Receta Gatimi

10 armet e se ardhmes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17

    10 armet e se ardhmes

    Cilat janė dhjetė armėt e sė ardhmes
    Luftėrat do tė ishin shumė mė tė lehta, pėr palėn qė do kishte nė dispozicion armėt perfekte. Kėto janė armėt e sė ardhmes, robotė tė armatosur qė nuk vėnė nė rrezik jetėn e ushtarėve, automatikė tė lehtė si pupėl, pushkė me saktėsi qė deri mė sot nuk ka ekzistuar. Janė kėto armėt qė janė nė testim e sipėr ose disa prej tyre dhe janė pėrdorur pėrgjithėsisht nė luftėn nė Irak. Revista elektronike “Askmen” ka kompozuar njė listė tė armėve mė inteligjente e efikase qė janė krijuar deri mė sot.

    Mitraloz “8 Megajoule Electromagnetic Railgun”

    Prodhues: Marina amerikane
    Kjo armė pėrbėn hapin e parė tė marinės amerikane pėr tė krijuar njė armė qė mund tė gjuajė me tetė herė shpejtėsinė e zėrit. Arma nuk pėrdor energji shpėrthyese, por krijon njė fushė elektromagnetike. Mitralozi i ri mund tė shėrbejė pėr t’u dhėnė fund luftėrave mė shpejt se zakonisht duke shpėrndarė njė ngarkesė vdekjeprurėse tė njėjtė me bombėn atomike. Gjithashtu mund tė mbrojė mė shumė ushtarėt duke qenė se arrin tė mbulojė njė sipėrfaqe tė madhe. Mendohet se kėto do jenė nė pėrdorim nė vitin 2020.

    Parzmore trupi lėkure “Dragon Skin”

    Prodhues: “Pinnacle Armor”, SHBA
    Parzmorja e forcave tė armatosura amerikane ėshtė zakonisht i pėrbėrė nga pllakėza qeramike dhe sa mė shumė plumba tė marrė nė njė vend aq mė tė mėdha janė gjasat qė ajo tė thyhet. Ndėrsa “Dragon Skin” ka forcė e fleksibilitet dhe jo vetėm qė pėrballon mė shumė goditje, por gjithashtu mund tė shpėrndajė goditjen nė njė sipėrfaqe mė tė madhe. Ky jelek anti-plumb u ėshtė nėnshtruar testeve tė panumėrta me goditje nga tė gjitha anėt dhe ka dalė i padėmtuar, por me ca probleme tė vogla. Aktualisht disa jelekė anti-plumb pėrdoren nga skuadrat speciale, por ėshtė vendosur tė mos pėrdoren nė luftė deri sa tė mos ketė dyshime pėr cilėsinė.

    Predha “Metal Storm Stacked Projectiles”

    Prodhues: “Metal Storm Technology”, Australi
    Kėto predha kombinojnė tytėn me karikatorin. Kur shkelet kėmba, impulset elektronike mbėrrijnė tek plumbat duke i ndezur tė gjithė ato me njė shpejtėsi tė rrufeshme dhe me njė shkallė prej 16 mijė xhirosh nė sekondė. “Metal Storm” gjithashtu mund tė modifikohet pėr lėshimin e granatave me njė shkallė prej gjysmė milioni xhirosh nė minutė. Kjo ėshtė arma automatike mė e shpejtė nė botė. “Metal Storm” ėshtė akoma nė njė fazė testimi dhe duhet tė certifikohet pėr pėrdorim. Kjo armė gjithashtu do tė bashkohet me “iRobot” pėr krijimin e njė roboti tė armatosur.

    Bomba “CBU-97 Sensor Fused Air Deployed Bomb”

    Prodhues: “U.S. Air Force”, SHBA
    “CBU-97” ėshtė bomba mė inteligjente e Forcave Ajrore. Ajo mund tė kėrkojė nė njė rreze prej rreth 500 metrash dhe mund tė fshijė nga faqja e dheut njė fushė beteje tė mbushur me tanke, automjete dhe bunkerė. “CBU-97” ėshtė si njė raketė hapėsinore e lėshuar sė prapthi. Ēdo njėsi pėrdor fuqinė e raketės dhe njė parashutė tė vogėl qė ndihmon pėr tė rrotulluar aparaturat kėrkuese qė eksplorojnė vendin me anė tė sensorėve me lazer. Bomba “CBU-97” ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė mars tė vitit 2003 gjatė pushtimit tė Irakut.

    “CheyTac Intervention M-200”


    Prodhues: “CheyTac LLC.”, SHBA
    Pushka “CheyTac Intervention M-200 (LRRS)” qėllon mė larg se ēdo armė tjetėr deri mė sot. Nė qendėr tė kėsaj arme ndodhet njė sistem balistik, ku shpejtėsia e erės, rezistenca dhe rrotullimi i tokės llogariten nė goditjen e radhės. Kjo armė shėrben pėr saktėsinė qė ka dhe njė gjuajtje e saj ėshtė e barabartė me goditjen e sigurt tė shėnjestrės. Arma “CheyTac Intervention M-200” ėshtė njė armė standarde pėr skuadrėn e “Forcave Speciale Turke” dhe marinėn e ushtrisė turke.

