Kandidatėt pėr Shtėpinė e Bardhė zhvilluan njė garė frenetike kėtė fundjavė pėr tė bindur zgjedhėsit e fundit tė votonin pėr ta. Nė njė xhiro tė shpejtė nė shtetet me peshė mė tė madhe elektorale, demokrati Barak Obama dhe republikani Xhon Mekkein u kėrkuan votuesve tė tregohen tė kujdesshėm ditėn e zgjedhjeve. Ata premtuan tė dy ndryshimin e fytyrės sė Amerikės, mė shumė rritje ekonomike dhe mė pak taksa; qėllime elektorale tė dy kandidatėve me profile kaq tė ndryshme politike.
Obama, liberal
i SHBA-sė
Senatorėt e Shteteve tė Bashkuara nuk konsiderohen zakonisht si "Rock star"-ė apo me epitete tė tjera qė u shkojnė mė shumė pėr shtat kėngėtarėve e aktorėve. Por, Barak Obama nuk ėshtė senator i zakonshėm dhe shumė pak prej kolegėve tė tij adhurohen si ai nga publiku i gjerė. Obama ėshtė amerikani i parė me ngjyrė qė kandidohet pėr presidencėn nga dy partitė e mėdha amerikane nė historinė e Amerikės. Senatori siguroi kandidimin e demokratėve pas njė beteje tė gjatė dhe tė vėshtirė me ish-zonjėn e parė tė Amerikės, Hillari Klinton - garė kjo qė u ndoq me gojėhapur nga amerikanėt qė nga janari, deri nė qershor tė kėtij viti. Biri i njė keniani dhe njė amerikaneje tė bardhė nga Kansas, Obama tregoi historinė e jetės sė tij nė njė fjalim qė reflektonte idealet tradicionale tė Amerikės, besimin tek vetja dhe aspirimin pėr tė arritur mė shumė. Ai ka thyer rekordin pėr mbledhjen e fondeve duke pėrdorur internetin pėr tė mbledhur donacione tė vogla nga shumė mbėshtetės tė vegjėl tij dhe nga donatorė tė pasur. Si senator, ai ka reputacionin e njė liberali tė patundur, por nė tė njėjtėn kohė ka punuar sė bashku me kolegė republikanė pėr ēėshtje si ndėrgjegjėsimi dhe parandalimi i AIDS.
Heroi Mekkein
Hero lufte, pa dorashka dhe disident politik, senatori republikan, Xhon Mekkein ėshtė ngjitur nė shkallėt e hierarkisė sė politikės nė Amerikė dhe ėshtė bėrė njė zė i fuqishėm nė ēėshtjet ushtarake dhe ato tė politikės sė jashtme. Nėse kandidatura e tij pėr Shtėpinė e Bardhė, i vetėcilėsuar si 'konservator me gjykim tė shėndoshė', do tė kishte sukses, ai do tė ishte presidenti mė i moshuar qė do tė bėnte betimin nė kėtė post pėr mandatin e parė. Pėrfaqėsues i vijės sė ashpėr nė fushėn e politikės sė jashtme, z. Mekkein ėshtė njė nga mbėshtetėsit mė tė fuqishėm tė luftės nė Irak dhe ka mbėshtetur pėrforcimin e trupave amerikane atje nėn drejtimin e gjen. David Petraeus. Mekkein ka kundėrshtuar haptazi transportimin e tė dyshuarve pėr terrorizėm nė burgje sekrete, nė vende ku pėrdoren metoda mė tė ashpra tė marrjes nė pyetje dhe pėrdorimin e torturės. Ai ka qenė ndėr pėrkrahėsit e legjislacionit qė ndalon trajtimin mizor, ēnjerėzor dhe degradues tė tė dyshuarve pėr terrorizėm. Ai thotė se ėshtė konservator fiskal dhe se beson nė njė buxhet tė balancuar. Sondazhet i japin atij mė pak shanse pėr tė fituar, por asgjė nuk mund tė jetė e vendosur deri nė momentin e fundit.