Receta Gatimi

Gjendet i vdekur biznesmeni Kosta Trebicka,


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Gjendet i vdekur biznesmeni Kosta Trebicka,

    Trupi i z.Trebicka ėshtė gjetur nga banorė tė fshatit Lekas nė afėrsi tė Korēės. Njoftimet e para tė policisė flasin pėr njė aksident automobilistik

    Premte, 12 Shtator 2008 16:24:00

    Ka humbur jetėn sot pasdite biznesmeni Kosta Trebicka personi qė denoncoi aferėn e tregtisė sė armėve shqiptare. Trupi i tij eshtė gjetur nga banorėt e fshatit Lekas.
    Sipas burimeve jo zyrtare mendohet se sot ai ka qenė nė fshatin Lekas, njė zonė e thellė malore nė rrethin e Korcės, mbi 30 kilometra larg qytetit, pėr gjah.
    Mendohet se atje ka qenė i vetėm me mjetin e tij, tip Nissan me targe TR 8843J. Ndėrkohė nė njė rrugė tė vėshtirė me zhavorr automjeti ka shkarė dhe pėr pasojė Trebicka ka humbur jetėn.
    Te pakten kjo eshte ajo ēka duket dhe kane pare banoret e zones. Pritet qė versionin pėrfundimtar tė vdekjes sė tij ta japė njė komision ekspertėsh nga Tirana.
    Ne vendngjarje jane nisur eksperte nga Tirana si dhe familjaret. Banorėt kanė parė se nė makinė ka pasur edhe zogj tė cilat ai i ka vrarė gjatė ditės sė sotme.



    *****

    Lexoni me poshte intervisten e dhene per Shekullin nga Kosta Trebicka lidhur me aferen e armeve. Ne kete interviste ai ka treguar gjithēka mbi aferat korruptive te qeverise ne shitjen e armeve dhe tragjedine e Gerdecit

    Botuar, e premte, 21 Mars 2008

    Trebicka: Presioni mafioz pėr armėt nė Afganistan

    Biznesmeni Kosta Trebicka, i cili denoncoi aferėn korruptive tė MEICO-s me kompaninė amerikane qė furnizonte me armė ushtrinė aleate nė Afganistan ka pranuar dje tė tregojė gjithė historinė.



    Nė njė intervistė pėr "Shekullin", Trebicka ka rrėfyer takimet me Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe Shkėlzen Berishėn, por edhe bisedat e shumta me pronarin amerikan tė kompanisė, Efraim Diveroli. I pyetur pėr kėrcėnime tė mundshme gjatė kėtyre dy ditėve, kur historia e tregtisė armėve ka dalė nė skenė, Trebicka pėrgjigjet: "asnjė lloj shqetėsimi.

    Kam pasur disa telefonata, jo ndonjė kėrcėnim konkret, por ishin mė shumė telefonata shqetėsuese".

    Zoti Trebicka, cili ishte roli juaj kontratėn qė kompania AEY kishte me MEICO-n pėr furnizimin me municion tė ushtrive aleate nė Afganistan?


    Mua mė ka marrė nė telefon pėrfaqėsues i firmės amerikane AEY nė fillim tė prillit 2007 dhe mė thotė qė mė kishin zgjedhur mua si nėnkontraktor pėr tė paketuar materiale, tė cilat do tė dėrgoheshin nė Afganistan. Tenderi 300 milionė dollarė ėshtė fituar qeverinė amerikane nga "BETA" kompani qė ia ka dhėnė mė pas AEY si nėnkontraktore, pėr tė blerė municion nė vendet e lindjes.

    Pasi u kontaktuat nga kompania amerikane, cilat janė kontaktet tuaja me Ylli Pinarin?


    Pasi u pėrzgjodha nga amerikanėt nė bazė tė tė gjithė dokumentacionit, ky dokumentacion pėrfshinte nė radhė tė parė prokurėn e pėrfaqėsimit, domethėnė, qė unė ta pėrfaqėsoja kompaninė nė marrėdhėnie me MEICO-n. Zotit Pinari i vajta me prokurorė nė dorė nga AEY, pėr tė paketuar municionet, tė cilat ishin fishekė kallashnikovi pėr t'i ēuar Afganistan. Nga ana e tij, zoti Pinari mė paraqiti njė kontratė, ku unė duhet tė firmosja pėr tė dy kompanitė: pėr "AEY inc" dhe "EVDIN". Unė nuk mund tė firmosja pėr kompaninė qipriote, pėr tė cilėn unė nuk e kisha kontaktuar. Unė firmosa vetėm nė emėr tė AEY-sė. Qė nga ai moment, unė paraqita tė gjithė dokumentacionin pėrkatės nė lidhje me fuqinė punėtore, pra paraqita tė gjitha certifikatat e lindjes tė punonjėsve, tė cilėt do tė hynin me leje te posaēme aeroportin e Rinasit.

