Kartat e identitetit, aplikimet nga 12 Janari
Enjte, 08 Janar 2009 09:42:00
Nė Tiranė, pas 12 Janarit fillon procedura e shpėrndarjes sė kartave tė identitetit.
TIRANĖ- Afrimi i datės sė zgjedhjeve dhe sanksionimi nė ligjin elektoral i detyrimit pėr tė votuar vetėm me karta identiteti, ka detyruar qeverinė qė tė hapė pėr qytetarėt procedurat e aplikimit pėr tė marrė kėtė dokument. Prej 12 janarit tė gjithė qytetarėt qė brenda qershorit tė ardhshėm mbushin 18 vjeē mund tė paraqiten pranė zyrave tė gjendjes civile, ku dhe janė ngritur grupe tė specializuara punonjėsish, pėr tė bėrė zyrtarisht aplikimin pėr kartė identiteti.
Lajmin e ka bėrė tė ditur kryeministri Sali Berisha gjatė mbledhjes sė djeshme tė qeverisė ku i bėri thirrje tė gjithė qytetarėve shqiptarė mbi kėtė moshė qė tė kryejnė kėtė detyrim jo ligjor pėr marrjen e letėrnjoftimeve. Kam njė thirrje dhe apel ndaj tė gjithė qytetarėve shqiptarė mbi moshėn 18 vjeē, qė tė shkojnė dhe tė aplikojė pėr marrjen e letėrnjoftimeve, - tha Berisha.
Por duket se strukturat shtetėrore nuk janė tė gatshme qė ta nisin kėtė proces nė tė njėjtėn ditė nė tė gjithė vendin, pasi data 12 janar do tė shėnojė nisjen e kėtij procesi vetėm pėr Tiranėn. Me datėn 12 janar fillon nė Tiranė procesi i pajisjes sė qytetarėve me letėrnjoftime. U bėj thirrje qytetarėve tė Tiranės se marrja e kartave tė identitetit ėshtė absolutisht njė moment i veēantė pėr secilin prej nesh sepse ne marrim njė dokument, njė letėrnjoftim tė njėjtė dhe ndėr mė modernėt nė tė gjithė Evropėn,- u shpreh Kryeministri.
Vet procesi i aplikimit pėr tė marrė kėtė dokument shėnon nė vetvete njė detyrim pėr qytetarėt pėr tė dhėnė shenjat e gishtėrinjve dhe tė gjitha tė dhėnat e tjera personale tė domosdoshme pėr identifikimin e tyre, ndėrsa do tė duhet qė tė paguajnė edhe 1100 lekė tė reja pėr kundrejt kostos sė prodhimit tė kėtij dokumenti.
Shpėrndarja e letėrnjoftimeve elektronike pėrbėn njė sfidė pėr qeverinė, pasi ėshtė vėnė si njė kusht pėr tė pasur zgjedhje tė lira dhe tė ndershme edhe nga ndėrkombėtarėt. Pėr pėrballimin e kėsaj sfide qeverisė pėr muajt e mbetur deri nė ditėn e zgjedhjeve do ti duhet tė shpėrndajė mesatarisht nga 15 deri nė 18 mijė karta identiteti nė ditė, masė pėr tė cilėn opozita ėshtė shprehur skeptike.