Receta Gatimi

Tiranė, emigranti divorcohet sepse gruaja nuk pinte duhan dhe alkool!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 11 prej 11
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Tiranė, emigranti divorcohet sepse gruaja nuk pinte duhan dhe alkool!




    Divorci i rrallė nė Tiranė/ Emigranti nga Preza, bashkėshortja nga Vora. E paditura: "Mė kėrkonte qė tė dukesha grua moderne"

    Jemi mėsuar me tipa burrash qė kėrkojnė nga gratė e tyre qė ato tė mos jenė "tipa tė hedhura", tė mbajnė kokėn ulur nė rrugė, tė mos pinė cigare, alkool, etj. Pėr tė mos folur pėr raste qė, prej xhelozisė pėr njė "vėshtrim" tė nxituar, kalojnė nė krime.

    Por ja qė ekziston edhe ekstremi tjetėr. Njė proces divorci nė Gjykatėn e Tiranės, ka nxjerrė nė pah njė rast, nė pamje tė parė komik. (Faksimilet e vendimit gjyqėsor dhe detajet ndodhen nė redaksinė e SH2-shit).

    Shtetasi A.D, i datėlindjes 1980, me vendlindje nė Prezė e me banim nė Tiranė, ka kėrkuar tė divorcohet nga bashkėshortja, pasi ajo nuk ishte aq "moderne" sa ky e pretendonte. Nė vendimin gjyqėsor, tek fjala e sė paditurės gjenden shprehje tė tilla si,: "mė kėrkonte tė pija cigare", "tė pija alkool", "nuk mė donte tip tė thjeshtė".

    Gjyqi duket absurd, por jo nėse kemi parasysh qė ėshtė i njėjti mentalitet dhe frustum qė prodhon tė dy ekstremet: si frikėn nga "hapja e tepėrt", ashtu dhe dėshirėn pėr "grua qė tė duket moderne".
    Padia ėshtė dorėzuar nė Gjykatėn e kryeqytetit nga A. D. me profesion infermier. Ai i kėrkonte bashkėshortes sė tij, Dh. D, 21 vjeēe, e lindur nė Vorė dhe banuese nė kryeqytet, tė hidhte firmėn zyrtarisht, pėr t'u ndarė pėrfundimisht nga ai.

    Martesa mes kėtij ēifti, sipas dokumentacionit, ėshtė bėrė ligjore nė datėn 25 gusht tė vitit 2008. Nuk kanė kaluar as njė vit nga celebrimi i kėsaj lidhjeje dhe gjithēka ka marrė fund. Bashkėshorti i 21-vjeēares ka nxjerrė si pretendim pėr kėrkesėn pėr divorc, faktin qė kjo martesė nuk po funksiononte, sepse ai vetė jetonte nė Itali dhe bashkėshortja e tij nė Shqipėri.

    Por, gruaja e tij, e paditur, ka deklaruar se arsyet janė krejt tė tjera dhe mė konkretisht, janė kundėrshtimet e saj pėr t'u dukur ajo qė nuk ishte: pra, njė grua e hedhur, qė pinte cigare dhe alkool. Madje, 21-vjeēarja ka pohuar para togave tė zeza se ish-bashkėshorti e impononte qė tė pinte cigare e alkool.

    Gjykata ka miratuar si pėrfundim divorcin. Pas zgjidhjes sė martesės vajza ka marrė mbiemrin qė ka pasur para martesės. Ndoshta pėr tė ėshtė mė mirė qė kjo histori tė pėrfundojė kaq herėt, sa nuk do tė ishte vonė. Imagjinoni sikur ajo tė fillonte tė pinte alkool e cigare, vetėm pėr tė qenė gruaja e dikujt.



    Burimi:Shekulli/CdoDite.com

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Se mos ka ndonje tjeter ai se ēik si i ēuditshem vertet ky divorc.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    po ky emigrandi qenka civilizuar shume shpeit ky e ka kuptuar jeten

  4. #4
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19
    Ca idioti.

  5. #5
    Moderatori Forumit Moderator Maska e aurel
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    2,228
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    20
    te pakten te kishte gjetur nje motiv te velfshem po vajti edhe nxori kete

  6. #6
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Shqiptari o ecen me hapa te medhenj fare, o mbetet ne vend…..
    Ky qenka i kategorise se pare….

  7. #7
    i/e rregjistruar 20% Maska e smart
    Anėtarėsimi
    Sep 2007
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    148
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    dicka normale, se keto budallalliēe vetem ne shqipri ndollin.

  8. #8
    i/e rregjistruar 10% Maska e genci11
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Postime
    18
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    E po na paska qene emigrant i "civilizuar"

  9. #9
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20
    Haha, ēar nuk po na lexojne syte ... Dashuri e madhe paska qene , haha

  10. #10
    i/e rregjistruar Maska e ededej
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Postime
    5
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    hahaha qyq e paske pas gruan pa shpenzime eshte kohe krize botrore plako ku ka me mire se te kurses ca lek. Popoll cudiberesh dhe kete sdo ma priste kurr mendja... hhahaha

  11. #11
    i/e rregjistruar 10% Maska e maikk
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Postime
    10
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    po pse nuk ja thoshte troc "kam dashnore tjeter"
    dhe mos te behej si me i emancipuar se ajo se dhe ai me keq se ajo ka qene. Vajti ne itali dhe hapi syte? Gruan moderne nuk e bem cigari dhe alkoli por finesa dhe kultura!!!!!!!!!!!
    me duket se dhe se ai eshte me katunari ne shqiperi!!!!!!!!!!!!!!!!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Si ta ndalni dėshirėn pėr alkool
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2012, 02:37 PM
  2. 28 Nėntori, Ilir Meta “divorcohet” nga Berisha
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2009, 08:21 PM
  3. Indi, gruaja digjet e gjallė sepse lindi vajze
    Nga Enkelejda_24 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-08-2009, 07:36 AM
  4. Letra e nje emigranti derguar presidentit te Greqise
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-07-2008, 02:49 AM
  5. Padisin fqinjėn sepse pi shumė duhan
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 08:21 PM

Etiketat pėr kėtė Temė