivet, i dyshuari i gjente te gjendja e renduar psikologjike per shkak se kishte mesuar qe i biri kishte probleme fizike. Ne kushte varferie ekonomike, 33-vjecari e perjetonte keq lajmin keto muajt e fundit, duke reflektuar ne konsum te larte alkooli qe pasohej nga ushtrim dhune ndaj te shoqes e deri dhe te birit.
Ngjarja e rende ka ndodhur naten duke gdhire dita e djeshme ne rrugen "Elefteros Venizelos", nr 34 te "Agjius Anargjirus", ne kryeqytetin grek, Athine. Burime policore te Atikes, bene te ditur se djalthi qe kishte ardhur ne jete vetem shtate muaj me pare, u gjet pa jete ne shtratin e tij te vogel ne banesen e ciftit Mullai, ne oren 01:30 te dites se djeshme.
Duke e konsideruar te atin e bebes, si te dyshuarin kryesor, policia e shoqeroi ne kuesture Festim Mullain. Atje, ai ka pranuar se ishte ai pergjegjes per vdekjen e te birit. "I dyshuari, nje punetor ndertimi, ne gjendje te dehur, i mori jeten te birit, duke e mbytur me duar", deklaroi policia pas hetimit paraprak. Ne gjendje te dehur, 33-vjecari dyshohet se eshte grindur me te shoqen 25-vjecare dhe me pas ajo eshte larguar nga banesa, duke shkuar te te aferm te saj. Ajo e ka lene te birin vetem te atin, pa menduar se nje tragjedi do te ndodhte pak ore me vone.
"Prej shtate muajsh, jeta jone ishte kthyer ne nje makth te vertete. Mjeket pervecse na merrnin para, nuk benin asgje tjeter. U lodha, nuk kishim me lot, nuk mundeshim me, Piva qe te gjeja force dhe te beja ate qe pak njerez mund ta bejne. Me vjen turp per ate qe bera, me falni", citohet i dyshuari nga mediat greke. Me tej ka treguar minutat fatale: "Djali po qante pareshtur", justifikoi babai i dyshuar, aktin kriminal qe akuzohet se kreu, duke shtuar: "Nuk kam ditur se cfare kam bere". Ne te njejten kohe, ka pohuar: "Une nuk mund te duroja ate gjendje. Te shikoja tim bir sakat".
I tronditur psikologjikisht, babai 33-vjecar ka qendruar per disa ore prane te birit tashme te ikur nga kjo jete. Me vone, pas mesnate, ne banesen e ciftit Mullai ka mberritur xhaxhai i te voglit. Sipas deshmise se tij, ate e kishte thirrur Festimi, duke i thene se djali nuk ndjehej mire. Xhaxhai ka ardhur me shpejtesi, por ka pare i tmerruar se nipi nuk jetonte. Ne cast, vellai i te dyshuarit ka njoftuar me telefon urgjencen spitalore dhe me pas, policine. Pak minuta me vone, nje grup hetimor "zaptoi" banesen, per te kryer hetimet rutine. Ekspertet konstatuan se vdekja e te voglit kishte ardhur nga shtrengimi me duar i qafes, qe i kishte shkaktuar humbjen e jetes.
Cfare i parapriu tragjedise
Hetimi policor nxori se familja Mullai prej kohesh perballej me veshtiresi ekonomike. Ato u bene dhe me te renda pas lindjes se femijes. Per me teper, djalthi u konstatua se vuante nga paralize gjymtyresh. Femija ishte rritur pas lindjes se parakohshme per kater muaj ne inkubator dhe pasi kishte dale, kishte paralize te disa gjymtyreve si dhe probleme ne veshka.
K.J