    Kur e zbuluat se kompania amerikane, AEY po blinte municion dyfishin e ēmimit qė e shiste MEICO?

    Nė momentin qė unė me Pinarin po diskutonim pėr "EVDIN", Pinari mė paraqiti mua njė dokument ku kjo kompani i blinte "MEICO- s" nje sasi municionesh prej 100 milionė fishekėsh kallashnikovi, me njė vlerė prej 22 dollarėsh pėr 1000 copė, ndėrsa momentin tjetėr i shitjes nga "EVDIN" tek AEY", unė nuk dija absolutisht asnjė lloj detaji. Nė momentin qė filluam punėn, pas njė periudhe 3 ose 4 ditore, zoti Pinari filloi tė na pengonte me furnizimin me materialet pėrkatėse, tė cilat ne duhej ripaketonim brenda njė periudhe 3- mujore, sepse kjo ishte kontrata, brenda 3 muajve ne duhet tė ēonim 100 milionė fishekė nė Afganistan. Nė kėtė kohė, unė vihem nė kontakt me presidentin, tė cilin unė nuk e njihja personalisht. Ishte zoti Diveroli dhe nė bisedė e sipėr, i tregoj zotit Diveroli pėr elementin e kontratės ndėrmjet MEICO- s dhe EVDIN, e cila pėrmbante elementin e ēmimit 22 dollarė pėr 1000 copė fishekė. Nė kėto momente, zoti Diveroli u irritua dhe nisi tė mė tregonte se " EVDIN" po ia shiste kompanisė AEY me dyfishin e ēmimit. Kjo kompani me qendėr nė Qipro e blinte materialin me 22 dollarė nga MEICO dhe e shiste me 40 dollarė tek AEY.

    A jeni nė dijeni se me kė e ka lidhur kontratėn MEICO, me AEY apo me EVDIN, kompani kjo qė pėrfaqėsohej nga Henri Tomei?


    Sa pėr mua, kontratėn e kam lidhur me Diverolin. Asnjė kontratė nuk kam me Henri Tomein. Unė di qė kontrata ndėrmjet MEICO dhe AEY ėshtė bėrė nėpėrmjet njė komisioneri, qė ėshtė paraqitur si pėrfaqėsues pėr kontratėn qė quhet Henri Tomei. Jo pėrfaqėsues, por komisioner.

    Ē'ndodhi pasi Efraim Diveroli mori vesh se po e blinte municionin dyfishin e ēmimit, pas futjes nė tė komisionerit?

    Kjo e detyroi zotin Diveroli tė mė kėrkonte mua ndihmė, tė hyja nė kontakt me zotin Pinari me zotin Mediu, pėr tė sqaruar situatėn, pasi nga ana tjetėr po krijoheshin shumė pengesa me furnizimin me armė. Unė kontaktova zotin Pinari dhe e pyeta sesi ėshtė problemi qė Diveroli ishte tepėr i pakėnaqur nga mėnyra sesi zhvilloheshin transaksionet. Pinari mė tha mua qė nuk duhej tė ngatėrrohesha me kėto gjėra, pasi janė forca madhore. Duke dyshuar tek ndėrgjegjja e zotit Pinari, unė kėrkova tė takohem me zotin Fatmir Mediu. Pasi i shtrova problemin, Mediu u tregua shumė indiferent, mospėrfillės, shumė pėrbuzės dhe mė thotė qė kjo ėshtė njė ēėshtje civile dhe nuk varej nga ai, por direkt nga MEICO. Mediu mė tha qė MEICO ka autorizim tė pakufizuar dhe mund tė veprojė si tė dojė. Unė mbeta i shtangur. Qė nė kėtė moment lajmėrova Ambasadėn Amerikane dhe sektorėt pėrkatės tė kėsaj ambasade dhe i vė nė dijeni pėr gjithēka. Gjithashtu vura nė dijeni edhe presidentin e kompanisė AEY, zotin Diveroli. Mbas 2-3 orėsh vė nė dijeni edhe Pinarin. Pėrgjigjja e tij ishte e prerė dhe agresive, duke mė thėnė qė nuk do tė mė furnizonte, pa njė urdhėr tė dytė nga ministri. Pas kėsaj pėrgjigjeje u habita, pasi kėtu diskutohej furnizimi me materiale ushtarake i njė fuqie aleate, siē ėshtė NATO nė Afganistan. Atėherė, zoti Pinari e ndėrpreu kontratėn dhe nuk na furnizonte mė me municione pėr t'i ripaketuar nė aeroportin e Rinasit.

