Parcelat e Lazaratit janė tė tejmbushura me hashash

Kamerat e "Top Channel" zbulojnė kanabisin nė oborre


Pavarėsisht aksionit qė u bė nė Lazarat, ne kurrsesi nuk mund ta konsiderojmė Lazaratin tė pastėr. Kėshtu ka deklaruar ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, dhe kjo deklaratė ėshtė e vėrtetė. Lazarati, nė ēdo cep tė tij ėshtė i mbushur me hashash nė prag tė korrjes pėrfundimtare. Tė pakta janė familjet qė nuk kanė kultivuar bimėt narkotike nė tokėn e tyre. "Top Channel" ka hyrė nė fshatin jugor, i cili ēuditėrisht po i reziston ēdo aksioni policor. Qindra rrėnjė kanabis janė mbjellė nė oborre tė rrethuara nga mure, apo qese plastmasi. Pavarėsisht se uji nė kėtė fshat mungon, ai transportohet nga rruga nacionale dhe mbahet nė fuēi tė mėdha. Grupi i xhirimit tė "Top Channel" hyri nė Lazarat dhe e ka ndjekur kultivimin e kėsaj bime narkotike qė nė fazėn e fidanit. Gjatė operacionit tė policisė, i koduar "Era e Malit", u korrėn tetė mijė rrėnjė, por nuk dihet numri i rrėnjėve qė pėr pak javė do tė vilen e mė pas do tė trafikohen nė linjėn tradicionale, atė me Greqinė. Nė krahasim me fshatrat e tjera, Lazarati vazhdon tė jetė i gjelbėr dhe era e rėndė e bimės narkotike ndihet pa hyrė mirė nė fshat. Por, pėrveē njė operacioni policor, tė organizuar tri javė mė parė, drejtuesit e rendit janė indiferentė, tė paktėn nė ndalimin e furnizimit me ujė tė boteve nė rrugėn nacionale. Nėse pėr Policinė e Shtetit ėshtė e vėshtirė tė hyjė nė kėtė fshat pėr korrjen e qindra rrėnjėve me kanabis, pyetja qė ngrihet ėshtė: A funksionojnė sektorėt pėrkatės pėr zbulimin e rrugėve nga transportohet kanabisi dhe si arrijnė kėto ngarkesa tė konsiderueshme tė trafikohen nga njė fshat pothuajse i izoluar?

Deklarata e ministrit

Ministri i Brendshėm pranoi dy ditė mė parė se policia ka dėshtuar nė tentativat e saj pėr tė pastruar fshatin problematik nga bimėt narkotike. "Lazarati nuk mund tė cilėsohet ende zonė e pastėr nga lėndėt narkotike", ka thėnė Nishani nė pėrgjigje tė interesimit tė mediave, pas analizės shtatėmujore tė punės sė dikasterit qė ai drejton. Pak kohė mė parė, policia kreu njė operacion tė gjerė nė Kordhocė, lagjen e poshtme tė fshatit Lazarat, por nuk u fut nė brendėsi tė tij, aty ku janė edhe sasitė mė tė mėdha tė drogės sė mbjellė. Operacioni, nė tė cilin u angazhuan forca tė shumta policie, u shoqėrua me tė shtėna qė vinin nga fshati "rebel", por pėr fat tė mirė nuk pati persona tė lėnduar. Ndėrkaq, mediat kanė raportuar ditėt e fundit se nė brendėsi tė fshatit lėnda narkotike ka nisur tė korret dhe ėshtė nė sasi shumė mė tė mėdha se vitet e kaluara. Burimet zyrtare tė policisė konfirmuan ndėrkohė se sasia e hashashit, qė mbillet nė Lazarat, zė njė pėrqindje tė konsiderueshme tė sasisė sė pėrgjithshme qė mbillet nė shkallė vendi. E nėse i ka mjaftuar vetėm njė fjali pėr tė pranuar dėshtimin nė bastionin e kanabisit, ministri i Brendshėm ka bėrė njė paradė shifrash qė paraqesin, sipas tij, arritjet e policisė nė luftėn kundėr drogės. "Janė sekuestruar 47 kg heroinė, 813 gramė kokainė, 2277 kg hashash, si dhe janė asgjėsuar nė zona tė ndryshme tė vendit 80950 rrėnjė kanabis", deklaroi Nishani. Sipas tij, gjatė shtatė muajve tė kėtij viti, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar janė shėnuar 8 operacione mė shumė nė luftėn kundėr drogės dhe janė arrestuar 15 autorė mė shumė.

"Top Channel"



Harta


Asgjėsimi i

lėndėve narkotike


- Nė Qarkun e Shkodrės janė asgjėsuar 45.110 rrėnjė bimė narkotike kanabis

- Nė Qarkun e Gjirokastrės janė asgjėsuar 15.225 rrėnjė bimė narkotike kanabis

- Nė Qarkun e Vlorės janė asgjėsuar 12.004 rrėnjė bimė narkotike kanabis

- Nė Qarkun e Kukėsit janė asgjėsuar 3.336 rrėnjė bimė narkotike kanabis

- Nė Qarkun e Durrėsit janė asgjėsuar 3.094 rrėnjė bimė narkotike kanabis

- Nė Qarkun e Beratit janė asgjėsuar 1.219 rrėnjė bimė narkotike kanabis

- Nė Qarkun e Fierit janė asgjėsuar 457 rrėnjė bimė narkotike kanabis

- Nė Qarkun e Korēės janė asgjėsuar 452 rrėnjė bimė narkotike kanabis

- Nė Qarkun e Dibrės janė asgjėsuar 53 rrėnjė bimė narkotike kanabis