    “SWORDS” Robot i armatosur

    Prodhues: “TALON Robotics
    at Foster-Miller”, SHBA
    Imagjinoni njė ushtar qė nuk ha e qė nuk fle. Ky ėshtė “Swords”, roboti i parė i armatosur, tė cilin revista “Time” e cilėsoi si “njė prej shpikjeve mė tė rėndėsishme tė shekullit”. Ky robot mund tė pajiset me gjithēka qė prej mitralozit e deri tek hedhėsit e raketave apo granatave. Roboti mund tė ngjitet nė shkallė, mund tė zhytet nėn ujė dhe tė ecė nėpėr borė, rėrė e shkėmbinj. Mund tė shohė nė errėsirė dhe ėshtė i pajisur me dy kamera zmadhuese. Nė vitin 2007 janė pėrdorur tre robotė “Talon Swords” nė misionet nė Irak.

    Avion “Boeing YAL-1 Airborne LaserBoeing”

    Prodhues: “Boeing/U.S. Air Force”, SHBA
    Avioni “Boeing YAL-1 Airborne Laser (ABL)” ėshtė i ndėrtuar pėr t’i ndėrprerė rrugėn dhe pėr tė qėlluar raketat me njė lazėr kimik oksigjeni e jodi (COIL) i montuar nė hundėn dhe mbulesėn e sipėrme tė tij. Ky avion mund tė godasė njė raketė me shpejtėsinė e dritės. Ky avion mund tė godasė raketa me njė shpejtėsi mė tė madhe dhe tė saktė se ēdo armė anti-balistike. Ai mund tė shkatėrrojė raketat pėrpara se ato tė dalin nga territori armik. Ky avion ka kryer fluturimin e parė tė testit nė vitin 2002 pėr tė qenė gati nė vitin 2008, por u shty pėr verifikime tė mėtejshme.

    “CornerShot”

    Prodhues: “Corner Shot Holdings LLC”, Izrael
    Pistoleta origjinale “CornerShot” ėshtė njė pistoletė gjysmė automatike me njė nyjė nė qendėr qė lejon tytėn tė rrotullohet nga e majta nė tė djathtė, ndėrkohė qė doreza dhe kėmbėza mbeten tė palėvizshme. Kjo armė shfaqet tek filmi “Wanted” e pėrdorur nga Angelina Jolie. “CornerShot” ka avantazhi nė situata pengmarrjeje. Ndėrkohė qė operativi mund tė qėndrojė i sigurt pas njė muri, arma mund tė godasė nga njė cep dhe armiqtė s’e kuptojnė se nga vijnė goditjet. Kjo armė ėshtė pėrdorur nga forcat speciale nė 15 vende duke pėrfshirė kėtu Izraelin dhe SHBA.

    “Active Denial System”

    Prodhues: Ushtria amerikane, SHBA
    “Active Denial System (ADS)” shėrben pėr tė zhdukur armėt e lehta. “ADS” pėrdor njė rreze elektromagnetike tė padukshme pėr tė krijuar ndjesinė e djegies sė lėkurės tek kundėrshtarėt, por qė nuk ėshtė vdekjeprurėse. “ADS” shėrben pėr tė ēorientuar, shpėrqendruar dhe shpėrbėrė kampin armik duke pėrdorur njė forcė, e cila nuk ėshtė vdekjeprurėse. Sidoqoftė ka akoma pikėpyetje pėr aplikimin e mundshėm si njė armė torture dhe nėse nuk ka realisht efekte tė mėvonshme mbi trupin e njeriut. “ADS” pritet tė pėrdoret nė Irak nė fund tė vitit 2008.

    Mitralozi “TDI KRISS Super V XSMG Submachine”

    Prodhues: “Transformational Defense Industries”, Zvicėr
    Ndėrkohė qė armėt automatike kanė zmbrapsje tė fortė, “TDI KRISS Super V XSMG Submachine” ka njė sistem tė rinovuar dhe mund tė pėrdoret duke e mbajtur drejt dhe jo tė mbėshtetur nė shpatull, si armėt e tjera tė kėtij lloji. Me sistemin qė ka, kjo mund tė kthehet nė njė armė lehtėsisht tė pėrdorshme dhe pėrdoruesit e saj mund tė mbajnė edhe nėse janė nė terrene tė vėshtira. Nė fushėbetejė nuk ka mundėsi tė dytė dhe kjo armė ka shpejtėsinė dhe lehtėsinė e duhur tė pėrdorimit. Aktualisht “KRISS” ėshtė fazėn finale tė testimit.

  2. #2
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    shume interesante....

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Keto jane shkaku i te gjithe ketyre luftrave!!! Biznesi arveme!

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e aldo24
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Postime
    281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Interesante........

  5. #5
    i/e rregjistruar 10% Maska e argjent23
    Anėtarėsimi
    Jul 2009
    Postime
    48
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    thasht zoti qi mes ti perdorin kto arm

  6. #6
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    shum te mira por dhe shum te rrezikshme

  7. #7
    The World Anėtar Nderi Maska e Erdi
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    n'Toke
    Postime
    1,229
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    Keto jane shkaku i te gjithe ketyre luftrave!!! Biznesi arveme!
    Pajtohem me ty,, kuptohet kjo se edhe luftrat jane interes per pasuri

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Endrrat e se ardhmes
    Nga lettas nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-09-2011, 03:57 PM
  2. teknolodhia e se ardhmes
    Nga MAJDI nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-02-2010, 02:25 PM
  3. SHBA, Bibla ne armet e ushtareve
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 09:06 PM
  4. Turqit zhdukin armet antike
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 05:24 PM
  5. Shpikjet e tė ardhmes
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 10:50 PM