    Kur u bllokua kontrata dhe ēfarė ndodhi mė pas?

    Kontrata u ndėrpre rreth datės 10-15 maj. Faktikisht, kontrata ligjėrisht nuk u ndėrpre, por Pinari nuk furnizonte mė. Mbas kėsaj periudhe, mesa kam marrė vesh, Pinari kėrkoi qė Efraim Diveroli, pronari i AEY-sė tė vinte urgjentisht nė Shqipėri, pėr t'u takuar me tė dhe pėr tė diskutuar pėr njė kontratė direkte ndėrmjet MEICO-s dhe AEY-sė. Kur Diveroli erdhi nė Tiranė, nga data 17, nė aeroport e priti Pinari. Ky e kishte udhėzuar qė unė tė mos shkoja nė aeroport. Diveroli mė lajmėron pėr tė gjitha kėto elemente dhe unė pranoj tė mos vij nė aeroport dhe tė mos takohem me zotin Diveroli.

    A mund tė na tregoni atė pjesė tė Diverolit nė Tiranė, ku dyshohet se ai ėshtė takuar me Pinarin, Delijorgjin dhe me njė djalė qė mendohet se ėshtė Shkėlzen Berisha?

    Pinari e merr zotin Diveroli nga aeroporti bashkė me pėrfaqėsuesin e AEY-sė nė Tiranė, Aleks... njėkohėsisht punonjės i forcave aleate tė NATO-s. Shkojnė nė njė rrugė, e cila ėshtė njė rrugė diku mes Ministrisė sė Arsimit dhe asaj tė Drejtėsisė. Zotin Diveroli e ēojnė nė njė apartament sė bashku me Aleksin, ku Pinari u prezanton Delijorgjin dhe njė person tjetėr tė moshės 27-30 vjeēare. Kėta dy u prezantuan si shefa tė Pinarit dhe i kėrkuan Devirolit tė firmoste njė kontratė direkte me MEICO-n dhe tani e tutje, tė gjitha materialet do tė shiteshin me ēmimin 26 dollarė pėr 1000 copė fishekė, ndėrsa ēmimi tjetėr prej 14 dollarėsh, do t'i paguhej kompanisė sė Delijorgjit, nė mėnyrė qė tė plotėsohej totali i 40 dollarėve, tė cilat AEY-sė po i merreshin nėpėrmjet "EVDIN".

    Kush ishte djali i ri, qė shoqėronte Delijorgjin nė kėtė takim?

    Nuk e di! Pikėrisht mbas kėsaj, kur zoti Diveroli dhe zoti Aleks ishin nė zyrat e Delijorgjit, atėherė Aleks, qė e njihte Delijorgjin, nuk e lejon zotin Diveroli qė tė firmosė njė kontratė tė tillė mafioze dhe nga arsyetimet qė do tė vinin njė ditė, sepse natyrshėm u frikėsuan. Ju thoni qė nuk e dini kush ishte i riu.


    Pse u takuat atėherė me Shkėlzen Berishėn?

    Me Shkėlzen Berishėn jam takuar, pasi e kam kėrkuar unė Shkėlzenin qė tė takoheshim, pas zėrave qė qarkulluan. I thashė qė emri i tij ishte pėrdorur nė kėtė takim, por zoti Shkėlzen mė tha qė nuk ishte takuar me asnjėrin prej personazheve. Aty ndodhi qė Shkėlzeni mė kėrkoi ballafaqim qoftė me Diverolin, qoftė me Aleksin, sepse ishte i sigurtė qė ishte i pafajshėm. Unė e besova qė ishte i pafajshėm dhe nuk i rashė mbas kėtij muhabeti.


