KORĒE/ JORGJETA GJANĒI

Goditet grupi i trafikantėve tė klandestinėve, ndėr tė cilėt edhe njė vajzė 27 vjeēe. Drejtoria e Krimit tė Organizuar e Tiranės nė bashkėpunim me policinė e Korēės arrestuan Ylli Pallėn, 48 vjeē, Florian Martaneshin, 25 vjeē dhe Lule Hamzallarin, 27 vjeēe. Policia i ndaloi ata nė kushtet e flagrancės nė tentativė pėr tė kaluar matanė kufirit me Greqinė pesė persona, dy prej tyre tė mitur.

Burime nga policia e Korēės bėnė tė ditur se trafiku pėr klandestinėt funksiononte nga Tirana e Shqipėria e Mesme dhe pėrfundonte nė rrethin kufitar tė Devollit. Tė njėjtat burime pohuan se pritet qė arrestimet tė vazhdojnė edhe nė qytete tė tjera, ku dyshohet se shtrihet ky rrjet trafikimi. Goditja e parė e operacionit tė koduar "Pranvera", u krye rreth orės 01:20 tė sė hėnės. Policia vuri nė pranga Ylli Pallėn nga fshati Koshnicė i Devollit, Florian Martaneshin nga Tirana dhe Lule Hamzallarin nga Pogradeci.

Tė tre trafikantėt u kapėn nė flagrancė nė banesėn e Pallės, teksa po bėheshin gati tė niseshin drejt vijės sė kufirit me Greqinė, e cila ėshtė shumė afėr kėtij fshati. Burime tė policisė bėnė tė ditur se nė banesė u gjetėn pesė klandestinė, mes tė cilėve edhe dy fėmijė. Pėrkundrejt njė ēmimi prej 6 mijė eurosh ata do tė niseshin drejt tokės greke. Policia arrestoi menjėherė Ylli Pallėn dhe Florian Martaneshin, ndėrsa pėr vajzėn qė ishte pjesė e kėtij rrjeti, pas ndalimit u vendos tė ndiqej nė gjendje tė lirė.

Ata akuzohen pėr veprėn penale "Ndihmė pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit". "Kėta shtetas, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin po i jepnin ndihmė pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit nė drejtim tė shtetit grek grupit tė klandestinėve, tė cilėt ishin banorė tė rretheve Lushnjė dhe Tiranė. Ata kishin me vete edhe dy fėmijė tė mitur, pėrkatėsisht 2 dhe 5 vjeē", bėri tė ditur dje policia e Korēės. Sipas burimeve, njė rol tė rėndėsishėm nė trafikun e radhės kishte luajtur vajza 27-vjeēare Hamzallari, e cila jeton nė Pogradec.

Ajo me mjetin "Benz" tė Ylli Pallės, me targė DV 1410 A, transportonte nga qyteti i Pogradecit nė Koshnicė tė Devollit klandestinėt. Mėsohet se katėr prej klandestinėve ishin tė njė familjeje, burrė e grua dhe dy fėmijėt e tyre. Ata ishin nga Lushnja, ndėrsa klandestini i pestė ishte njė shtetas nga Tirana. Sipas policisė, nė banesėn nė fshatin Koshnicė priste edhe Martaneshi, i cili ishte pjesė e kėtij rrjeti tė trafikut.

Gjatė kontrollit tė ushtruar blutė sekuestruan 700 euro si dhe njė sasi prej 1.5 gramė kanabis sativa. Kjo e fundit i shtoi Pallės edhe akuzėn pėr "Prodhim dhe shitje tė narkotikėve". Policia tha se po vijon operacioni pėr identifikimin dhe kapjen e autorėve tė tjerė tė kėtij rrjeti, qė shtrihet nė Tiranė, Shqipėrinė e Mesme e vazhdon nė Pogradec e Devoll.

Panorama