    Bisedoi: Ened Janina

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Gjendet i vdekur biznesmeni Kosta Trebicka,

    Vrasja e Trebickes ka lidhje me ngjarjen e shperthimit te depos armeve! No koment per me teper....

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Gjendet i vdekur biznesmeni Kosta Trebicka,

    Shkeputur nga Gazeta Shekulli:

    TIRANĖ- “Nuk mund tė tė them se cili ėshtė personi i paidentifikuar nė takim, pasi ėshtė me rrezik. Jam pyetur nga prokurorėt shqiptarė pėr tė dhe kam dhėnė tė gjitha informacionet qė di rreth tij. Kjo ėshtė gjithēka mund tė bėj pėr momentin. Nėse do tė guxoj tė pyes vėrdallė pėr tė, mund ta fus veten nė telash tė madh”. Ky ėshtė e-maili qė Kosta Trebicka, dėshmitari tashmė i vdekur i ēėshtjes sė Gėrdecit i ka nisur Geri Kokalarit mė 3 korrik tė vitit 2008, lidhur me takimin e pėrgjuar prej tij, tė zhvilluar nė njė apartament tė fshehtė nė Tiranė. Pėrveē Efraim Diverolit, Ylli Pinarit, Alex Podrovskit dhe Mihal Delijorgjit, nė kėtė takim ka qenė edhe njė tjetėr person i prezantuar si pėrfaqėsues i djalit tė kryeministrit e pėr tė cilin, Trebicka duket se ka pasur dijeni tė plotė pėr identitetin e tij....

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Gjendet i vdekur biznesmeni Kosta Trebicka,

    MALIQ- Ka kaluar rreth njė javė nga vdekja e mistershme e Kosta Trebickės dhe pėr pjesėn mė tė madhe tė miqve tė tij, versioni aksidental ėshtė i pabesueshėm. Njė ndėr miqtė qė e konsideron krejt tė pabesueshme vdekjen aksidentale tė Trebickės ėshtė edhe pronari i hotelit nė Maliq, Genci Sulemani. Pikėrisht nėkėtė lokal, nė tė hyrė tė qytezės, Trebicka ka qėndruar rreth 20 minuta, ku i ka thėnė Sulemanit qė do tė shkonte drejt Leskovikut.
    Genci thotė se Kosta Trebicka ishte mik i tij prej katėr vitesh. Sa herė qė biznesmeni shkonte pėr gjah nė kėto anė, natėn e kalonte nė hotelin e tij. “Ishte hera e parė qė e kam parė vetėm nė kėto anė”,-thotė Genci, i cili nuk e ka kaluar pa e vėnė nė dukje kėtė fakt. Pėr “Shekullin”, pronari i hotelit rrėfen takimin me Trebickėn dhe dyshimet pėr ndryshimin e destinacionit tė tijnga Leskoviku nė Voskopojė.

    A ėshtė e vėrtetė qė Kosta Trebicka ka qėndruar nė hotelin tuaj, kėtu nė Maliq, para se tė shkonte nė Voskopojė?

    Po. Ekzaktėsisht nuk e mbaj mend sa ishte ora kur erdhi, por mund tė them se sa kishte rėnė mbrėmja dhe po errėsohej. Kur Kosta hyri nėhotel, po merresha me punėt nė guzhinė dhe i lashė menjėherė, pasi Kostėn e njihja prej vitesh.U bėnė rreth katėr vjet qė ai vjen shpesh nė kėto anė pėr gjah, po mė bėri pėrshtypje se kėtė herė ishte vetėm. Po kėshtu, me tė nuk ishin as miqtė e tij qė unė e di mirė qė i ka nga kjo zonė. Atė natė, Kosta ishte vetėm dhe mbaj mend qė edhe e kam pyeturpėr kėtė fakt, qė mė bėri pėrshtypje.

    Ēfarė biseduat konkretisht?

    E pyeta nėse ishte rikthyer pėr tė dalė pėr gjah. Me vete kishte vetėm Xhinėn, zagarin e tij, por nga veshja nuk dukej se ishte nisur pėr gjah. Mbaj mend se kishte veshur pantallona tė bardha dhe triko, megjithatė ngaqė pashė zagarin, e pyeta nėse kishte dalė nė kėto anė pėr gjah. Mė tha se jo, por qenin e kishte marrė vetėm pėr shoqėri. Nga ajo bisedė qė bėmė pėr rreth 20 minuta, nuk besoj se ka ndenjur mė shumė nė hotelin tim, tha se do tė nisej drejt Leskovikut.Aty e prisin disa miq pėr punė. Madje e saktėsoi, kur unė e puna nėse kishte dalė pėr gjah, duke thėnė se ishte kėtej vetėm pėr punė.

    Ju thatė se ka ndenjur rreth 20 minuta. A vutė re ndonjė shqetėsim tek ai?

    Jo. Ishte si gjithmonė, madje kemi bėrė edhe shaka pėr punė tė ariut, sepse nė zonėn tonė ka shumė arinj dhe Kosta i kishte tmerrėsisht frikė. Asgjė tė veēantė nuk kam vėnė re veē faktit qė ai ishte vetėm. Gjithmonė kėtu ai vinte o me shokėt e tij, ose me rojen e shtėpisė, Gencin. Gjatė kėsaj kohe qė Kosta ka hyrė dhe ka fjetur nė hotelin tim, nuk ka ndodhur kurrė qė ai tė ishte vetėm.

    Bisedė tjetėr a bėri nė hotelin tuaj?

    Kur tha se do tė shkonte nė Leskovik pėr punė, pėr tė parė pėr disa gurė dekorativė pėr njė tregti tė mundshme me Greqinė, hyri nė muhabet me njė inxhinier qė fle nė hotelin tim. Biseda e tyre ishte thjeshtė pėr cilėsinė e gurit nė kėto anė. Pastaj tha se po ikte. Ka pirė vetėm njė gotė ujė tė freskėt dhe u nis pėr rrugė. Mė tha se nuk donte asgjė tjetėr, veē ujė pėr tė dhe zagarin. Duke qenė se ishte errėsuar, unė i thashė tė qėndronte nė hotel, por nuk pranoi. Tha se ishte pėr rrugė dhe do tė bėnte mirė qė tė nisej.

    Kur e mėsuat vdekjen e Trebickės?

    Nga lajmet dhe ende e kam tė pabesueshme ēfarė ka ndodhur. Sė pari, pėr mua ėshtė shumė i dyshimtė vendi ku thuhet se ka ndodhur ngjarja. Unė dija qė Kosta ishte nisur drejt Leskovikut, tė paktėn kėtė mė tha atė natė dhe ngjarja ndodh nė Voskopojė. U tha se ishte pėr gjah dhe unė vetė e pyeta njė natė mė pare, por ai e mohoikėtė fakt. Ishte nė kėto anė pėr punė dhe mė tha se nė Leskovik e prisnin miqtė e tij.

    A e dinit ju se kush ishin miqtė e tij?

    Ata pėr tė cilėt tha se do tė takonte, jo. Unė njoh vetėm miqtė e tij qė ka nė Maliq dhe mė bėri pėrshtypje se pėr herė tė pare, nuk ishte nė shoqėrinė e tyre. Pėrgjatė kėsaj kohe qė unė e njoh, nuk e kam parė asnjėherė Kostėn vetėm, ndaj dhe kam shumė dyshim mbi atė ēfarė ka ndodhur. Nuk di c’tė them mė tepėr. Kjo ėshtė e gjitha e vėrteta qė unė di.

    Kėtė dėshni a e keni bėrė nė polici?

    Po. Dy ditė mė parė. Mė thirrėn dhe shkova nė Korēė me vullnetin tim, sepse jo vetėm se e njihja Kostėn, por pėr ēdo njeri qė do tė kishte njė vdekje tė tillė, e ndieja pėr detyrė tė dėshmoja aq sa unė di. Dhe nga ajo sa tha vetė i ndjeri Kosta,nuk kishte ardhur nė kėto anė pėr gjah. Tjetėr unė nuk di ē’tė them. Kėtė thashė nė polici dhe kėtė ua tregova dhe ju. Ėshtė gjithēka qė unė di, megjithėse ende ėshtė e pabesueshme se si ai njeri ka vdekur.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gjendet njė alien i vdekur nė Siberi
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-04-2011, 09:45 AM
  2. Gjendet e vdekur Casey Johnson
    Nga EMAUS nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-01-2010, 12:01 PM
  3. Kriza, i jep fund jetes biznesmeni
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-08-2009, 07:09 AM
  4. Rusi, biznesmeni premton nje kishe per cdo vit jete
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 08:57 AM
  5. ROLAND TREBICKA
    Nga kuklla nė forum Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-01-2008, 12:01 AM